Tepelenë/Kapet 140 kg hashash. 1 në pranga, 3 në kërkim

31 Tetor 2015, 09:33Kronika TEMA

Specialistët antidrogë në Gjirokastër në vijim të goditjes së trafikut të lëndëve narkotike, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative kanë zhvilluar një tjetër operacion në fshatin Luftinjë, Tepelenë.

Në lagjen “Sela” të fshatit Luftinjë gjatë kontrollit të ushtruar në dy banesat e vëllezërve Sela u gjetën dhe u sekuestruan 24 thasë plastikë me lëndë narkotike.

Në banesën e Agim Selës, 58 vjeç, u gjetën dy thasë me lëndë narkotike rreth 25 kilogramë. Ai është arrestuar në flagrancë.

 

Ndërsa gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e vëllait tjetër Myslym Sela, 56 vjeç, janë gjetur dhe sekuestruar 22 thasë plastikë me lëndë narkotike, rreth 115 kilogramë.

Në banesën e tij u gjet një armë zjarri Kallashnikov.

Myslym Sela si dhe dy djemtë e tij, Gentiani 26 vjeç dhe Xheviti 24 vjeç janë shpallur në kërkim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje