"Të ndërpritet dialogu me Serbinë"

10 Nëntor 2015, 15:57Rajoni TEMA

Votimi i djeshëm kundër anëtarësimit të Kosovës në UNESCO, veçanërisht nga shtetet që e kanë njohur Kosovën, është cilësuar si dështimi më i madh i diplomacisë kosovare nga tri forcat politike opozitare në vend.

Liderët opozitarë, Visar Ymeri i Vetëvedosjes, Ramush Haradinaj i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Fatmir Limaj i Nismës për Kosovën, duke fajësuar edhe fushatën, siç thanë ata agresive dhe raciste serbe kundër Kosovës, kërkuan ndërprerjen e dialogut me Serbinë.

“Sjellja e Serbisë në raport me Kosovën, dje ka dëshmuar edhe një herë se sa e dëmshme është mënyra dhe qasja që qeveria e Kosovës i është drejtuar dialogut me Serbinë. Ne kemi kërkuar dhe vazhdojmë të kërkojmë që ky lloj dialogu duhet të ndërpritet. Kosova duhet urgjentisht të fillojë ta rishikojë çështjen e dialogut, dialog i cili duhet të fillojë me kushtëzimin e njohjes së Kosovës nga Serbia”, u shpreh Limaj.

Kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, tha se fushata e Serbisë duhet të jetë e papranueshme, veçanërisht nga udhëheqësit e institucioneve të Kosovës. Sipas tij, këmbëngulja e palës kosovare për respektimin e marrëveshjeve po dëmton në vazhdimësi Republikën e Kosovës.

“Insistimi i Republikës së Kosovës që t’i mbetet besnik marrëveshjeve të nënshkruara në Bruksel dhe në anën tjetër t’i mbetet besnik edhe këtij dialogu joparimor, është insistim që ta dëmtojë Republikën e Kosovës në vazhdimësi. Republika e Kosovës nuk mund të forcohet për sa kohë që qeveria e Republikës së Kosovës pranon marrëveshje dhe pranon dialog me armikun tonë Serbinë, dialog ky dhe marrëveshje këto të cilat po e cënojnë përbrenda republikën dhe rrugën drejt progresit dhe përparimit”, deklaroi Ymeri.

Ndërsa lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj tha se nëse liderët institucionalë nuk reflektojnë, atëherë kemi të bëjmë me status neutral të liderëve: “Qeveria e Kosovës duhet ta ndalë këtë lloj dialogu me Serbinë, ndryshe kemi të bëjmë me kryeministër, presidente dhe ministër të jashtëm me status neutral, e ne jemi republikë e pavarur. Nëse tre liderët institucionalë nuk veprojnë në këtë rast, atëherë vërtetë nuk kemi udhëheqës të republikës, por kemi status neutral të liderëve”.

Haradinaj shtoi se vazhdon të qëndrojë kërkesa e tyre për anulimin e marrëveshjes për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe dhe atë për Demarkacionin me Malin e Zi.

12 komente në ““Të ndërpritet dialogu me Serbinë””

  1. AGRON says:

    Shume kerkese e drejte nga patriotet dhe luftetaret e vertetete cive u dhimbet vertet atdheu !Por topin e luajne ish-ministrat e Miloshvicit dhe spiunet e UDB ! Kur do ta kuptojne Kosovaret dhe Shqiptaret qe duhet te ngrihen ne protesta per heqjen e kesaj klike tradhetaresh dhe nderprerjen me urgjence te ashtequajturave bisedime me Serbine ! Kane qene dhe mbeten armiq te betuar te Shqiperise !Rekomandimet e palacove te UE qe vijne , hajne , pine + q…. dhe ne fund bejne sikur po na ndihmojne duke na hequr dhe breket ! Rruga e vetme eshte vetvendosja dhe fuqizimi i ushtrise , polocise dhe kombit ne total pasi vetem keshtu rradhen qe vjen do te luftojme si te barabarte ! Duket si cmenduri por lufta eshte tek dera ! Mjafton te analizni fjalet e Irenejt + Vucic !

  2. kuq e zi says:

    qe do ta kemi nje lufte tjeter me serbine ajo nuk diskutohet
    por eshte e kote kjo lufte po nuk u fillua nga mbrenda…
    nderprerja e bisedimeve eshte minimumi sepse fushata e serbise kundrejt antarsimit ne unesko shkon kunder asaj qe firmosi ne bruksel qe zdo e ndalonte kosoven ne organizatat nderkombtare
    atehere kur serbia ben te kunderten e asaj qe firmos c’kuptim ka te bisedohet

  3. arbi says:

    Mjaft me mongolet serbe,qe jane mesuar me nje dore ne bakllava e tjetren ne kadaif,eshte koha tu pritet dora dhe bisedimet,e cdo gje te kushtezohet me njohjen e Kosoves

  4. Dasareti says:

    Bisedimet me serbine I kemi provuar tani ka disa vjet:ato nuk kane sjelle as nje gje positive per kosoven dhe popullin e saj.Edhe sikur keto bisedime te vazhdojne edhe nje shekull,ato do te bejne vetem nje”VRRIME ne uje”.Serbet kurre nuk I zbatojne marrveshjet me fqinjet e tyre(dhe sidomos me Shqiptaret).Bisedimet duhet te nderpriten menjehere,derisa Serbia genocidale te pranoje pavaresine e Kosoves,ti kerkoje falje popullit shqiptar,te pagoje demet e luftes,pa e bere ketegje,pse duhet qe te bisedohet me te,kur ne e kemi te qarte se ato nuk do te kene asnje rezultat pozitiv si gjithmone(sic e kemi provuar deri tani)?! Pse duhet qe ne te bisedojme me nje qeveri gangstere dhe arragante(pjella Millosheviciane)serbe qe ala ndjek nje politike kriminale anti shqiptare?! Shkurt:Bisedimet Kosove-Serbi,jane vetem ne interesin e Serbise dhe kursesi ne interes te Kosoves dhe popullit shqiptar.

  5. fagoss says:

    serbi me rusin

  6. fagoss says:

    Evropa eshte me rusin e serbin jo me kosoven fatkeqsisht

  7. Shqiperia e Shqipetareve says:

    @@ SERBET “DEMOKRAT” Si Vucic..Dacic…dhe Miljona Vicet..dhe cicet, nuk kane Reshtur asnjehere Luften kunder Kombit Shqipetare,dhe Vecanrisht Kosoves…
    1-Serbet nuk kane treguar as Shenjen me te vogel, te “Njohjes” se Kosovareve si Shtet…perkundrazi ata kane Shfrytezuar Bisedimet me Kosoven, per te perfituar ate c´ka kishin Humbur..dhe Serbet jane te FITUAR nga Bisedimet me Kosovaret ne Bruksel..
    2-Jane serbet ata qe Kerkojne nje Shqiperi te Dobet, nje Shqiperi Berishjane(Dhenderr Serbe),per ti ngulur perseri dhembet Kosoves..
    3-por Kur Serbet, Ndeertojne Baza ushatrake jo Shume Large Kufirit me Kosoven, kur Serbet, nuk njohin Kosoven si Shtet..kur Serbet bejne nje LUFTE te Hapur Propagandistike dhe Diplomatike ne Gjithe Boten Kunder Kosoves-Shqipetare…Del nje Pyetje e Hapur per te Gjithe Shqipetaret:Ku jane Shqipetaret???Dhe cila eshte Pergjigja Mbare-Shqipetare, kur Shikojme se Serbet perseri kane treguar Fytyren e tyre te ARMIKUT Histtorik te Shqipetareve???
    4-Marrveshjet e Qeverise se Isa Mustafes…dhe Thacit jane ne kUNDERSHTIM me Opoziten ne Kosove..athere perse Qeveria e Kosoves Ploteson Orekset Serbe..dhe nuk shkon dhe te Ulet ne Tavolinen e Bisedimeve me Opoziten…me W-Wendosjen ..me Ramush Haredinin dhe Limen??Ne funde te Fundit ..kjo Qeveri pse nuk bie ne Ujdi me Shqipetaret , por bene “Aminin” e Serbeve..kur dihet qe edhe c´do Femije Serbe eshte ne Kundershtim me Pamvaresine e Kosoves…
    @@Eshte Marrezi te Besojme se Serbet do te “Demokratizohen”,dhe do te behen “Humane” me Shqipetaret-…ata po Pregatiten per Lufte…ata po Bejne Lufte Kunder c´do Gjeje Shqipetare..prandaj..ne si Shqipetare e kemi per DETYRE te Mbrojme veten dhe trojet tona ka nje PUSHTIM I RI Serbe.
    Historia na ka treguar shume here, se Europjanet kane “Denuar” KOmbin Shqipetare, duke e Ndare ne 5-se Shtete….prandaj Shqipetaret duhet te Besojne ne te Qenit Shqipetare si KOMBE, se vetem si Kombe munde ti Kundervihemi Ekspansjonit Serbe…
    Dhe Fytyra e Politikes Europjane, nese deri Dje Mbeshteti Shqipetaret e Kosoves..shume shpejte munde te Nderroj fytyre..dhe munde ta lERE kOSOVEN Perseri ne Meshiren e Serbise….
    Politikanet e Vertet PATRIOT Kosovare duhet te Kordinojne Veprimet me ata ne Shqiperine MEME…Flase po per ata qe duan Nje Shqiperi te Bashkuar…-Qeverise se isa mustafes..dhe Thacit i kane rene “Pendet” ..asnje Leshim SERBISE..lol

  8. The Lion of Janina says:

    Te nderpritet dialugu dhe gradualisht te avullohen te gjitha pikat kufitare apo doganore ne kufirin shqiptaro-shqiptar, pastaj serbet, ruset etc. le te fusin ne bythe veton kunder Dardanise!

  9. ateisti says:

    Kete periudhe opozita ne Kosove luajti ne favor te Serbise , duke shkaktuar trazira ne parlament dhe ndaj qeverise kosovare .Ajo beri autogol ne favor te Serbise.
    N.q.s do te bashkpunonte me parlamentin e qeverine kosovare, opozita do te kishte bere lobing se bashku neper bote ne favor te futjes se Kosoves ne UNESKO.
    Tani e deri mbas dy vjeteve opozita kosovare te haje m.. e te pertypet mire.
    Ceshtja kombetare nuk zgjidhet duke punuar ne favor te Serbise e Rusise.

  10. Pelasgian says:

    Traktaktet serbo-shqipkare “respektohen” aq sa respektoheshin ish traktaktet amerikano-indiane!

    E dini vet se cilet jan amerikanet dhe cilet indianet!

  11. Shaba says:

    Ne kete rast vlen proverbi”Me mire vone se kurre{, te behet nje deklarate nga Kuvendi “Denojme Qendrimin Armiqsor te Serbise, qendrim perbuzes dhe i papranueshem per te vazhduar bisedimet. Aq me eper qe Serbia politiken genocidiste dhe raciste te e Miloshevicit e vazhdon me mjete diplomatike dhe agjitacion e propagande te hapet. Qysh tani asnje bisedim te nivelit te larte, Per cdo problem imediat do te behen zgjidhje protokollare te nivelit te ulet kufitar.

  12. E po kjo pune! says:

    ne e bejme mullar vete… bashkimi eshte i vetmi realitet dhe sa me shume vonojme aq me shume komplikohet ai se Serbia dhe bota sllavofile nuk ha bar. Te behemi pak te medhenj se ashtu shtyjne bythet te tjeret dhe te lirojne karriken dhe pastaj kemi pune me grekun se boll e fshehu gjene e tjetrit. Presion politikes per bashkimin dhe nderkohe vec lobim ne Amerike per kete pune. Tensionimi me Rusine i perendimit favorizon me tej kauzen shqiptare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje