DESHMIA/ Sekretarja nxjerr zbuluar gjyqtarin e akuzuar për ryshfet

31 Tetor 2015, 10:28Kronika TEMA

Me një fjali të vetme, sekretarja Edlira Haxhi “fundosi” Rasim Dodën, ish-gjyqtarin e Sarandës, e cila tha para togave të zeza se, kishte parë shtetasin Hasan Bushi (kallëzuesin), se kishte hyrë 2-3 herë në zyrën e ish-gjyqtarit Doda.

Kjo e fundit ishte thirrur në seancën e djeshme gjyqësore për të dëshmuar në lidhje me ato çfarë dinte rreth akuzave të ngritura nga prokuroria, raporton Shekulli.

Doda akuzohet për veprën penale të korrupsionit, i cili dyshohet se i ka kërkuar një shumë parash një qytetari për një çështje civile. Por ish-gjyqtari nuk e ka pranuar asnjëherë këtë vepër penale të ngritur ndaj tij pas kallëzimit të bërë nga biznesmeni Hasan Bushi.

Për të vërtetuar akuzën e ngritur Dodës, në seancën e djeshme prokuroria kishte kërkuar të dëshmonte sekretarja e ish-gjyqtarit Rasim Doda, Edlira Haxhi, e cila ka shpjeguar me radhë gjithçka kishte parë në paradhomën e gjykatës së Sarandës. “Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Sarandë kam filluar punë që prej vitit 2008. Në fillim të vitit 2015, unë jam emëruar si sekretare e ish-gjyqtarit Rasim Doda. Me të punoja normalisht, thjesht si sekretare gjyqësore. Në lidhje me këtë çështje që jam thirrur sot, kam parë se Hasan Bushi ka hyrë 2-3 herë në zyrën e ish-gjyqtarit Doda, por nuk di më tepër se kaq. Këto takime kanë qenë shumë të shkurtra mes tyre, mund të them 2-3 minuta. Unë kam qenë në paradhomë në këto momente dhe nuk di se çfarë kanë biseduar me njëri-tjetrin. Këto takime janë kryer kur çështja civile mes Hasan Bushit dhe shtetases tjetër ishte ende në gjykim”, është shprehur dëshmitarja Edlira Haxhi.

Ja debati i “nxehtë” ndërmjet  sekretares dhe ish gjyqtarit

Doda: A ke çelës ti të zyrës sime?

Sekretarja: Jo, unë kam vetëm kam çelësin e paradhomës, sepse sekretaret qëndrojnë vetëm në paradhomë.

Doda: Po si hyre ti pra? A ke ti akses të hysh në zyrën time?

Sekretarja: Jo, unë nuk hyjë te zyra juaj.

Doda: Si qëndron zyra ime?

Sekretarja: Hapur.

Doda: A je futur ti aty, kur unë mungoj qoftë edhe pa arsye?

Sekretarja: Sigurisht! Jam futur, kam marrë dosjet dhe kam shkuar në sallën e gjyqit dhe më pas kam shtyrë gjyqin kur ti nuk ishe i pranishëm.

Doda: Po si i ke marr dosjet, a të ka penguar njeri?

Sekretarja: Jo!

Doda: A të kam thënë unë që të futesh dhe të veprosh pa urdhrin tim?

Sekretarja: Normalisht që po! Ne kemi folur bashkë në telefon se si do të procedojmë.

Doda: A e ke ti numrin tim të telefonit?

Sekretarja: Sigurisht që e kam, sepse ju ma keni dhënë vetë numrin tuaj të telefonit.

Doda: ... Dhe a mund të ma thuash pak tani se sa është numri im i telefonit?

Sekretarja: Po patjetër, 068 8XXXXXX

Acarimi

Pasi ka dëgjuar këto fjalë nga ish sekretarja e tij, i pandehuri Rasim Doda është acaruar në sallë, duke filluar t’i bëjë pyetje të herëpashershme dëshmitares. Por kjo e fundit ishte e vendosur të fliste gjithçka çfarë dinte, pa u ndjerë në siklet se po dëshmonte para një ish-shefit të saj. Por përgjigjet e sekretares Haxhi e acaruan akoma më tepër ish-gjyqtarin Doda, pasi filloi t’i thoshte ish sekretares së tij se po gënjente. Kjo pasi, me pyetjet që Doda i bëri Haxhit donte të tregonte se zyra e tij qëndronte hapur gjatë gjithë kohës, edhe kur ai mungonte, dhe se aty futej gjithkush, pa lejen e tij. Dje në seancë është paraqitur për të dhënë dëshminë e tij edhe kryetari i Gjykatës së Sarandës Alltun Çela.

8 komente në “DESHMIA/ Sekretarja nxjerr zbuluar gjyqtarin e akuzuar për ryshfet”

  1. Bir te keqen nena says:

    Po mo Juridiksi Temes po, vetem si vertetohet korrupsioni nga keto llafet e kesaj cupes nuk na the.
    Dhe pastaj nxehemi pse i liron gjykata!!!
    Une e njoh kete Rasimin dhe ky ne mos kete here nje tjeter ka marre lek nga palet, por prokuroria e paska cope cope kete ceshtje po qe vec me fjalet e sekretares qe ka ardh 2-3 here persona qe ka gjyqin. Jo 2-3 here, po edhe 10 here mund te kete shkuar ai, e ta kete takuar, e te kene pire dhe kafe bashke. Mund te duket cudi per nje gjyqtar ne BE qe takon palet por jo ne Shqiperi. Sic takon edhe Rasimi prokuroret tani.
    Pa trup ska ceshtje thuhet ne penale. Pa leket e kapura ne xhep ska korrupsion ne kete rast.
    Pune e dobet

    1. NjeQytetarOptimist says:

      Shko pi kafe me nje gjyqtar perendim per ceshtje te hapur qe ai do vendosi or turkoshak se e di gjyqtari c’fare e pret..

    2. LORA says:

      Korrupsioni vertetohet me kontrollin ekzigjent te pasurise,o Bir te keqen nena,,,,me institucionin kushtetues te ILDKP-se.

  2. tomi says:

    Prokuroret mburen me statistika se kemi cuar gjyqtare per ndjekje penale, por gjykata e liroi. Loje kungulleshkash.

  3. Mentari says:

    Po nuk diti sekretarja se kush hyn e kush del nga dera juaj qe per te hyre ne ate zyren tende e vetmja hyrja per cdo njeri eshte ajo dera qe ka perballe vetem sekretarja? apo jo.Arrestojeni keto qelbesira dhe I vini Bellen 1 miliarde Dollar qe duhet te shesesh te gjith shqiperine per te lene ket te lir.Ata qe jane prokuror dhe gjygjtare te gjykimit nuk duhet te humbin kohen kot me kete hajdut(Te korruptuar) qe shfrytezon pozitene tij si gjygjtar shteti per rjepu shqiptaret dhe per tu pasuruar padrejtesisht.Fute ne burg te perjetshem dhe konfiskim te cdo pasurie qe ka duke filluar me parate ne banke e deri tek shtepia e pasuri te tjera tokash apo ndertimore.Jo meshir per Keto gjakpires .U lodhem duke degjuar mbojtje gomaresh si ky qe ai kish apo nuk kishe ti celes te zyres time.Keto gjygje injorantsh duhet te marrin fund njehere e pergjithmone.

  4. ▌sit..back..and relaks ▌ says:

    do pezullohet per ca kohe per shkelje te etikes ne pune dhe kaq. akoma shpresoni per drejtesi ne shqiperi!!!!!

  5. Ky zoteria keshtu ka abuzuar ngahera, i kam hequr ne kurriz une vendimet e padrejta te tij. Jane burre e grua, te dy bashke, ska nevoje per shume fjale, i njeh mire gjithe zona. Epo te leshe ne nje gjykate te vogel dy gjyqtare qe ne darke ndajne krevatin dhe ne mengjes vendosin per fatet e njerezve bashke eshte cmenduri alla shqiptarce…

  6. KATE GJ says:

    Leket mi mori e gjyqin nuk ma dha, vate e drejta bashke me Rasimin vane leket bashke me durimin…e zuri haku im e i shume te tjereve. A mund te me thote njerinese ky shpallet fajtor une kam te drejte ti kerkoj leket? Na plasen zemren.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje