Prishet krushqia, sherr masiv me shkop bejsbolli dhe thika mes shqiptarëve në Itali

29 Tetor 2015, 15:27Kronika TEMA

Nëntë shtetas shqiptarë janë denoncuar në Desenzano të Italisë pas një sherri masiv me thika dhe shkopa bejsbolli.

6 meshkuj dhe tre femra kanë qenë pjesë e sherrit.

Dy familje, njëra rezidente në Breshia dhe tjetra në Desenzano janë përleshur pas prishjes së krushqisë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e të martës së 27 tetorit kur familja me rezidencë në Breshia ka shkuar në Desenzano ku janë përleshur me familjen tjetër shqiptare.

Deri pak javë më parë marrëdhëniet mes dy familjeve ishin shumë të mira, por grindjet mes tyre nisën kur fejesa e dy të rinjve u prish.

Nga përleshja kanë mbetur të plagosur lehtë 6 persona.

Pjesëmarrësit në sherrin masiv kanë qenë të moshës 17 deri në 55 vjeç por policia e Breshias nuk ka bërë publik emrat, raporton “Brescia Today”./a.l

7 komente në “Prishet krushqia, sherr masiv me shkop bejsbolli dhe thika mes shqiptarëve në Itali”

  1. Iliria says:

    Hajde shqypo hajde, jepini, ashtu ju lumte, kafshe te egra..

  2. Christopher Columbus says:

    Akoma sjane integruar keta njerez.

    Eshte shekulli 21…. oooooo budallenj….. shumica e njerezve po divorcohen.

    Iku ajo kohe ku dashuria ishte e perjetshme. Ne keto kohra qe jemi njerzit bashkohen dhe ndahen.

    Ne shume vende te evropes njerzit jetojne vetem dhe as e cajne trapin fare dhe kur duan ndonje femer shkojne ne pub ose i takojne ne internet.

    You jeni gati te jepni jeten per budallalliqe…. idjoter ..

  3. fieraku4u says:

    EC ATY, WELCOME TO SHPELLARIA INTERNATIONAL

  4. kaqi i zi , 100 % antikamunist says:

    Dhipi eshte zanafilla e konfliktit.Here tjeter kur te ziheni per muhabet dhipi ,zihuni me arme zjarri.

  5. x says:

    A KA NDONJERI VIDIO TE KESAJ NGJAREJ TE “BUKUR” TA SHIKOJME SE SI VLON HUNI MES MIQESH.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje