Zbardhen emrat e 9 prokurorëve të rinj që Llalla i propozoi Nishanit

1 Nëntor 2015, 17:28Kronika TEMA

Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, propozon te Presidenti Bujar Nishani dekretimin e nëntë prokurorëve të rinj.

Propozimi i nëntë emrave të oficerëve të Policisë Gjyqësore, kandidatë për prokurorë, është bërë pas procedurës së testimit me shkrim dhe me gojë të zhvilluar javën e fundit. Mësohet propozimi vjen pas shpalljes së nëntë vendeve vakante për prokurorë në prokuroritë e rretheve Dibër, Sarandë, Mat, Pukë, Tropojë, Kurbin, Gjirokastër, Kukës dhe Krujë. Procedura e konkurrimit me shkrim është zhvilluar të enjten më 29 tetor në ambientet e Prokurorisë së Tiranës.

Pavarësisht numrit të madh të vendeve vakante, mësohet se kësaj radhe ishte rritur pragu i pikëve, me të cilat kandidatët do ta kalonin testimin me shkrim. Një ndryshim tjetër ka qenë se nga 20 modele tezash në konkursin e më parshëm, së fundi janë përdorur vetëm pesë teza duke ngushtuar kështu modelin e pyetësorëve, raporton News 24.

Emrat e dërguar te Presidenti mësohet se janë: Emror Kasaj, Elidon Hysenaj, Mirela Kapo, Alma Bramo, Urim Buci, Jonad Bara, Gëzim Çopa dhe Bledar Valikaj.

3 komente në “Zbardhen emrat e 9 prokurorëve të rinj që Llalla i propozoi Nishanit”

  1. tfgs1 says:

    o Zot,qe te gjithe sunite…………….!!!
    DREJTESIA nuk vjen me sunite rrumpalle……….

  2. besi says:

    Bravo Ermonela Felaj e bere burrin prokuror, hajde drejtesi e pavarur hajde.

  3. XUME PROTOPAPA says:

    Ketu lexoj vetem tete emra, kush eshte i nenti…ne Bronx?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje