Ja kush janë pronarët dhe aksionerët e Top Channel dhe TV Klan, me përqindje

5 Nëntor 2015, 16:33Hi-Tech TEMA

“Top Channel” dhe “Tv Klan” janë dy televizionet kombëtare që kanë edhe shikueshmërinë më të madhe. Por kush janë pronarët e dy këtyre televizioneve?

“Open Data Albania” po përditëson të dhëna mbi funksionimin e Medias Televizive. Ky hulumtim evidenton numrin e licencave sipas kategorisë së medias televizive dhe subjektin tregtar që i zotëron këto ekrane.

Të dhënat në hulumtim janë marrë nga Autoriteti i Mediave Audiovizive AMA dhe Qendra Kombëtare e Regjistrimit QKR.

Në Shqipëri, televizionet kategorizohen sipas mënyrës së shpërndarjes së sinjalit të mbulimit përkatës të territorit. Kategoritë janë: Televizione Private Kombëtare, Televizione Private Vendore, Televizione Private Satelitore, Televizione Private me Përsëritës, Platforma Televizive Numerike Satelitore dhe Televizione Kabllor.

Televizione Private Kombëtare që operojnë aktualisht janë Tv Klan dhe Top Channel.

Televizioni Klan

Përmes Shoqërisë Tregtare me të njëjtin emër ka nisur aktivitet në vitin 1997. Kapitali i Kompanisë është rritur ndjeshëm që prej themelimit. Rritje kapitali kjo kompani ka aplikuar edhe në harkun kohorë të vitit të fundit.

Sipas ekstraktit të reklamuar në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit në shtator 2015 shënon një kapital prej 1.23 miliard lek. Në Janar të vitit 2014 kapitali i TV Klan (J71413001J) ishte 980 milionë lekë.

Në vitin e fundit kapitali i kësaj kompanie është rritur me 254 milionë lekë. Kjo kompani ka tre aksioner jo mazhoritar, përkatësish zonjën Alba Gina me 40%, z. Aleksandër Frangaj me 40% dhe z. Ervin Gjikola me 20% të aksioneve.

Top Channel

Televizioni tjetër kombëtar “Top Channel” (K12007002U) ka një kapital aksionar prej 525.4 milionë lekë zotëruar nga shtatë aksioner jo mazhoritar. Pesë nga aksionerët janë trashëgimtarë ligjorë të z. Dritan Hoxha, ish-themelues i kompanisë.

Të pestë sëbashku ata zotërojnë vetëm 40% të kapitalit. Albert Sino është aksioneri tjetër me 40% të aksioneve ndërsa Aurel Baçi zotëron 20%.

Paketa dixhitale

Tre subjekte funksionojnë në vend si platformë numerike satelitore dhe kanë një teknologji në transmetime dixhitale. “Tring TV”, “DIGIT-ALB” dhe “SUPERSPORT” kanë të total kapital aksionar prej 1.2 miliardë lekë. Kapitalin më të lartë e ka “Tring Tv” zotëruar nga tre individë.

Televizione private

Televizione Private Lokale. Në shtator 2015 funksionojnë si të licencuara 73 televizione, një prej tyre rezulton subjekt tregtar i ç’regjistruar. Për dy prej tyre sipas informacionit të QKR-së është vendosur sekuestro konservative, konkretisht për AGONSET si kompani që zotëron licencën e ekranit “Agon Chanell” dhe “Albanian Screan” njohur me emër tregtar “ALSAT”.

12 kompani që zotërojnë televizione nuk kanë bërë plotësim të të dhënave pranë QKR-së, çka evidenton defekte në funksionim dhe probabilitet për t’i dërguar në faliment. Gjithashtu janë 4 kompani zotëruese të licencave për transmetime televizive të Pezulluara dhe një prej tyre në proces Likuidimi.

15 komente në “Ja kush janë pronarët dhe aksionerët e Top Channel dhe TV Klan, me përqindje”

  1. ▌sit..back..and relaks ▌ says:

    nuk na rruhet.

    1. neda says:

      Informacioni ishte i nevojshem, ne se eshte i sakte, mbasi ,psh,ne pamje te pare une mendja se Klani ishte i Z.Frangaj, ndersa tani e kam me te qarte ,thjeshte si informacion. Shoqerit aksionere jane shume te nevojshme ato mbledhin kapitale financiare dhe bejne investime serioze, Ne se keto organizohen mire ne to mund te marrin pjese , nje numer jo i vogel i qytetareve qe duan te investojne,duke investuar ne blerje te aksioneve ne investime te ndryshme.

  2. Muli says:

    More nuk i late keto lloj karagjoslleqe akoma pas 25 vjetesh. Te gjithe ata qe ju permendni si gjoja bashkepronare te televizioneve nuk jane gje tjeter vecse kukulla ne doren e pronareve te vertete te ketyre mediave.

    1. Pilo Lala says:

      Muli,
      Tento njehere ta shkruash shtepine ne emrin e fqinjit, kusheririt apo ndonje shoku, dhe do shikosh si do fluturosh me duar bosh nga shtepija.
      Keta jane pronare te vertete dhe nuk e luan topi.

      1. ▌sit..back..and relaks ▌ says:

        nuk na rruhet fare, bile nuk kuptoj as qellimin e lajmit dhe interesin publik ketu.

  3. Janullatos ngrenesi says:

    Me falni per padijen. Ky Top Channel mos eshte televizori i atij mashkullit qe vdiq ne aksident me dashnore ne makine?

  4. Na plasi trapi per "oligarket" says:

    VL

  5. niko says:

    …….o mero …po tv berisha kush eshte ; sa e sa hera ke thene; ky tv eshte I berishes…e ky I rames ……apo ja ke fute kot si perhere……sa ke njeri sa ke tjetri …po benu burre nje here e mos e felliq buken qe e ke ngrene……..

  6. zaho says:

    me ne fund morrem vesh kush eshte A.frrangaj

  7. PerGreketMeBythenEBukur says:

    Po % e Vajdinit tek Top Qeni ku eshte?

  8. DORI says:

    NE TE SEMESSSSSSSSSSSSSSSSS………………..!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  9. mimi says:

    Alba Gina eshte gruaja e Aleksander Frangajt sa per dijenine tuaj.

  10. dean says:

    Faleminderit per lajmin, tregon qe duhet te dime mbi zhvillimin e bizneve shqiptare. Tani a mund te beni nje artikull mbi xhiron vjetore te ketyre televizioneve? Sa eshte vlera ne total per 1 vit per reklama ne televizione? E thene shkurt, sa prej ketyre parave po kthehen ne investime ne punesim?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje