E përdhunuar 43 mijë herë! Historia tragjike e Karla Jacintos

11 Nëntor 2015, 19:39Lifestyle TEMA

Karla Jacinto është e ulur në kopshtin e saj të qetë. Ajo sheh qetësisht lulet dhe dëgjon hapat e njerëzve që ecin rrugëve të Meksiko City.

Ajo sheh në sy gazetaren e CNN dhe i thotë qetësisht se është përdhunuar 43 mijë e 200 herë.

“Pasi rashë në duart e trafikantëve kaloja deri në 30 meshkuj në ditë, shtatë ditë javës për katër vjet rresht. Jam përdhunuar 43200 herë”, thotë Karla.

Historia e saj është përmbledhja e realiteti të trafikimit të qenieve njerëzore në Meksikë dhe SHBA.

Një botë e errët që ka shkatërruar jetët e mijëra vajzave të reja në Meksiksë, ashtu si Karla.

Trafikimi i qenieve njerëzore është një biznes fitimprurës në Meksikë dhe nuk njeh kufij.

Kanali kryesor i trafikut është Meksiko City-Atlanta-Nju Jork.

Por jeta e Karlës ka nisur në mënyrën më mizore që në kur ishte pesë vjeç.

Ajo është abuzuar seksualisht nga një i afërm i saj në moshën pesëvjeçare.

Kur ishte 12 vjeç ajo u shënjestrua nga një grup trafikantësh të cilët e joshën me para dhe makina të shtrenjta.

Ajo ra në kontakt për herë të parë me një trafikant, i cili e qerasi me një ëmbëlsirë dhe e ftoi në xhiro me makinë e tij.

Ata shkëmbyen numrat e telefonit dhe kur ai e telefoni pas një jave Karla tha se u ndje e emocionuar.

“Kur e pashë të vinte me një makinë luksoze u befasova. Ishte e pabesueshme për mua. Ai më tha të dilnim atë darkë me të dhe vizituam disa vende”, tregon Karla.

Nuk u desh shumë kohë që 22-vjeçari ta bindte Karlën të arratisej me të.

Kur Karla u kthye një natë pas disa javësh mungesë në shtëpi e ëma nuk ia hapi derën.

Aty filloi kalvari i vuajtjeve për të renë meksikane 12-vjeçare.

4 vite ferri

“Disa ditë pasi shkuam të jetonim bashkë ai nisi të më urdhëronte se çfarë duhet të bëja. Më prezantoi me klientë dhe më shpjegoi se kjo do të ishte puna ime”, thotë Karla.

Ishte fillimi i katër viteve ferri.

Ajo e nisi punën si prostitutë në Guadalahara, një ndër qytetet më të mëdha meksikane.

E nisja punën në orën 10 të mëngjesit dhe e mbaroja në menatë. Shkoja me 20 meshkuj në ditë. Disa prej tyre qeshnin kur unë nisja të qaja nga dhimbjet”, rrëfen Karla me të njëjtën qetësi.

Por puna e saj nuk u përqendrua në vetëm një vend.

Ata ndryshonon shpesh qytetet në kërkim të klientëve të rinj dhe të pasur.

Puna u shtua dhe ajo shkonte me 30 meshkuj në ditë.

“Por veç lodhjes nisën dhe të më keqtrajtonin. Tutori im më rrihte me rripin e pantallonave nëse hyja në muhabet me klientët, me grushta dhe çfarë të kishte në dorë. Më thoshte se më lezetonte fakti i të qenit kurvë”, tregon Karla.

Pastaj ajo u bë nënë…

Një ditë kur ajo po punonte në një motel prostitucioni, një polic u shfaq.

Ata përzunë atë dhe gjithë klientët. Karla thotë se ata e mbyllën motelin. Ishte dita e saj me fat. Policët shpëtuan atë dhe vajzat e tjera prostituta.

Por fati nuk zgjati shumë. Policët u thanë të mbanin pozicione erotike dhe tu bënin video.

I kërcënuan se do tua nisnin familjeve të tyre nëse nuk bindeshin.

Karla ra prapë në duart e tutorit të saj.

Në atë kohë Karla u mori vesh se ishte shtatzënë dhe pa muaj më vonë u bë nënë. Ishte 15 vjeç.

Babai i fëmijës ishte tutori i saj.

Ai i tha se do t’i vriste fëmijën nëse nuk i bindej.

Ai i mori fëmijën menjëherë pas lindjes dhe ajo nuk e pa më deri sa fëmijë shkoi një vit.

Përfundimisht Karla u shpëtua në 2008 gjatë një lfute kundër trafikut të qenieve njerëzore në Meksiko City.

Ajo ishte 16 vjeçe kur shpëtoi përfundimisht nga ferri i prostitucionit./Përgatiti Amarildo Lumani.

14 komente në “E përdhunuar 43 mijë herë! Historia tragjike e Karla Jacintos”

  1. dmth ja paska kalu Transit brazilian amorildo kjo !

    1. RRADIKAL says:

      kush je ti ore kafshe…me(seshte per te ardhur keq)po te trajtojne ty ne kete menyre ore KAFSHEEEEEEEEEEE !!!!!

      1. s’eshte per te aardhur keq -qe ja ka kalu Transit brazilian ,
        jo per kte femer fatkeqe o RADIKALI TRANS ,
        me hongesh karin ti me gjith lajmet e tua perverse yyyyyyyyyt shkerdhata mediesh

  2. E po kjo pune! says:

    eh mor Enver, nuk guxonte te prekte keshtu ne mase dhe diten me diell femren… sot eshte bere placke cdo gje, kerkes-oferte!

  3. ustai says:

    Me nje llogari te thjeshte i bie qe ne 4 vjet kjo femer ska pushuar nje dite te vetme dhe as eshte semure kurre sepse ne çdo dite ka kaluar 30 akte seksuale, pak e veshtire per tu besuar sepse edhe prej hekuri ta kete pasur kjo do te zhbjellohej.

    Lajme alla tema per tu konsumuar.

  4. qafiri says:

    Ore po menstruacione ka patur kjo apo lesh, i ka vene tape.
    Plus sa ka qene koha e nje akti se del jashte kohes se mundshme. Genjeni o te uruar por me lezet.

  5. Edi Rama??? says:

    …Mire qe i paske Numeruar ti moj “MOter”…rastet e Perdhunimit???43-mije here ???
    Pastaj te qenka rritur edhe “Puna” nga 20-te ne 30-te ne Dite..pra duke se ja “More Doren” kesaj pune Fitim-Prurese…
    1-12-te vjece dole ne “Shetitje” dhe pastaj Nderrove Numrin e telefonit..me 22-vjecarin…epo Meksikane je…..pse u dashka te te Gjykojme apo keq-interpretojme….pra shkurt ta ka dashur “Xhani” themi ne Katunaret e vaqorrit..lol

  6. niku.tj says:

    meksikan nuk e din kush eshte nena dhe baba dhe kjo flet per perdhunim

  7. Lleshi says:

    Jo ska faj gazeta eshte i njejti lajm identik tek cnn international i sotem. Dhe perkthimi eshte korrekt. Ka lajthit cnn me duket se jam dakord me qafrinin qe llogarite nuk dalin.

  8. Zonja Milo says:

    Vetem Enver Hoxha i bente zap Keta zuzar !

  9. tfgs1 says:

    me 69 mije here Hanemja e Zikes qendron ne vendin pare……….

    1. janullos te puc says:

      janullo e ka henger 45 mije here ne bith dhe nuk ankohet!

  10. arben says:

    Kush guxon ti preke femres qofte dhe nje fije floku pa deshiren e saj meriton denimin me te rende dhe ne radhe te pare nga zoti.Por ne kete shkrim ngaterohen shume gjera dhe behet jo vetem I pabesushem por edhe cinik pasi synon te mashtroje lexuesit.Nje femer ne moshe normale qe do kalonte nje kalvar te tille nuk do arinte te dilte gjalle per 1 vit e jo me nje femije e mitur paska rezistuar 4 vjet e sot sipas fotografise qe shohim eshte per mashallah.Turp per te tille gazetare karagjoze qe shkruajne apo perkthejne te tilla marezira si dhe per redaksine qe I boton.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje