Frikë për tërmete, eksperti: Priten goditje të tjera

1 Nëntor 2015, 11:01Kronika TEMA

Tre goditje tërmeti kanë lëkundur Tiranën mëngjesin e sotme por ato nuk mund të jenë të vetmet.

Tërmeti me epiqendër zonën e Bulqizës ka qenë i shkallës 5.1 Rihter dhe lëkundjet e forta u ndjenë në kryeqytet rreth orës 07:20.

Por sipas ekspertit Rexhep Koçi mund të ketë lëkundje të tjerë në ditët e ardhshme.

Në një prononcim për “News 24”, Koçi shprehet se ka një aktivitet në ngritje sizmik të zonës Jugore të Bulqizës.

Ai gjithashtu shton se tërmete të tjera pritet të godasin vendin në mënyrë të përsëritur, por nuk mund të përcaktohet dot se sa do të jetë shkalla e tyre.

“Ka një rritje të aktivitetit sizmik të zonës së Bulqizës Jugore. Presim tërmete të tjera, por nuk mund ta përcaktojmë shkallën e tyre. Sot janë regjistruar tri tërmete”, tha ai.

2 komente në “Frikë për tërmete, eksperti: Priten goditje të tjera”

  1. Zoti o terbu kunder malokeve qe kann msy e degjenru jeten e Tironen ,
    dhe kerkon ti zhduke nga kjo Toke

  2. Tr says:

    Tirana nuk rregullohet ndryshe ,duhet te shembet me gjithe zullumqaret ,hajdutet ,kriminelet qe mban.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje