Specialistet e Seksionit kunder Narkotikeve ne bashkepunim me Komisariatin e Policise Kolonjë, ne fshatin Peshtan, komuna Qendër -Leskovik, rrethi Kolonjë, po zhvillojne nje operacion antidrogë, si rezultat i te cilit jane kapur dhe arrestuar në flagrancë 4 shtetas si me poshte:
1- Fredi Kara, 31 vjeç, banues në fshatin Peshtan.
2- Arti Riza, 33 vjeç, banues në Gjirokaster.
3- Julian Vasiu, 35 vjeç.
4- Marjaldo Nela, 26 vjeç, banues në Tepelenë.
Sqarojme se ne banesen e shtetasit Fredi Kara, u gjeten dhe sekuestruan:
– Rreth 172 kg Lende narkotike, e dyshuar Cannabis Sattiva. Ku nje pjesë e kësaj sasie, ishte pergatitur per tu tharë.
Nga ana e Grupit Hetimor, po vijon ende puna, për dokumentimin e plotë të ngjarjes.