Tahiri prezanton projektligjin për Sigurinë Publike: Për garantimin e jetës së qytetarit, partnerë të gjithë

11 Nëntor 2015, 11:17Kronika TEMA

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka prezantuar projektligjin për “Sigurinë publike”, ku tha se policia duhet të jetë e hapur me qytetarët.

Gjatë prezantimit të të dhënave, ministri Tahiri tha se vrasjet janë ulur në nivelin historik dhe kjo cilësohet si një arritje.

“Duhet të bëjmë më shumë në luftën kundër korrupsionit në radhët e policisë. Në këto dy vjet jemi në rrugën e duhur që policia të jetë e hapur për qytetarët“, tha Tahiri.

Sipas Tahirit, Ligji ka partner jo vetëm subjekte të ligjit, por për të garantuar sigurinë e qytetarit bashkarisht janë të gjithë bashkë partnerë.

“Ne mendojmë që pushteti vendor është partner më sëpari për të garantuar që kopshtet apo sheshet publike ku ka kënde lojërash për fëmijët të jenë të monitoruar në mënyrë adekuate për të pasur siguri për fëmijët tanë dhe për fëmijët e qytetarëve”, pohoi Ministri i Brendshëm.

Më tej ai duke u ndalur në detaje të draftit, që iu prezantua sot grupeve të interesit, shpjegoi situata dhe domosdoshmëritë për ndërhyjre në infrastrukturë, sidomos për sigurinë e bankave e njësive tregëtare.

Në disa raste duhet gjeo-lokalizuesi elektronik ose GPS në gjuhën e përditshme, për të bërë lidhjen e sinjalit të alarmit  me sallën qëndrore të komandimit të Policisë së Shtetit  kjo vlen kryesisht për bankat dhe në njësitë e mëdha tregtare në mënyrë që hallka ndërmjet njësisë tregtare që kërcenohet dhe Policisë së Shtetit të shkurtohet .

Ka pasur praktika më parë, ka praktika në botë ku sinjali i alarmit që shtyp punonjësi i bankës apo njësisë tregtare shkon menjëherë në sallën e komandimit të shtetit duke bërë të mundur reagimin e menjëhershëm të policisë dhe duke shmangur apo mënjanuar kohën e tepërt në dispozicion të policisë private, tregtarit, policisë vet, për të marrë njoftim dhe për të shkuar në vendin e ngjarjes. Në disa raste duhet policia private, pra kontraktimi i shërbimit të sigurisë private“, tha Tahiri.

Ligji detyron edhe shkollat në tërësi të marrin masa shtesë për të rritur parametrat e sigurisë.

“Ne mendojmë që Ministria e Arsimit dhe institucionet e arsimit janë partnerë për të garnatuar më shumë siguri nëpër shkolla, jo vetëm për ngjarje kriminale por mësëpari për ngjarje që sot në perceptimin e të rinjve as konsiderohen si ngjarje kriminsale, fut këtu edhe konsumimin e lëndëve narkotike apo fut këtu  hyrjen e personave të paautorizuar në institucionet e arsimit”, shtoi ministri.

Tahiri veçoi si element monitorimin adekuat të këtyre ambjenteve, si partnerin më të mirë që mund të ndërtohet nëpërmjet bashkëpunimit të Policisë së Shtetit me Drejtoritë Arsimore dhe me institucionet e arsimit, publike apo private.

Kamera sigurie do të vendosen edhe në autobuza dhe mjete taksi.

Ne mendojmë që një shoqëri private autobuzash që bën transportin publik atë të përditshmin është partneri ynë sepse duke pasur një kamera sigurie brenda në autobuz do të jetë thuajse pamundur ose të paktën do ndihmojë në parandalimin paraprak ose padyshim do të ndihmojë policinë në hetimet për atë që vjedh xhepin e qytetarit në autobuz dhe kjo sigurisht që ndihmon dhe për ngjarje të tjera penale, pra për ngjarje kriminale që ndodhin në një vënd tjetër por krimineli ose keqbërësi që ka shkelur ligjin ka qarkulluar apo ka lëvizur me transport publik dhe e njëjta gjë vlen për taksitë. Dhe për taksitë sepse jo rrallë ndodh ata që shërbejnë në këtë shërbim bëhen bartëse të rrezikut dhe të zgjidhjes”, theksoi ministri Tahiri.

1 komente në “Tahiri prezanton projektligjin për Sigurinë Publike: Për garantimin e jetës së qytetarit, partnerë të gjithë”

  1. figaro says:

    Sajmir mafiozi duhet te pergjigjet per fabriken e droges ,ku ishte dora vete ,qe fatkeqsisht u kap nga gjermanet ,ku shef te finances kishte emeruar Nipin e Enver Hoxhes. Dhe bomba e dyte makina e Tij me kusherinjte qe nuk kapen kurre nga policia e shtetit ,por ne vend te ketij kapet Zagani ,qe deklaroi krimin qeveritar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje