Kthesa e beftë: Ja plani i Putin për Sirinë në 7 pika

6 Nëntor 2015, 15:16Politika TEMA

Putin është shprehur se do ta mbështesë Bashar Al Assadin deri në fund, por duket se ka ndërruar mendim.

Moska ka propozuar një plan shtatëpikësh për t’i dhënë fund luftës në Siri.

Plani do t’i propozohet perëndimin në negociatat që do të bëhen në Gjenevë në 13 nëntor.

Ai është i bazuar në modelin e marrëveshjes së 1989 që i dha fund luftës civile në Liban.

Një ndër pikat e planit është largimi i Assad nga kreu i qeverisë me formimin e qeverisë së re.

Ja 7 pikat e planit rus:

1.Do të konsiderohen dy opozita në Siri, kush pranon të negociojë me Assadin dhe ata që do ta vazhdojnë rezistencën e armatosur.

2..Do të ketë një armëpushim mes regjimit të Assadit dhe opozitës që pranon negociatat. Gjithashtu do të ketë ndalim të furnizimit me armë nga “sponsorët” e opozitës siriane.

3.Do të mbahen negociata mes gjithë palëve në Siri. Do të gjendet një marrëveshje për amnisti dhe lirim të të gjithë të burgosurve. Do të mbahen zgjedhje presidenciale të parakohshme dhe do të formohet një qeveri e pajtimit kombëtar, Kushtetuta siriane do të modifikohet dhe fuqitë e presidentit do t’i kalojnë kryeministrit të ri.

4.Rusia do të garantojë mospjesëmarrjen e Assadit në zgjedhjet e ardhshme, por mund të kandidojë dikush tjetër nga familja e tij.

5.Gjithë grupet opozitare, të armatosura ose jo, do të integrohen në ushtrinë siriane.

6.rusia do të garantojë amnistinë e grupeve të armatosura të opozitës, në shkëmbim të tërheqjes së tyre dhe të mos persekutojnë familjen Assad.

7.Prania ushtarake ruse në Siri do të vazhdojë nën mbikqyrjen e OKB dhe Rusia do të jetë garanti i marrëveshjeve të arritura./Përgatiti Amarildo Lumani.

17 komente në “Kthesa e beftë: Ja plani i Putin për Sirinë në 7 pika”

  1. hari boo says:

    Sallate ruse. Shyqyr qe e hame nje here ne vit.

    1. DIELLI mbi KORAB says:

      Ariu Rus po tregon fuqine e tij.

  2. Tironci says:

    kjo eshte qitje me bryl, ne kete menyre e qit USA-n jashte ketij plani.

    1. Dean says:

      Jo plako,eshte thjesht kurvlliku i rradhes.Kur Putana e kuptoj se nuk ja del dot me bomba,j’u kthye politikes.Prit e shiko se ka te forta akoma.

      1. na trego nai te forte o rini e djegur!

        1. Dean says:

          E katnaro,te ofendova Putinin????
          Kaq shume u merzite,mer pallosh???

    2. Usa says:

      PROLETARE TE TE GJITHA VENDEVE BASHKOHUNI….! (per te gjithe kokloqet pro ruse)

  3. Illyrian says:

    Rusia do te garantoje, gsrantoje….
    Ashtu si garantoi integritetin territorisl te Ukraines.
    What a joke!

  4. Treviso says:

    RUSIA 1 e aleatet 0.
    Do ta quaja deshtimin me te madh qe po i ndodh politikes shum-kombeshe

  5. Lopa Qorre says:

    Krisma nuk ka pasur……………..!

  6. demo says:

    Me ne fund “Cari” pranoj propozimin e Obames per Sadatin

  7. Varfanjaku says:

    Sallata ruse i ve kapakun gjerave

  8. Tirana says:

    Te gjitha keto gjera spiuni i KGB i ben per te pasur zone gjeopolitike ne Siri ne te ardhmen dhe Asadin ta ndihmoje me e mbajt ne Rusi.

  9. tr says:

    Diplomacia e Putinit do te dali me vone .akoma nuk eshte bere takimi ne Gjeneve ,

  10. zekthi says:

    Eshte nje ide shume e mire. Putin po e tregon veten qe ( kur do ) di te mendoje pozitivisht.

  11. Artan says:

    kjo eshte thyerje e Rusise. Putin do te terheqe amerikanet ne marreveshje…pare mire, ASSAD dhe familja e tij do ikin ne Moske. Ne Siri pushtetin e merr opozita anti isis…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje