Në Paris u zhvillua konferenca e përgjithshme e UNESCO-s, takim që u mbajt për të promovuar edukimin si edhe për të ndaluar rrjedhën e ekstremizmit të dhunshëm.
Teksa bota përballet me një kërcënim që nuk njeh kufij, anëtarët e UNESCO -s treguan angazhimin e tyre në përballimin e kësaj sfide duke cilësuar dijen dhe arsimin si “armën e duhur”.
Pjese e kësaj konference ishte edhe ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, e cila vuri theksin në anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, duke e përmendur rolin e saj në shumë organizata ndërkombëtare, si një realitet gjeopolitik në Europën Juglindore.
“Anëtarësimi i Kosovës në Unesco, është jo vetëm i nevojshëm, por mëse i merituar. Kosova me historinë, popullin, monumentet dhe kulturën e saj, ka ruajtur një pjesë të mozaikut kulturor të Ballkanit. Të gjithë shtetet e tjera të rajonit janë anëtare të UNESCO-s dhe do te ishte absurde, madje dhe qesharake, që një anëtar i familjes së Ballkanit të mos jetë edhe formalisht brënda organizatës më të madhe në aspektin e kulturës dhe arsimit, ndërkohë që Kosova është pjesë e saj prej lidhjes së saj organike dhe historike. Kultura nuk njeh kufij adiministrativë. Kultura nuk mbrohet duke përjashtuar Tjetrin, përkundrazi, ajo pasurohet nga shkëmbimi dhe përfshirja. Ky është thelbi i ekzistencës së UNESCO-s”,u shpreh Kumbaro.
Ndërkaq nga ana tjetër ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov u shpreh kundër përdorimit të UNESCO-s si mjet për të legjitimuar “shtetin e vetëshpallur të Kosovës” – sipas tij.
“Me gjithë vështirësitë e jetës politike ndërkombëtare, është e rendesishme shmangja e politizimit ne aktivitetet e UNESKO-s, ku ne aktualisht jemi dëshmitarë në lidhje me përpjekjet për t’i hapur rrugen anëtarësimit te Kosoves, në shkelje me rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, tha Lavrov.
Për ambasadorin serb në Rusi Sllavenko Terzic, fakti i anëtarësimit të Kosovës në Unesco , është dëshmi e një krize të thellë të të drejtës ndërkombëtare, një krizë e botës së sotme- u shpreh ai. Më 21 tetor, Komiteti Ekzekutiv i UNESCO-s e bëri një rekomandim për anëtarësimin Kosovës , por votimi për të dhënë verdiktin përfundimtar do të mbahet ditën e hënë.
Te gjitha pasqyrat ku duan te “kapen me thonje” serbi dhe rusi nuk I mbajne dot se nuk Kane asnje baze ligjore nderkombetare,VETEM mentaliti preistorik.
le t futet n unesko edhe krahina e mirdites sepse ka grupin ciftelija si monument kulture,le t futet edhe krahina e tropojes sepse ka shpellat e famshme neandertale.
pastaj te futet edhe ishulli i sazanit si anetar me te drejta te plota,sepse ka shum gur dhe bunker
qyteti i shkodres duhet te jet anetar ne unesko se esht bastjon antikomunist ne histori,me perfaqsues te njohur si vasil shanto,qemal stafa,vojo kushi,sadik stavaleci xhorxh martini,(stergjyshi i anxhela martinit pa brek) si dhe grupin komunist te shkodres..
fusni ne unesko edhe rrethin e skraparin sepse ka malin e tomorrit si qeleshe n kok.
TY “DRONI” TE HYFTE ATJE KU S’THUHET GJITHE “AERODROMI”.
ai qe ska respekt per veten nuk meriton te ekzistoje
bravo ,per kete hap te madh te Kosoves !
dhe ,duhet pune dhe unitet si komb ,sepse bota eshte zgjuar e vetedijshme se ka bere masakren me te madhe ,me copetimin e vendit tone ,ku nuk ka kercenuar asnji vend tjeter….vetem interesa te komshive tane !
komentet e tjera me ironira jane kokloqellik,e antishqiptallik,dhe rasti me i lehte….injorance ~!
Deri ne shekullin 19,nuk kishte kish autoqefale ortodkse serbe,te gjitha kishat ishin te shqipetareve,dhe fill pas shtrirjes se elementit rus ne balllkan,u instalua kisha ortodkse serbe,dihet boterisht se te gjitha ikonat e kishave ortdokse jan te lementit shqipetar,njashtu edhe kishat ortodokse greke kan te njeten histori,me pranimin e kosoves ne UNESCO,qeveria e kosoves duhet menjheher te kerkoj nga patriarkana e stambollit qe ne kosove te zyrtarizohet si shterore kisha autoqefale e shqipetareve,