Kishte vdekur në 1998, megjithatë në dokumentin e ZVRPP-së të Librazhdit të 5 viteve më pas rezultonte i gjallë.
Hetimet zbuluan falsifikimin në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Patundshme dhe çuan në arrestimin e një 56 vjeçari.
Në 2013 ai firmosi në emër të babait të tij për të marrë pasurinë
”Shtetasi Abdyl Bahiti, u ndalua nga efektivat e policisë, pasi në vitin 2012 ka aplikuar pranë ZVRPP Librazhd për ndarje pasurie dhe në dokumentin e aplikimit me nr.0381014 datë 12.02.2013, ka firmosur në emër të babait të tij, shtetasit SH.B, i cili bazuar në çertifikatën e vdekjes, rezulton i vdekur më 22.09.1998” thuhet në njoftimin e sotëm të policisë
Por Bahiti nuk ka vepruar i vetëm.
Një hartograf i cili në atë kohë punonte pranë Z.V.R.P.P Librazhd dhe një topograf privat ndihmuan në këtë proces falsifikimi
” Në vitin 2012 duke shpërdoruar detyrën kanë falsifikuar dokumentat për pasurinë nr.1031 dhe 1032 të shtetasit Abdyl Bahiti, vjeç 56, banues në Librazhd”
Sali Terziu, vjeç 55, banues në Librazhd, me detyrë, ish-hatograf pranë Z.V.R.P.P Librazhd dhe Jonuz Bardhoshi, vjeç 63, banues në Prrenjas, me detyrë, topograf privat u arrestuan për akuzën e shpërdorimit të detyrës.
Ndërkohë Bahiti akuzohet për falsifikim dokumentesh./ Ora
e gjeten nje,
po kaloni njehere andej nga zonat bregdetare, se kushedi se cdo gjeni.
Hahaha, Librazhd. Hahaha.