Fluksi i refugjatëve, Meta: Shqipëria, gati të luajë rolin e saj

12 Nëntor 2015, 10:41Politika TEMA

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, duke folur në një konferencë mbi të drejtat e emigrantëve nga vendet e luftës, ka deklaruar se Shqipëria është e gatshme të luajë rolin e saj në përballimin e kësaj sfide.

“Shqipëria po bën dhe do të bëjë përpjekje për të lehtësuar këtë problem. Ne jemi të gatshëm të përballemi me fluksin e refugjatëve në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë”, ka thënë Meta.

Duke e vlerësuar respektimin e të drejtave të njeriut si një tematikë kyçe, Meta ka theksuar se, “çdo individ që ndodhet në territorin e Shqipërisë duhet të trajtohet sipas të drejtave ndërkombëtare”.

“Falenderojmë Avokatin e Popullit për punën që po bën në këtë drejtim. Shqipëria, si vend anëtar i NATO-s dhe kandidat për në BE, ka detyrimin të tregojë solidaritet, brenda mundësive të saj, në përballjen me këtë krizë humanitare”, ka shtuar Meta.

2 komente në “Fluksi i refugjatëve, Meta: Shqipëria, gati të luajë rolin e saj”

  1. AGRON says:

    Cfare flet ky trangull !! Ne jemi vete per te shkuar refugjat dhe ky thote qe jemi gati te presim ! Me shpresen qe europa te derdhe para te cilat pasi te vidhen nga keto tranguj do te na nxijne emrin edhe me shume!Refugjatet kane marre rrugen per ne vendet ku i garantohen te drejtat si refugjat , ku per ata dhe per femijet ka mundesi prosperiteti , aresimi , ndihme sociale etj te cila ne nuk arrijme ti bejme per popullin tone!

  2. LLOTARIA AMERIKANE says:

    PO,NJE TUNEL NGA aziatiket deri ne Tirane prej nga te vijne skllevrit qe po sillni dhe droga kalon pa pengesa.Ku eshte e keqja ketu?(!) – U intereson largimi i shqiptarve dhe popullimi me skllever aziatike e afrikane. Kjo eshte ceshtja

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje