Mediumet në gjuhën shqipe njoftuan se anëtarësimin e Kosovës në UNESCO e kanë mbështetur profesorë me renome ndërkombëtare si:
1. Noel Malcolm, historian nga Universiteti i Oxfordit, autor i dy veprave kapitale mbi historinë e Kosovës dhe Bosnjë-Hercegovinës;
2. Marc Weller, profesor i të drejtës ndërkombëtare, Universiteti i Cambridge;
3. Dimitris Papadimitriou, profesor i ekonomisë, Universiteti i Manchesterit;
4. Richard Caplan, profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare, Universiteti i Oxfordit;
Mediumet në Beograd si mbështetës të Serbisë në fushatën kundër anëtarësimit të Kosovës në UNESCO kanë përmendur figura tepër të dyshimta dhe me njolla të mëdha morale. Gazeta «Veçernje novosti» citon gjeneralin e pensionuar kanadez Lewis MacKenzie, i cili ka deklaruar: «Anëtarësimi i Kosovës në UNESCO do të ishte fyerje jo vetëm për UNESCO-n, por edhe për vetë OKB-në».
MacKenzie ka qenë komandant i trupave të OKB-së në Sarajevë gjatë rrethimit dhe terrorit serb në gjysmën e parë të viteve 90-të. Qëmoti ai akuzohet se është lobist i paguar nga pala serbe. Por, akuzën më të ashpër kundër tij e ka ngritur Shoqata për Popujt e Rrezikuar me seli në Göttingen të Gjermanisë. Duke përshkruar dhunimin e grave gjatë luftës nga çetnikët në rrethinën e Sarajevës, kjo shoqatë shkruan: «Kampin <Kod Sonje> (<Te Sonja>) në Vogoshça (në veriperëndim të Sarajevës) e ka vizituar edhe gjenerali kanadez Lewis MacKenzie, komandant i Misionit të OKB-së në Sarajevë. Edhe ai ka dhunuar gra aty. Por, deri më sot nuk ka dhënë përgjegjësi për këtë».
Që në vitin 2006 Prokuroria Kantonale e Sarajevës kishte nisur hetimet kundër Lewis MacKenzie për shkak të dyshimeve për dhunim. Prokurori Mustafa Bisiq kishte deklaruar se ekzistojnë dëshmitare se gjenerali kanadez kishte dhunuar katër gra boshnjake në kampin «Kod Sonje».
Sipas njofitmeve të OKB-së kampi i lartpërmendur në Vogoshçë ishte qendra më famëkeqe për keqtrajtimin dhe dhunimin e grave joserbe gjatë rrethimit të Sarajevës. Gjithnjë sipas OKB-së në këtë kamp 20 ushtarë serbë kishin dhunuar para syve të prindërve dy vajza, njëra 7-vjeçare, tjetra 13-vjeçare.
Gazetari amerikan Roy Gutman, i cili me reportazhet e tij mbi krimet serbe në Bosnjë alarmoi botën në vitet 90-të, ka shkruar se oficerë të OKB-së kanë qenë vizitorë të rregullt të «shtëpisë publike» të drejtuar nga serbët. Ata janë akuzuar se i kanë keqpërdorur gratë boshnjake dhe kroate si skllave seksuale. Disa nga gratë e mbijetuara kanë dëshmuar për këto krime të pjesëtarëve të trupave të OKB-së.
Rrethimi i Sarajevës ka filluar më 6 prill 1992 dhe ka zgjatur 1425 ditë. Është rrethimi më i gjatë në historinë moderne të konflikteve. Gjatë kësaj periudhe janë vrarë 11’541 njerëz, mes tyre 1601 fëmijë. Janë plagosur 60’378 njerëz, mes tyre 14’919 fëmijë.
Shoqata për Popujt e Rrezikuar shkruan: «Për këto krime krahas Radovan Karagjiqit dhe Slobodan Milosheviqit përgjegjësi të madhe bart edhe bashkësia ndërkombëtare. Ajo kishte vendosur embargo armësh kundër mbrojtësve të Bosnjë-Hercegovinës dhe kështu edhe kundër Sarajevës dhe në këtë mënyrë ia kishte mbajtur anën qartë njërës palë. Për këtë arsye ajo duhet të akuzohet se është bashkëpjesëmarrëse në krime. Në vend se të ndërhyjë ushtarakisht, bashkësia ndërkombëtare dërgoi në Bosnjë helmetkaltër, të cilët kishin vetëm mandat për të mbikëqyrur shpërndarjen e ndihmës humanitare. Në kuadër të ndihmës humanitare hynin edhe 5 mijë arkivole, të cilët OKB i dërgoi në Sarajevë në dhjetor 1992».
Si kundërshtar të anëtarësimit të Kosovës në UNESCO gazeta serbe «Veçernje novosti» citon kolonelin francez Jacques Hogard, i njohur si propagandist kundër pavarësisë së Kosovës. Hogard citohet të ketë thënë: «Ndihem i lehtësuar që Kosova nuk do të jetë pjesë e UNESCO-s». Në një tekst të botuar në gazetën franceze «Le Figaro» Hogard ka shkruar se deri në Luftën e Dytë Botërore në Kosovë serbët përbënin shumicën, por kjo ndryshoi për shkak të politikës proshqiptare të regimit komunist të kroatit Josip Broz Tito. Shpjegimi i Hogard për zhvillimin demografik të Kosovës është racist. Ai thotë se familjet e krishtera serbe bënin jetë monogame dhe kishin dy deri tre fëmijë, ndërsa familjet shqiptare dominoheshin nga «poligamistët myslimanë» dhe kishin pesë deri në gjashtë fëmijë. Si pasojë e luftës, shkruan Hogard, qindra-mijëra serbë braktisën Kosovën dhe në vitin 1999 NATO solli në pushtet një «trupë guerile islamisto-shqiptare dhe më 2008 e shpalli (Kosovën) të <pavarur> me ndihmën e Bashkimit Europian dhe Monarkive të Naftës në Gjirin Persik». Qëllimi i anëtarësimit të Kosovës në UNESCO, sipas Hogard, ishte «dekristianizimi» dhe «deserbizimi» i këtij territori dhe «desatanizimi» i UÇK-së.
Hogard është mysafir i rregullt i qarqeve nationaliste dhe klerikale serbe. Është shpërblyer nga Kisha Ortodokse Serbe me urdhrin «Shën Sava» dhe nga Akademia «Ivo Andriq» me çmimin «Ivo Andriq». Vitin e kaluar ai ka botuar librin «Europa vdiq në Prishtinë», një përmbledhje kujtimesh nga koha kur shërbente në Kosovë si pjesëtar i trupave franceze në kuadër të KFOR-it dhe një pamflet kundër pavarësisë së Kosovës.
Spo shikoj ndonje arab te na mbeshtesi ?
Ne mos gaboj njeri me duket grek.
Ku eshte çudia qe ky kanadezi ka lobuar per serbet dhe akuzohet per perdhunim? Cdo gje ne “rregull”, serbet jane te njohur per perdhunim grash, gjate luftes ne Kosove numerohen rreth 20 mije gra te perdhunuara nga kafshet serbe. Keshtu qe ky kanadezi ka marre zakonet e serbeve. Na thoni ndonje gje qe nuk dime.
Duhet vrare absolutisht!!!
Me sa duket, Kanadezi i dhunshem paska pasur me teper peshe se Profesoret e “nderuar”.
Kosoven e mbajten larg UNESCO-s sjelljet e VetVendosjes&C0.
Rezultati nuk eshte i rastesishem sepse fare mire vende qe abstenuan mund te kishin votuar “PRO”, per elemente te caktuar mundohen te nxjerrin ne pah fytyren e tyre “serbe”
Nuk lahet muti me shurre more Enver! Prandaj mire do te ishte mire para se te na shkruani per moralitet, per “profesora me tituj” (mbeshtetesit) dhe “figura me njolla” (kundershtaret), te shikoni realitetin ashtu sic eshte dhe jo ashtu sic deshiron ti te ishte! Jo per gje, por keto “analiza” duken me shume femijnore se sa nje shkrim gazetaresk!
KLIMAX TRURI
GAZETAT I LEXOJNË EDHE NJERËZ TË HALLEVE TË PËRDITSHME DHE ARTIKULLI ËSHTË PLOTËSISHT I QËLLUAR. MOS BË ISH KU NUK KA PULA, OR NGATËRRESTAR!
te dhjere por krenar.
E po shume mire. Gezohuni atehere, pse po hidhnoheni!!!???
Keni rastin qe pas dy vjetesh Kosoven ta mbeshtesin 60-70 profesore dhe doktore dhe Serbine ta mbeshtesim nja nje qind pastrues halesh.
Fiton Kosova me profesor, apo Serbia me pastrues halesh? Apo nuk kane te njejten vlere votat?
Qellimi kryesor i politikes Shqiptare ne pergjithesi ne lidhje me ceshtjen e Kosoves duhet te perqendrohet ne njohjen e saj nga VATIKANI
Kjo do te jete pllaka e fundit dhe fundi i cdo shprese per serbet per rikthimin ne kosove
Negative eshte se sot ne Vatikan ndodhet nje Pape me bindje te majta
Ne se nuk gabohem vendi i tij votoi kunder antaresimit dhe ne pergjithesi ne vendet e amerikes latine mbizotron antiamerikanizmi
Antaresimi ne UNESKO do qe nje harritje pozitive per Kosoven por nuk ndryshon asgje lidhure me pavaresine e saj
Kosova eshte nje shtet i njohure tashme nga 111shtete keshtu qe perpjekjet e Serbise Rusise jane vetem perpjekje te deshperuara per te vonuare antaresimin e plote te Kosoves ne OKB
Asgje per tu shqetesuare per dy vjete duan apo nuk duan Serbetapo Ruset Kosova do jete antare e rregullte e Uneskos
Bravo bir, per sot e kreve misionin e llapaqenosjes kundra shqipove. helenikaja ka nevoje per llapaqene trima si ty. Sic te ka thene babi, duhet te sajosh shpifesh kundershtosh sa here ka artikull per shqipot, keshtu dicka do ngelet, ok bir? Tashti eja ne shpi se me je lodhur forumeve. Klizmen e bere? Po spati efekt, merr bishtin e sqeparit qe te ka vene jot eme ne cante dhe fute ngadale nga prapa, ashtu sic e merr nje hero i vertete grek. Se per pak harrova, kur te vish, kalo nga farmacia te marresh nja dy kompresa bithe per tet vella ctrl alt del shift enter bytho Caps-in, se ka shkuar prape me cobanin e fshatit idioti! Hajt mireardhsh!
Babi.
Cheap shot! Nuk mbrohet kauza me ofendime feminore dhe rrugacerore ndaj komentuesve, por me argumenta. Ai qe kalon ne sharje dhe ofendime, tregon dobesi dhe inferioritet ndaj nje argumenti apo diskutimi i cili i duket i kundert nga c’fare mendon ai. Babai eshte me i madh dhe duhet te tregoj maturi dhe inteligjence dhe nuk duhet te rreagoje, si fallxhoret e lagjes kur shikojne filxhanin.
Ashtu sic i mbroni ju pjellat e poshtra te Janulles shpifjet e juaja me “argumente” ku mbi te gjitha dallohet kryehajdari juaj tfgs qe nuk le fjale pa share e trilluar kundrejt shqiptareve ore Antares prandaj mjaft na cave kkk me te tilla brockulla
Mos more, si keshtu? Pa he na thuaj ti “babaxhani” cila na qenka cool shot e kauze e drejte?!! Te sulmosh, shash e ofendosh shqiptare e kosovare kudo e sa here te jepet mundesia? Te mbjellesh urrejtje e vjellesh vrer kunder cdo gjeje shqiptare? He ore profesor te te degjojme njehere, meqenese edhe rolin e moralistit e qake, c’emer i ve shpures se tfgs me shoke? Nese nuk je edhe ti i kesaj shpure, leri denglat me fallxhore e na jep nje pergjigje inteligjente!
reeeeeeeee ouuuussstttttttt,vrromoarapi…………..
Susssss bree yunan piçiiiii, türk dölü
he, re, t’u ngriten receptoret e fundshpines ty bythacit te zgjebosur te forumit?? Kuç or mortje, pirdhepsu nga ke dale!
Nje Shuplake e forte ne surratin e politiqenve tradhtare!
Merrini ato letrat e firmosme ne Bruksel,Bojini tub dhe futini ne b…the!
Kosoves nuk i duhet antarsimi ne UNESKO !
Qfar na duhet qe te pranohemi ne ket organizat me xhamija turke !!!
E vetmja zgjedhje eshte qe te fillon bashkimi shqipri kosove .
Kosoves i duhet qe cke me te antaresimi ne UNESKO dhe ne cilendo organizate tjeter nderkombetare. Shtet te pavarur deshet, shtet te pavarur keni. Tani dilini per zot!
@antares, mjafton “të hapësh sytë” rreth e rrotull teje dhe të mos fluturosh me presh në bythë dhe të mos “ushqehesh” me përralla “të bukura”…dhe do ta gjesh përgjigjen…(?!)
PO fitoj si gjithmon rrugaçi.
o kosova e leshit a e shifni qe vetem bashkimi eshte e vetmja zgjidhje.
ku jan ata MATUSHAT qe dun republiken e kosoves?JEPINI SERBIS CA VENESH JAN ME SHUMIC SERBE E BASHKOHUNI ME SHQIPERIN PERPARA SE TE JET VON.lajmi shum i dobet propagand puro.