Rama: Ka rritje ekonomike, por nuk mund të bëjmë magji

11 Nëntor 2015, 15:55Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama, gjatë turit të Partisë Socialiste “Të pastrojmë më tej Shqipërinë”, deklaroi nga Durrësi se ekonomia shqiptare ka rritje, por jo në ato nivele sa të ndihet në çdo familje.

“Ka rritje, por nuk ndihet siç duhet. Nuk mund të bëjmë magji, por vetëm mund të vazhdojmë operacionin dhe me kurajo e durim të shkojmë drejt të gjitha etapave”, tha Rama.

Në lidhje me reformën në arsim, kreu i qeverisë nënvizoi se edhe ata që sot nuk janë të bindur për të, “do ia shohin hajrin”.

Ndërsa ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, vuri theksin te vjedhja e energjisë: “Në Shqipëri po bëhej vjedhja më e madhe e regjistruar ndonjëherë, ajo e energjisë elektrike. Sot, buxheti i shtetit shpenzon 3 herë më pak për të blerë energjinë dhe këto para’ shkojnë në investime për shkolla”.

Ministri i Brendshëm shtoi se populli e dha votën në mënyrë që qeveria të luftonte krimin, korrupsionin dhe të vinte drejtësi.

“Na zgjodhën për të luftuar krimin dhe korrupsionin. Gjithashtu, për të shkallmuar padrejtësinë në sistemin gjyqësor. Vota e 23 qershorit ishte besim dhe nxitje për ta bërë Shqipërinë një vend më të drejtë”, tha Tahiri.

13 komente në “Rama: Ka rritje ekonomike, por nuk mund të bëjmë magji”

  1. Loran shehu says:

    Hahahahaha po 100 ditet enpara ku iken

    1. Cubi says:

      Ka rritje ekonomike te mafias dhe varferi te popullsise.

  2. Ashtu thomi dhe une, te punojme me pllane 5 vjecare duka kaluar na njera fitorje ne tjatren.

  3. XhaBarka says:

    Kjo rritje ndihet te Familja e Zenit,Gites,Olsit,Xhozit,etj si pune tyre,se tek familjet e shqiptareve te thjesht ka vec rrenim e fukarallek!!!

  4. Qeveria says:

    Ky eshte mashtrus

  5. Sander Frangaj.. says:

    Q..robt..!!

  6. pirdh-pirdh says:

    Ne krye te pritshmerive te shqiptareve ndaj Rilindjes ka qene vetem nje gje :
    PUNE – PUNE – PUNE – PUNE – PUNE – PUNE PUNE – PUNE – PUNE PUNE – PUNE – PUNE

  7. kaqi i zi , 100 % antikamunist says:

    O Edo paret i kane vjedh kelyshet e shqupit ,vetem po tua sekuestrosh atyre shendoshen financat e shqiperise.

  8. lartegjatesia e tij edvin vet rama says:

    Hahahahaha

  9. katarakti says:

    Rama po perpiqet per te bere shtet. Por shqiptaret dembele dhe hajdute nuk e kane qef shtetin. Ata duan te vjedhin energjine elektrike, te mos paguajne ujin, tregtaret nuk duan kontrolle dhe kupona, te tjeret duan te mbjellin hashash qe te behen milionere nje ore e me pare. Studentet duan diploma te blera dhe pa mund. Me perpara tyre Shkelzeni me shoke e çuan gjithe Shqiperine per skrap. Mjere Edi Rama me ke ka te beje. Vetem nje i çmendur si ai do te beje shtet. Por stan me lepuj dhe shtet me çakej nuk behet. Siç duket ai nuk e di kete.Ia qaj hallin.

  10. nje lexues normal says:

    Ke plotesisht te drejte , Katarakti , ne nuk bejme dot shtet demokratik , tek neve ben pune vetem shteti diktatorial . Te mos paguash energjine dhe t’a vjedhesh ate , te mbjellesh tere vendin me droge , te mos paguash asnje takse , te blene diploma universitetesh njerez qe nuk dine te shkruajne shqip , te ndertosh pa leje ku te duash ti , te zbresen nga malet e te pushtojne tokat e ish shtetit , apo toka private , ne Tirane e gjetke , qindra-mijra shpellare , ja keshtu duam neve . Edi Rama , nuk terhiqet nga vizioni i tij per te krijuar nje shtet ligjor , normal e demokratik , ai e ka deklaruar disa here “une do krijoj shtet ligjor edhe me koston e humbjes se elektoratit , po deshet me votoni , po deshet votoni nje tjeter , une nuk kam lindur Kryeminister , por sa te jem i tille , do te bej reformat qe kane bere te gjitha vendet evropiane” .

  11. hasan says:

    Po ku i keni shkollat ju more genjeshtare te felliqur?

    Vetem me leket qe ka vjedhur Ilir Meta, Shkelzen Berisha dhe Edi Rama mund te ngrije mijera shkolla. Me leket qe kane vjedhur zagaret e tyre mund te shkolloje ne shkollat me te mira te botes me mijera studente qe te ktheheshin dhe te punonin ne Shqiperi. Dhe papritur Shqiperia do te ishte nje vend per tu patur zili.

  12. nje lexues normal says:

    Edhe ato shkolla te larta , qe mbeten me kembe mbas mbylljes se kijoskave qe shisnin diplloma , jane te teperta per popullsine tone . Mjaftonte gjysma e tyre . Ti Hasan , pyet ku i kini shkollat ? Po pse , di ndonje vend ne Shqiperi ti , qe Qeveria e ka lene pa shkolle ? Tjeter : Kush te ka thene ty , qe Edi Rama na paska vjedhur para’ ? Neqoftese ti ke dokumenta , shpjeri ne prokurori , prokuroria dhe gjykatat , jane po ato , te emeruar mga Sali Berisha dhe do te ishin te lumtur te prisnin nje denoncim kunder Rames .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje