Duke mos dashur t’ i japë merita personale askujt prej liderve të dhjetorit për ndryshimet demokratike të viteve ’90 , Eduart Selami nuk fsheh zhgënjimin për 25 vitet e tranzicionit dhe produktin demokratike të kësaj periudhe.
“Askush nuk duhet të marrë merita personale për atë që ndodhi në vitet ’90, me protestat, revoltën dhe reagimin qytetar.
Ishin qytetarët ata të cilët i dhanë goditjen sistemit në një kohë kur paralelisht po rrëzoheshin të gjitha regjimet komuniste. Siç tentojmë të marrim meritat për ato zhvillime, duhet edhe të ndajmë përgjegjësinë për faktin se edhe pasi kanë kaluar 25 vite, nuk mundëm të realizojmë atë që shumë nga ne besuan.
Nuk arritëm të ndërtonim një vend me demokraci të zhvilluar”, tha Selami gjatë një aktiviteti për 25-vjetorin e lëvizje e demokratike.
Megjithatë Selami vazhdon të besojë se brezi i vjetër mund të japë akoma për demokracinë, duke i përcjellë kështu një mesazh edhe për kryetarin Basha dhe qëndrimin e tij për luftën e brendshme në Partinë Demokratike.
“Kam një lajm të keq për ata që janë të përqendruar te një ‘luftë’ brezash. Një lufte mes të rinjve dhe të vjetërve.
Konrad Adenauer ishte 74 vjeç, kur u zgjodh për herë të parë si kancelar i Gjermaninë, në vitin 1949, dhe qëndroi aty për 14 vjet. Ndaj mosha nuk është asnjëherë avantazh apo disavantash brenda një force politike”, tha Selami.
E vetmja shprese qe Partia Demokratike te kthehet ne pushtet dhe Shqiperia te futet ne rrugen e normalitetit eshte ardhja e Eduart Selamit ne krye te PD. Cdo hallakatje tjeter, eshte humbje kohe.
Nese ne krye te PDSH pas spastrimit e rinovimit do te jete Prof Eduard Selami idealist dhe profesionalist ne politike,PeDe-ja do te ngrihet parti e vertete me emrin e merituar PDSH
Adenauer ishte demokrat, qendroi demokrat duke u perballur me diktaturen hitleriane per 12 vjet dhe vdiq si demokrat duke e bere Gjermanine lokomotive te Europes.
Ne te kundert Berisha ishte komunist, drejtoi pushtetin si komunist dhe vazhdon te mendoi si komunist.
Fakti qe Shqiperia per 25 vjet, me Berishen ne pushtet dhe opozite, ngeli vendi me i varfer dhe me i korruptuar e Europes, nuk ka nevoje per krahasime te tilla qesharake midis Adenauer dhe Berishes!!!!!!
E vertete ajo qe thoni juve per Adenauer por,ne nje vend komunist si Shqiperia pothuajse gjithe intelektualet e inteligjeca e tyre ishin anetare te monopartise (komuniste). Atehere,nga barinjte e kooperativistet do prisnit t’i vinin inisiatoret ndryshimit te sistemit,apo nga te burgosurit politike qe ishin shndruar ne kineze (seicili spiunonte tjetrin bashkevuejtes ne biruce(!!!)?!… Jam dakord qe Sali Berisha qe une e kam njohur mire ishte FAQJA E ZEZE E KOMUNISTEVE me tipare te theksuara ligesie,karierzimi e delir skizofren… Pikerisht se e njihte mire kete skile dhelpra dinjake ALIA e QINGU NE KRYE TE PeDe-se se leshit e preshave,or té