Tom Doshi ka paditur kreun e Komisionit të Sigurisë, Spartak Braho.
Sipas Doshit, Braho ka shpërdoruar detyrën dhe ka përhapur panic me letrën e tij dërguar drejtuesve kryesorë të shtetit, se ka një plan për destabilitetin e vendit.
Padia e Doshit është dorëzuar sot në prokurori nga avokati i tij.
Pak javë më parë, në një letër dërguar drejtuesve kryesorë të shtetit, Braho shprehej se kishte një plan për destabilizimin e vendit, prapa të cilit qendronin Tom Doshi dhe Dritan Prifti.