Ruçi: Ja pse nuk e kemi përjashtuar Ben Blushin nga partia

7 Nëntor 2015, 09:12Politika TEMA

Kreu i Grupit parlamentar të Partisë Socialiste Gramoz Ruçi ka qenë i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Kapital” në Vizion Plus ku ka folur për aktualitetin politik dhe kritikat e forta të bëra nga Ben Blushi.

Duke folur për kritikat e deputetit Ben Blushi, kreu i Grupit të PS­së, Gramoz Ruçi, tha se ky i fundit s’ka pse të përjashtohet nga partia, për sa kohë që ai në Parlament i ka qëndruar vijës politike dhe ka votuar reformat e qeverisë.

I pyetur si ishikon kritikat e Blushit, Ruçi tha se “Jo vetëm për Blushin, por edhe për kolegë, unë nga natyra jam që në ekranet televizive në faqet e gazetave, problemet me pjesëtarët e familjes sime politike asnjëherë nuk dal në debat apo të komunikoj në media. Kjo është një zgjedhje. Dhe duhet të jetë një zgjedhje për çdo parti politike. Në ADN­në e PS­së kjo nuk ka funksionuar që në krijesën e saj. Partia Socialiste për fjalën e lirë brenda vetes, për të thyer këtë që kam unë që problemet brenda familjes politike, brenda shtëpisë diskutohen brenda shtëpisë, brenda familjes tënde politike, PS­ja i ka pasur me bollëk që nga 1992 deri sot jemi në 2015. Pra, është sa e dëmshme nga njëra anë, por edhe pozitive, i ka shërbyer dhe shëndetësimit si forcë. Qoftë për reformat që kemi ndërmarrë, apo debatet që kemi ndërmarrë në parti, apo për ndryshimet që kemi ndërmarrë në parti. Mos prisni nga mua që të kthej përgjigje për gjithçka që Blushi ka thënë në artikujt e tij apo në daljet publike që ai mban”.

I pyetur përse nuk janë marrë masa ndaj Blushit pas kritikave të tij, Ruçi tha se nuk ka qenë e nevojshme përsa kohë ai mban vijën e partisë në Parlament.

“Në thelb të statutit tonë është e drejta e fjalës kudo nga kushdo, nga çdo anëtar, nga më i thjeshti deri tek ai që është i zgjedhur në institucionin më të lartë. Këtu bëhet fjalë që Blushin mund ta kritikosh për gjithçka, por qëndrimi institucional i Blushit në sallën e Parlamentit ku konkretizohen hapat, reformat e kësaj maxhorance është konform vijës politike. Kështu që s’ka pse të përjashtohet”, tha Ruçi.

11 komente në “Ruçi: Ja pse nuk e kemi përjashtuar Ben Blushin nga partia”

    1. Cubi says:

      Po pse ta perjashtosh Blushi eshte partizan i 1944 me arme ne dore per te ripushkatuar te pushkatuarit.

      1. Mezani says:

        Dom Ruci: Je dhe Musliman a derman
        Perse luan rolin e Priftit.
        Nuk ka aresye perse ta Perjashtojme,
        pa cka se Leh gjithe Diten Lare e pa lare.
        Ne na vjene per te vjelle kur e shohim
        dhe zotrote na thua Nuk ka Gjekafshe!
        Dhe keshtu sikur nuk vjene Ere e mire.
        Shiko nga njehere dhe mbrapa.
        Xhaxha: Nuk eshte me te krehur Bishtin kjo pune.
        Llafosu ndonjehere me ata Cobenjt e Gusmarit
        se coc dine.tung.

        1. www says:

          Blushi eshte komentuesi tfgs ne temanet ia q……robt.

  1. Muzapopullore says:

    Gramozi ne esence eshte teper i qarte.
    Nuk po i vjen e keqja PS-se nga Blushi, por nga haremi i pabythsave-pabythseve, qe kane uzurpuar gate-in e zorres se trashe se Rames;
    si dhe nga frika e Rames te negocioje friken e tij ndaj Klanit

  2. nini says:

    Gramoz je afer largimit si drejtues i larte I PS per 25 vjet ,per efekt te moshes . Per cfar te perjashtohet Blushi qe ka nje jete ne PS dhe kurre nuk ka tentuar ti kundervihet parimeve te saj ?.Blushi te gjitha kritikat i ka bere dhe ne asanmble e PS per te gjitha te metat e qeverise ne drejtim te premtimeve elektorale ,por Rama po vepron si feudal , qe nuk pyet njeri per cfar ben ,duke i dhene kosto te rende politike PS me veprimet dhe vendimet e tij .Blushi ka te drejten e zotit dhe statutit te partise ,per lirine e fjales , ti beje te qarte qeverise gabimet qe n e krijimin e saj ,ku Rama zgjodhi miqte dhe servilat e tij ( qe po e shohim sa te pa afte jane ) dhe ja dha grupit parlamentar per votim ,pa pyetur njeri ndoshta dhe ty .Blushi eshte aset i PS si dhe disaa te tjere qe kane dhene kontribute dhe virtyte te larta ne PS. Dhe per mua do te ishte alternative per kryetar te PS ,pasi eshte me kolegjial ,me i zgjuar dhe me socialist se Rama dhe grupi na bashkoi miku ne qeveri . Gramoz ben mire te lirosh vendin nje te riu dhe te falenderojme per kontributin ,por jo per tolerancen e tepruar ndaj Rames ,qe nuk eshte socialist por neo liberal .

  3. noah says:

    Për qeverisjen dhe probleme të ndryshme në PS Blushi ka qëndrimin e vet. Ndryshe nga Ruçi, Blushi është i hapur, flet pa rezerva pro ose kundër gjithkujt në PS, ndërsa Ruçi kërkon ta tregojë veten të zgjuar dhe të matur. Përkundrazi, Ruçi mbetet me psikologjinë e vjetër të PPSH-së, jashtë çdo transparence dhe qëndrimi normal, kritik.Ruçi në PS ka mbjellë frymën e nënështrimit ndaj të mëdhenjve të partisë, frymën e mbylljes dhe të largimit nga problemet edhe kur ato dalin sheshit. Ruçi u hedh plafin komunist çdo shfaqjeje kundër frymës mbytëse në PS.

  4. noah says:

    Ruçi ta festzojë 7 nëntorin së bashku me Muho Asllanin.

  5. Gjergji says:

    Çfar rregulli statutor ka shkele Blushi qe te perjashtohet ? Per mua duhet te jete me i ashper ,ku ska kritike ka familjaritet te semure,klientelizem ,nenshtrim pra lepe peqe .

  6. topi says:

    Ruci: vija e partise

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje