INTERVISTA/ Fatos Klosi: Roli i Berishës, Gazidedes dhe SHIK-ut në zhdukjen e Remzi Hoxhës

6 Nëntor 2015, 09:44Politika TEMA

Shqiptaro-maqedonasi Remzi Hoxha, është vrarë e zhdukur nga SHIK-u, dhe për këtë ka qenë në dijeni edhe ish shefi i SHIK, Bashkim Gazidede.

Kështu është shprehur ish-shefi i SHISH, Fatos Klosi.

Sipas tij, pas emërimit në këtë detyrë, ai ka caktuar një grup punonjësish për të ndihmuar prokurorinë në zbardhjen e çështjes dhe gjetjen e varrit të tij, por “kjo ishte shumë e vështirë, pasi nuk gjendej asnjë shkresë, ndërsa autorët, Gazidede i kishte ndihmuar të largoheshin për në Angli”.

Klosi ka sqaruar gjithë punën e bërë nga institucioni që ai drejtonte.

Cilat janë kontaktet tuaja të para me çështjen “Remzi Hoxha”?

Tek unë kanë ardhur familjarët kur isha në SHIK dhe më kërkuan ndihmë për të sqaruar atë që kishte ndodhur me Remziun. Natyrisht, ne nuk kishim shumë mundësi për t’i ndihmuar, sepse ishte një problem i prokurorisë, pasi familjarët ishin lidhur me këtë të fundit dhe ajo kishte hapur një çështje, prandaj iu kërkua ndihmë asaj. U arrit deri aty sa të nisnin kërkimet për varrin e tij; u gjet vendi ku ishte mbajtur gjatë marrjes në pyetje nga SHIK-u, Remziu, që ishte një godinë e vjetër. U mendua që diku rreth saj edhe mund të ishte varrosur, por ne nuk mundëm të gjenim gjë. Në një deklaratë për “Gazeta Shqiptare”, Gazidede i ka thënë gazetarit që të pyesë prokurorinë dhe Fatos Klosin për zhdukjen e Remzi Hoxhës… Mua më duket absurde dhe fare e papërgjegjshme, si struci që përpiqet të fshihet, nga ana e tij, “pyesni prokurorinë apo Fatosin”. Nuk u mora unë me hetimin, por prokuroria; SHIK-u caktoi disa oficerë që të merreshin me hetimin dhe problemet shkuan deri këtu, që nuk mund të akuzoheshin njerëz që ishin këtu se ishin përgjegjës, por u konstatua që të gjithë ata oficerë që ishin marrë me çështjen e Remziut, kishin përfunduar në Angli, jo në 97-ën, por menjëherë pasi Remziu u kishte ngelur në dorë, ata ishin larguar me shpresë që të shpëtonin, por ishte e pamundur, sepse ajo nuk ishte një ngjarje e rastësishme apo e bërë prej diletantësh, por një ngjarje që duhej menduar se si të zhdukeshin gjurmët dhe në SHIK nuk gjendej absolutisht asnjë dokument. Por duke hetuar, duke pyetur, duke parë lidhjet, bëmë një punë goxha të madhe për t’u bindur që ai ka qenë në dorë të SHIK-ut dhe ka përfunduar nga ky i fundit. Ai për të cilin ishin më shumë të interesuar familjarët, ishte varri. Për sa u përket njerëzve të akuzuar, ata ishin jashtë, kishin probleme me prokurorinë, por nuk më takonte mua të merresha me ta. Kaq di: Remziun e vrau SHIK-u, varrin vetëm ata e dinë dhe në qoftë se kanë guximin, le ta thonë ku ndodhet. Di se në një debat televiziv, Prokurori i Përgjithshëm i ka kërkuar Kryeministrit Berisha të sqarojë çështjen e Remzi Hoxhës. Në atë kohë, prokurori ka qenë këshilltar i Berishës. Ndaj Gazidede kot kërkon këshillë tek unë.

Ju thoni se personat që kanë pasur dijeni janë…?

Jo. Ata që janë të implikuar, sepse dijeni kanë shumë të tjerë.

Përfshirë edhe Gazideden?

Sigurisht që po. Për ngjarjet që ndodhnin në SHIK, ka pasur dijeni edhe Gazidede. Problemi është se ata që janë të implikuar e që mund të akuzohen, nuk janë këtu, sepse unë nuk mund të akuzoj Gazideden si vrasës. Ai ka përgjegjësinë e vet si shef i këtij institucioni, por personat përgjegjës të gjithë kanë ikur. Në të njëjtën kohë, fill mbas vrasjes, të gjithë kanë udhëtuar drejt Anglisë, pra është munduar t’i largojë, larg prej këtij vendi. Lexova një deklaratë të zv/prokurorit të asaj kohe, që thotë shumë qartë se shërbimi informativ i mbylli prokurorisë çdo derë, për ta sqaruar atëherë kur ishte koha dhe kur zhvillimet ishin të freskëta, ndërsa ne u morëm me këtë çështje pas shumë vitesh. Shpresa është prapë dhe unë e quaj sukses që është gjetur se është vrarë në dorë të SHIK-ut dhe se varri duhet të jetë diku rrotull.

Këtë pjesë të zbardhjes së ngjarjes e bëri prokuroria?

E ka bërë prokuroria, sepse ajo është marrë me të, sigurisht me ndihmën e shërbimit informativ. Ne kemi dhënë shumë të dhëna megjithëse kishim edhe përgjegjësitë tona, por mundësitë për zbardhjen ishin pothuaj zero. Asnjë dokument, asnjë gjë, pasi është bërë një punë e madhe për t’i eliminuar. Asnjë njëri që mund të pyetej, pasi ata ishin larguar. Ne u detyruam të pyesim ca shoferë të thjeshtë që u kishte rastisur atë ditë të ishin në shërbim, por sidoqoftë nuk ishin burime të sigurta, pasi nuk dinin shumë gjëra, por duke pyetur shumë persona, u arrit të krijohej një version apo një opinion i plotë i ngjarjes.

A ka mundësi që të zbardhet ngjarja?

Po sigurisht që ka. Qëkur u morëm me këtë, ne donim që kjo ngjarje të zbardhej. Është më mirë për të gjithë. Të dihen përgjegjësit dhe të akuzohen ata, jo shërbimi, sepse shërbimi përbëhet nga njerëz që kanë përgjegjësi për këtë ngjarje dhe le ta mbajnë atë përgjegjësi, mos ta ketë njollë shërbimi.

SHIK-u e ka bërë këtë pa ndonjë bashkëpunim të agjencive të tjera sekrete?

Nuk di të them. Ne erdhëm deri te përfundimi i torturës që i kanë bërë për të marrë atë që donin; ai u ka ngelur në dorë. Më shumë nuk di. Edhe unë kam qenë në krye të shërbimit, por nuk jam marrë me këtë punë. Për mua është punë e mbaruar, për sa kohë vura në dispozicion të çështjes ata oficerë që i kam gjykuar të përshtatshëm për punën, por nuk kam kërkuar të hyj në detaje.

Cili ishte motivi?

Motivin e vetëm e di Gazidede, më mirë nga të gjithë. Dyshimet ishin ato. Ka edhe versione të tjera, por unë e gjykoj se nuk më takon mua t’i them.

Që do të thotë se ka edhe raste të tjera?

Që janë edhe katër persona të tjerë.

 Që sot janë në pushtet?

Po. Që janë sot në pushtet.

Bëhet fjalë për Kryeministrin?

Nuk e di. Unë nuk thashë gjë. Këtë mos e prisni nga unë. Për sa kohë nuk kam dokumente, janë vetëm opinione. Kam qenë në një pozicion shumë të rëndësishëm dhe nuk mund të flas pa fakte. Nuk dua të bie në pozitën e Berishës që i thotë gjërat përpara. Avash-avash do të dalë edhe kjo, nëse shteti do të merret seriozisht. Ne, edhe më parë  jemi marrë seriozisht me këtë çështje, por tani janë mundësitë. Gazidede është në Shqipëri edhe “Amnisty International” e ka thënë, edhe vetë Gazidede ka thënë, “nëse do më pyesni, do ua them të gjitha”. Është e kotë të vazhdojë si debat në Televizion, le të shkojë prokuroria ta marrë dhe ta pyesë.

Në prokurori, për këtë çështje versioni kryesor është ky që thatë juve?

Po. Në prokurori, kur u mbyll çështja në 2000 apo 2001 u tha se u bë maksimumi që mund të bëhej. Ishin pyetur sa më shumë ishte mundur. Personat përgjegjës nuk ishin këtu, dokumente nuk kishte. Hetimi është bërë mbi bazë të thënash njerëzish. Nuk u gjet asgjë qoftë edhe shkarazi. Ndaj dhe u mbyll.

Konkluzioni ishte që SHIK kishte qenë…?

Padyshim. Kjo është fare e qartë.

Kujt tjetër mund t’i shërbente rrëmbimi dhe më pas vrasja e Remziut?

Më shumë, opinioni ynë qe se nuk qe zhdukur se i shërbente kujt, sepse nuk mund t’i shërbente askujt. Thjesht u mbeti në dorë. Për të nxjerrë prej tij atë që ata donin. Kjo është fatkeqësia jonë, sepse është punuar me këtë; kishim një ide fikse dhe pastaj kërkonim argumente. Ka pasur edhe raste të tjera të keqtrajtimit të njerëzve, por që nuk janë bërë kaq të bujshme, sepse të afërmit kanë shpëtuar. Janë hedhur për tu vrarë në rrugë, por për fatin e tyre kanë shpëtuar.

Njerëz të njohur?

Nuk janë aq të njohur, se edhe Remziu nuk ka qenë ndonjë njeri i njohur, por ndodhi kjo dhe u bë i njohur. Edhe të tjerët mund të ishin bërë të njohur. Kanë dijeni për dy emra. Po unë flas për një të katërt fare.

Është shqiptar?

Po, është shqiptar.

Me të njëjtin motiv?

Pak a shumë. Ndoshta me një motiv shumë më interesant se sa ky për mediat, por që kur të vijë momenti, mund ta bëjmë të njohur.  Për këtë bëra shumë çudi sot kur e pashë intervistën e Gazidedes, jo se unë jam munduar ta mbroj atë, dua të mos flas shumë për të, duke thënë vetëm se “gjynahu nuk arriti ta përballonte politikën”. E quaj detyrë të mbroj institucionin, dhe nuk më ka pëlqyer të hyj në detaje. Sot shikoj një deklaratë të papërgjegjshme “pyesni Fatos Klosin”. Mirë dhe unë po them. Remzi Hoxha është vrarë nga SHIK-u dhe Gazidede duhet të përgjigjet për këtë punë. Shiku ka bërë të paditurën dhe vazhdon ta bëjë atë.

 Intervistë e dhënë për News 24, në 2006-n

20 komente në “INTERVISTA/ Fatos Klosi: Roli i Berishës, Gazidedes dhe SHIK-ut në zhdukjen e Remzi Hoxhës”

  1. lol says:

    pse nuk i ke denoncu ne polici? mos fol kot pra, ik pirdhu

    1. Iliria says:

      lol

      pse, ka polici dhe prokurori ne Albanistan? Qe kur keshtu??

  2. TJ says:

    Gazidede u vra nga Berisha dhe serbet kosovare dhe serbet e Milloshevic!

  3. tom says:

    Kjo maskarade ,me keta maskarenj si Klosi e Co,ka per te vazhduar pa fund,por asnje gje ska per te ndodhur.
    Pse?
    Sepse eshte propopgande.
    Shqiptaret vazhdojne te mashtrohen pa fund nga plehra politikane te te gjitha kraheve.
    Keta plehra nuk pushojne se propoganduari ,sepse marrin rrogat keshtu dhe ata qe e hane gjithnje jane shumica ,populli injorant,qe shkon dhe i voton me pas ,duke e shitur voten per 5 mije leke.
    Histori e trishtueshme,shqiptare!

  4. tom says:

    Sa kohe kemi,qe e degjojme kete njeri te thote te njejtat gjera?
    Partiak,propogandues dhe mashtrues i nervave te shqiptareve.
    Nje plehre,qe qellimisht ben keto akuza,thua askush se kupton ,se qellimi eshte tjeterkund.
    Ky dhe ca si ky nuk e meritojne te lexohen dhe jo me te komentohen.
    Ky soj politikani dhe shume e shume te tjere si ky,po e masakrojne ate popull me propogande boshe dhe eshte fatkeqesi ,kush e beson

  5. Barbono says:

    Ore kaqol qe thua propagande po aty eshte vrare nje njeri dhe dihe vrasesit
    Pse nuk itredhin koqet berishes dhe ai do ti thote te gjitha

    1. Dardania says:

      Ai qe ishte shef sigurimi ai di per kete.Natyrisht,se ky Person mafioz,Klosi,e ka bere vrasjet e: Remzi Hoxhes,Ahmet Krasniqit e shume patriotve te tjere.Ky kishte lidhje te ngushta edhe me UDB-en serbe dhe ate maqedone.

    2. ben tirona says:

      Po ti mor kaqol Barbono,qe nuk e kupton se cfare ka shkruar ai me lart!Pse nuk thellohesh?
      Propogande,sepse ne gjithe keto vite,nuk eshte pare ndonje njeri i atij rangu te arrestohet dhe ska per te ndodhur.
      E kupton,tani ku eshte idea,derr injorant?!

  6. Andrea says:

    po mero baze di ndonje gje per kete rast te n a thote dicka,

  7. marcela says:

    Ti tom qenke nje koker gomari qe spaske funde, aty behet fjale per nje njeri qe e ka vrare dhe torturuar sali berisha e ka vrare naten dhe e qan diten ,po kur do te iki ky kriminel nga faqia e dheut se e shkateroi vendin na ika mbushe kryeqitetin me nje tufe injorantesh i paisi dhe me deiblloma dhe tani enden rugeve duke bere krime dhe vjedhje

  8. erdi says:

    Klisi ,ju jeni funderine,
    Jo se heni i kuq…ka shumevte kuq qe jane thuajse human..por sepse tek ju Klos ndihet , shihet ..intriga ne cdo dakje tuajen ne publik..ju e kishit mundesine te benit dicka kur ishit kryetar i shik…ik futu nen fustanin e Nexhmihes ti komunust i ndyre.,ti i neveritshem ne look dhe ne karakter…

  9. noah says:

    Më vjen keq që ky Klosi është militant i sëmurë i PS-së dhe “armik” i betuar i Berishës. Turp për një prof!

  10. pjerini says:

    eshte shkerdhate ibiri ite ndjerit qe nuk ta fut nje plumb ty dhe gazidedes

  11. Luan says:

    ASKUSH NUK MUND TË SHPALLET FAJTOR PA U BËRË GJYQI

    NË MES TË DITËS NË MES TË TIRANËS më 21 tetor 1995 organet teroriste të SHISH me urdhër të kryekriminelit Sali Ram Berisha i rekumanduar nga Sllobodan Millosheviçi rëmbejn shqiptarin maqedonas Remzi Hoxhën dhe e varrosin të gjallë në Vajin të Lezhës për arsye kishte filmuar takimin e fshehtë antishqiptar në Ohër SALI BERISHA – SLLOBODAN MILLOSHEVIÇ. Vizitat e Arkanit ne Shqipëri që shoqeroheshin nga njerezit e Berishës mund të delnin nga filmimet që kishte Remzi Hoxha, prandaj ai duhej zhdukur. Kriminelët kanë emra e mbiemra ,kufomën e Remzi Hoxhës e di Sali Berisha, Bashkim Gazidede ,Ilir Kumbaro,Arben Sefgjini, dhe gjithë grupi i SHISH tek Vaini në Lezhë.Faketet flasin vetë,kriminelët dihen me emra dhe mbiemra dhe gjykata jo më kot e ka shtyrë gjyqin 16 vjet që të harohet se nuk i leverdis se nxjer në skenë kryekrimineli SALI BERISHA . Çfarë frike kishte Sali Berisha po të dilte në organet gjyqsore në bankën e të akuzuarve Remzi Hoxhën ? Cila ishte arsyeja që Remzi Hoxhën e eleminuan në mënyrë të fshehtë? Nuk do te ishte më mirë që një spiun i serbisë të diskrtetitohej dhe të dilte përpara drejtësise për trathëti të lartë kombëtare?Mos ndofta zhdukja fizike e tijë i sherbente ndonjë qellimi tjetër?Ashtu sikur edhe supozohet?Pastaj,përse pengohet eksradimi i autorit kryesor Ilir Kumbaro që dyshohet në vrasjen e z.Renzi Hoxha.?
    ::::::::::::::::::::::::::::::
    SHTETI SHQIPTAR PAGUAN MILIONA EURO VETËM DHE VETËM PËR TË MOS SJELLË NË SHQIPËRI AUTORIN E KRIMIT KRIMINELIN ILIR KUMBARO PËR AESYE DEL NË SKENË KRYEKRIMINELI SALI BERISHA LIDHJET E TIJË ME BOTËN E KRIMIT.
    Remzi Hoxha humbi në gjirin e familjes apo nga organet e SHISH ? Cili është qëllimii organeve të SHISH të mbrojë qytetarët shqiptarë apo të varrosë për së gjalli qytetarët shqiptarë ? A janë të besueshme Organet e SHISH? Kush ndikoi për zhdukjen e Remzi Hoxhës?Nga erdhi urdhëri Organeve të SHISH për eleminimin fizik të Remzi Hoxhës nga familja e tij apo nga kryekrimineli SALI BERISHA?
    Kujt i intereson zhdukja e dëshmitareve?Pse dhe kush i zhduk provat? CILI SHQIPTAR MUND TA BESOJË që vrasja e Remzi Hoxhës është krye pa dijeninë e kryekriminelit të popullit Shqiptar Sali Berishës?
    16 vjet në kërkim të drejtësisë …..të gjithë minstrat e drejtësisë,Kyeprokurorë,Thodhori Sollaku ,Ina Rama,Kryetarë të Gjykatës së Lartë Thimjo Kondi,Shpresa Beçaj,kryetar opozite të vjetër e të rnjë ,Kryeministrat Fatos Nano,Pandeli Majko,Ilir Meta,Edi Rama etj mbrojnë krimet e njëri tjetrit.
    Çfarë e shtyn kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha, përse iu del në mbrojtje të këtyre kriminelëve ?Përse e pengon drejtësinë ? Përse e pengon ekstradimin e Ilir Kumbaros ?
    Kush ja bëri gjyqin Remzi Hoxhës?Çfarë krimesh ka kryer Remzi Hoxha që u varos i gjallë nga organet e SHISH në vajin të Lezhës? Kush e dënoi me vdekje? Kush e ekzekutoi?Në emër të kujt? E kujt është përgjegjsia për krimin e radhës e askujt apo vullneti politik si gjthmonë i kryekriminelit Sali Berisha?

  12. kanina says:

    Ky Klosi eshte nje zhele e gjysme. Ngeli si grate e fshatit duke llapur, por e di edhe vet se s’ja var kush ketij trapi.

  13. Ola stop! says:

    Eshte shume ishte :tregoni emerat e satyre qe Jane larguar,mundesisht me nje fotografi edhe ne,me ndihmen e mediave elektrinike organizojme njeten e tyre:Zoti klosi tregoni emerat e krimineleve!kjo eshte detyres per ju edhe borxh moral karshi familjes Hoxha,po jo vetem .eshte detyra juaj edhe karshi popullit shqiptar!

  14. kanina says:

    Ore çfare ka qene ky Remzi pordha qe paska filmuar e xhiruar gjithe dynjane? Apo ka qene ndonje sipun vullnetar ne sherbim te serbeve, siç jane zhelet ne Kosove e Maqedoni. Eshte turp per Shqiperine te merret akoma ne Remzi pordhen…

  15. Vlonjati says:

    Fatos,pse ftove sherbimet secrete Ruse per te dhen mesim agjenteve te ri te SHISH it.ne 1998,ne kemi qen pran teje dhe i dime mire,pse i largove Profesoret Americkan,perse dergove skavatore dhe fadrome per te kerkuare ne te gjith Vaini te lezhes dhe nuk gjete gje,po si nuk te vjen turpe,si del akoma nepr media,kush te degjon dhe te beson ty ore Lumadh.shko e kaloje pleqrin me mallakaster,dhe prehu i qet aty ku ke lindure;

  16. Rozafa @ yahoo.com says:

    Ka per ti nodh ndonje aksident Kumbares ne ANGLI,e pastaj ngelet me u pyet vetem Sala,aj e ka dhen pergjigjen !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje