Nipi i la shtëpinë si garanci në bankë por s’shleu kredinë, e moshuara tenton të vetëvritet

2 Nëntor 2015, 11:56Kronika TEMA

Nuk përballoi dot dhimbjen e të mbeturit pa shtëpi mbi kokë dhe tentoi vetëvrasjen.

Kjo është historia e një 62 vjeçares Sabahet Puka, në Shkodër, e cila qëlloi veten me armë zjarri, pak pasi kishte marrë lajmin nga përmbarimi se do i sekuestrohej banesa, raporton Ora News.

Ajo është transportuar në spitalin rajonal të Shkodrës dhe mësohet se ndodhet në gjendje  kritike për jetën.

Gjithçka nisi kur në padijeni të saj, nipi i të moshuarës kishte marrë një kredi, duke lënë si garanci shtëpinë e saj.

Por duke mos mundur të shlyejë kredinë, banka është detyruar të nxjerrë në ankand  banesën.

Sot pritej dhe ekzekutimi i urdhërit të sekuestrimit nga përmbarimi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje