FOTOT/ Një i ri shqiptar goditet për vdekje nga një makinë në Nju Jork, pasi shpëton motrën

1 Nëntor 2015, 16:14Kronika TEMA
FOTOT/ Një i ri shqiptar goditet për vdekje nga një makinë

Kristian Leka, 24 vjeç, humbi jetën pasi u godit nga një makinë në Nju Jork.

Ai po shëtiste me të motrën e vogël, Fionën 10 -vjeçare, kur u godit nga një autoveturë.

Disa dëshmitarë u thanë mediave lokale se i riu arriti të shpëtonte motrën e tij përpara se të goditej nga makina, raporton Lapsi.

Ai e kishte parë automjetin të vinte me shpejtësi dhe kishte nxituar të largonte motrën.

Bashkë me të humbën jetën edhe dy persona të tjerë, një burrë 52 vjeç dhe një vajzë 10 vjeç.

E plagosur mbeti Greta Leka, 21 vjeç, një vajzë 3 -vjeçare dhe një 9 -vjeçare.

 

5 komente në “FOTOT/ Një i ri shqiptar goditet për vdekje nga një makinë në Nju Jork, pasi shpëton motrën”

  1. NjeQytetarOptimist says:

    U prehsh ne paqe djalosh.. Trim Shqiptar…

  2. hari boo says:

    Djale o djale. Engjell

  3. Wendy-B says:

    Ngushellime familjes. E dhane kete lajm dhe mediat lokale. Cfare fatkeqesie. Festa me e preferuar e femijeve, te kthehet ne mort ?

  4. tomor says:

    po pse bre spo kallzoni bile a ia ka arrite me e shpetu motren.
    u preht ne paqe. familjen zoti ia lashte shnosh.

  5. fiona leka says:

    un jam fiona leka mos me kerkoni jam ne angli

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje