Korçë/ Ndahet nga i dashuri, 15-vjeçarja tentohet të hidhet nga pallati

1 Nëntor 2015, 16:48Kronika TEMA

Një 15-vjeçare nga qyteti i Korçës ka tentuar të hidhet nga tarraca e një pallati 10 katësh pas ndarjes nga i dashuri.

Vajza me inicialet S. C. për thuajse 3 orë ka refuzuar të zbresë nga tarraca e pallatit, duke qëndruar e ulur në muret mbajtëse nën kërcënimin e vetëvrasjes, ndërsa ka pranuar të zbresë vetëm pasi ka shkuar i dashuri dhe ka negociuar me të.

Forca të shumta policie, zjarrfikëse, por edhe kalimtarë janë grumbulluar në vendin e ngjarjes duke u përpjekur të bindin adoleshenten që të mos vetëvritet, ndërsa ajo për tre orë ka bërë rezistencë.

Pak momente para se të zbriste dhe përpjekjesh nga punonjësit e policisë dhe shërbimit social në tarracë, është ngjitur i dashuri i vajzës i cili ka folur me të dhe e ka zbritur nga parvazi para se ajo te rrëzohej, raporton TCH.

Menjëherë e reja është dërguar në spitalin rajonal të Korçës për ndihmë mjekësore.

4 komente në “Korçë/ Ndahet nga i dashuri, 15-vjeçarja tentohet të hidhet nga pallati”

  1. po pastaj? says:

    Kohe “trimash”.
    Po jo moj cupe qe me te parin,c’do besh ti kur te behen 10-15 te dashur?
    Ndoshta do mesohesh atehere

  2. tfgs1 says:

    STOP telenovelave turke ne tv shqiptare………..pasojat mund te jene katastrofike

    1. albani says:

      hahahaha
      Po ajo nuk do hidhej se i refuzuan telenovelen,por i refuzuan tele….
      Mos bej propagande me telenovelat Turke ne televizionet Shqipetare,sepse une ketu ne Greqi kam mesuar Turqisht duke i ndjekur ne cdo kanal Grek.
      Semundje ngjitese keto Turqit,ketu ne Greqi dhe pas Telenovelave Turke fillojne lajmet,ku dhe ne te cilat prpe do te flitet per Turqine.
      Po qe i infektuar ashtu si dhe ti nuk te shkon dita mbare po nuk e zure ne goje nje here Turqine.
      g….ta file.

  3. I njohuri says:

    Beri gabim qe nuk u hodh se ai prap do ta mashtroje. Asaj nuk ja mbante te hidhej se vete prezenca e dashnorit te saj aty ishte mashtrim. Sepse ai u paraqit aty qe ajo te mos hidhej dhe jo per ti thene qe do bashkohemi bashke. Kete ajo e din shume mire por nuk ja mbajti te hidhet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje