Në Korçë, një nga qarqet ku këtë verë u konstatua më pak sipërfaqe e mbjellë me hashash në raport me zonat e tjera, është kapur një sasi e madhe droge këtë mëngjes.
Specialistet kundër Narkotikëve sekuestruan rreth 700 kg lëndë narkotike Cannabis Sattiva si edhe 3 armë zjarri.
Droga u gjet në zonën e Velçanit, në Maliq.
Ajo mbahej në një tendë të përshtatur, që ishte ngritur per tharjen e bimëve narkotike, në mes të pyllit.
Kur mbërritën forcat policore droga ishte vendosur në 2 thasë me nga 18 pako të mbështjella me natriban, 38 thasë të tjerë, si edhe 2 batanije të mbushura me lëndë narkotike.
Policia ka arritur të arrestojë Kristiano Totën, nga Tepelena.
Ndërsa në kërkim janë shpallur 3 persona të tjerë, që mundën të largohen për shkak të terrenit të thyer dhe të vështirë.
“Drug, sex and kalashnikov”, eshte motoja e turli lloj katnareve ane e mbane vendit qe jane rezultat i drejtperdrejte i shprehjes se ‘famshme’ te SRB:
“This is a miracle of freedom”!
Tmerr…
O Tema, keto sasi te ‘vogla’ droge (deri 1000 kg) jane bo tani te perditshme dhe nuk perbejne me lajm…