Shtyhet seanca gjyqësore ndaj “Ballist” Morinës

28 Tetor 2015, 09:38Kronika TEMA

Ismail Morina, i njohur ndryshe si “Ballist” Morina, i dënuar me arrest me burg për armëmbajtje pa leje, u paraqit paraditen e së mërkurës në Gjykatën e Apelit të Tiranës për seancën e radhës, që në fakt u shty për të premten në orën 09:30.

Shtyrja e seancës erdhi për shkak se avokati i Morinës, Ardian Visha, nuk është paraqitur, raporton TCH.

“Ballisti” u arrestua një ditë para ndeshjes Shqipëri-Serbi, pas raportimit nga një qytetar në sallën operative se në automjetin ku ai udhëtonte gjendeshin armë.

Gjykata e Tiranës shpalli arrest me burg për të, ndërkohë që për tre shokët të cilët kishin dijeni për armët e Morinës, u deklarua masa e detyrimit me paraqitje.

6 komente në “Shtyhet seanca gjyqësore ndaj “Ballist” Morinës”

  1. loni says:

    ere boll me kete agjentin serb,plaseni brenda se boll na merziten bythen islamiket kosovare me pistoleta ne brez ne vendin tone,qeni dhe sherbyesi i serbit ne po e bejme hero,ai eshte nje klysh serb spiun dhe puntor i serbeve kundra shqiperise,ky klysh provokoj lufte serbi shqiperi per interesat serbe.

    1. Bekimi says:

      Nuk është kosovar ai por kuksian.

  2. greku i pabesë me garuzhde në brez says:

    Lerini seancat gjyqesore dhe lirojeni more plehra

  3. suzi says:

    veri ne gjobe per armembjtje pa leje dhe liroheni se duhet te merreni me peshqit e medhenj ose shoni per pushime

  4. Gimi says:

    2 jave para ndeshjes ballisti shkoi ne lokalin e ca cunave te grupimit tifozat kuqezi dhe u tha hajt te bejme ca foto me kallash e pistoleta te tregojme si do presim serbine ne shqiperi. cunat e kuptuan provokacian e agjentit serb dhe e percollen. eshte agjent dhe spiun dhe provokues po shyqyr qe e kuptuan keta tanet dhe e plasen brenda. nuk jemi fort budallenj ndonje here. madje mire bene qe e nxorren edhe ne media lajmin qe serbi ta marre vesh se kush komandon ketu, edhe pse pjeserisht

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje