Në një intervistë për “A1 Channel” në Shkodër, Spartak Braho shprehet se reforma në Drejtësi nuk mund të votohet pa opozitën, ndërsa i kujton Edi Ramës se Ilir Meta ka parashikuar gjithçka në konfliktin për ndryshimet në qeveri.
Zoti Braho, si e vlerësoni dorëheqjen e ministrit të Drejtësisë Nasip Naço, mendoni se ka probleme brenda maxhorancës qeverisëse?
Dorëheqja e zotit Naço ishte një veprim qytetar që duhet vlerësuar. Në përgjithësi, të dy aleatët, Ilir Meta dhe Edi Rama, kanë rënë dakord për lëvizjet e tyre politike, rrugët ku do të ecë koalicioni, programin ku do të arrijë ky koalicion. Natyrisht punët nuk shkojnë vaj dhe ka nevojë për rifreskim të qeverisë. Mendoj se janë të domosdoshme.
Dorëheqja e Nasip Naços nga shumë analistë është cilësuar si presion i kryetarit të LSI-së ndaj Kryeministrit Rama për ndryshime në kabinetin qeverisës, por që Kryeministri Rama i ka mohuar. Ju si mendoni?
Ilir Meta është një shahist i mirë në politikë. Kur bën një lëvizje politike, parashikon edhe 40 të tjera më pas. Meta luan me të tëra figurat, edhe me ushtarët. E kam thënë dhe një ditë më parë se këto janë impulse jo vetëm për ato që ka thënë kryetari Meta, por edhe për ato që ka thënë edhe Kryeministri Rama. Burri luan, guri s’luan! Shpresojmë edhe për ndryshime të tjera. Gradualisht, brenda këtij viti, besoj se do të ketë edhe përmirësime të tjera.
Duket se Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Partia Socialiste nuk kanë përputhje të plota qëndrimesh sa i takon reformës në Drejtësi, për këtë ju keni dërguar pranë Komisionit të Venecias dhe propozimet tuaja…
Reforma në Drejtësi kërkon shumë energji, punë profesionale. Në shumë pika janë gjetur koncepte dhe qëndrime të përbashkëta me opozitën. Për shembull, ligji për dekriminalizimin pothuaj është dakordësuar plotësisht. Sa i takon reformës në Drejtësi, ne mbështesim idenë se ajo duhet të jetë konsensuale. Nuk mund të bëhet reforma në Drejtësi pa pjesëmarrjen e opozitës. Rrugës ndeshemi dhe me koncepte të ndryshme. Ne kemi qenë kundër idesë për mjekësinë falas. Unë i përkas atij mendimi që Shqipëria është në rrugën e duhur, sepse po të bësh analizën se si erdhi e majta në pushtet, duhet të kemi parasysh gropën ku kishte përfunduar ekonomia shqiptare.
Jo pak është folur në opinionin politik për zgjedhje të parakohshme. I shihni në horizont këto zgjedhje apo mendoni se ato do të zhvillohen në 2017-n?
Zgjedhje të parakohshme ka kur ka krizë politike, aktualisht ne nuk jemi në krizë. Kriza është tek e djathta institucionalisht. E majta nga ana e saj është defiçente sa u përket premtimeve, por jo se ka krizë. Ne jemi të aftë të miratojmë ligjet që kërkojnë 3/5-at me 84 vota. Nëse opozita nuk pranon ndryshimet kushtetuese, do të ishte një kosto e madhe për të, ashtu si në ’98-n.
Ju jeni një socialist i vjetër, si e shikoni Edi Ramën në krye të Partisë Socialiste?
Historia e PS-së kërkon më shumë respekt për ata breza që punuan në këto 25 vite. Në përvjetorin e qershorit, nuk pashë figurat historike. Historia nuk fillon kur vjen një apo një tjetër, këtij fakti duket se nuk i shpëtoi Edi Rama.
me duket se do bej nje ndeshje me kasparovin ky meta dhe pastaj kur ta mundi do behet i madh fare . na ndricoooooo o ilir meta
Di Ilir Meta te shantazhoj por ama di dhe Edi Rama akoma me mire.I pari ka filluar furtunen ne tavoline mbifushen e shahut ndersa i dyti ka filluar betejen ne shesh t’mejdanit..mesazhi eshte i qarte,asnje minister i PS nuk leviz,ti te tute levizi nga dy apo tre here po te duash,un jam ne fushate ne cdo moment qe ti do prishesh aleancen shihemi tek kutia e votimit…
Tak Braho, trojani i like floririt
O Toni ! Nuk mbahet shteti me Mrika e L Nikolla me B Amet e D Gjiknur e kryesorin Tahiri. Nuk mbahet shteti me Briseda e me Lizat e lushnjes. Duke patur gjithe ato figura si Xhafa, Angjeli, Fino e Majko etj. Nuk mund PS te perfaqsohet me Shalsat e kompani.
Shume mire e keni menduar 40 levizjet e njepasnjeshme, por …kini kujdes se mos ju bjere tavani .
Nuk e morem vesh, Z.Naço u (ter)hoq per aresye personale, apo e hoqi Likja?
Shahist eshte edhe Kasparovi por Putini tall b.. me te. Edi Rama mendoj se vazhdon qe te jete pozitiv por e ka menderosur me Klanin e Klanit por sic duket eshte i kushtezuar nga faktori Meta qe eshte shume i veshtire. Te pakten ata qe kane dy pare mend e kuptojne qe Meta mbron Saliun nga burgu si vrases. Sa me shpejte te behet e qarte kjo aq me kollaj e ka Rama te merret me Meten. Pastaj te shohim pordhet e Brahos dhe Mananjit qe behen gjasme si anti-Sali. Pastaj ndryshimit te kushtetutes me referendum nuk ka kush ti dale kundra.
Edi Rama duhet te kete parasysh qe arrogancen nuk mund te na e shesi gjithe kohen si “Class” se pastaj te del boja dhe del si trap nganjehere. Nese nuk e do Meten neper kembe dil publikisht shpjegoja popullit dhe shko ne votime. Merr ca keshilla nga Skender Gjinushi se ai i lexon kollaj keta mafioze.
Kjo e ka ndihmuar te tall bythen si me Berishen dhe me Ramen ai shkerdhate.
Jo vetem 40 levizje te beje Likje kufoma o balashi Braho po te se si grumbullim plerash qe jeni detyrimisht do dekompozoheni dhe do clironi lloje te ndryshme era te felliqura.Sa per kavallin Rama mire tja beni se u tregua idiot e kaluar idiotit se per pushtet se parashikoi se po te flesh mbi pleh(Kufome Like dhe klanin mafioz lsi) do sdo do mbash ere e do te hipin gjithe llojet e paraziteve si krimba,pleshta ,buburece e shume te tjera.Nje grope gjirizi si LSI e kufoma Like ske si mos presesh lloj lloj filleqesira duke kaluar sa me ortakun e saj Berishen tek Nano plera e deri tek Rame gallofi dhe se ka per gje .Dil e mbrohe o matufi Braho se ishe me gjirizin LSI dhe u fute ne votime ne listat e uzopatorit te PS Rama dhe i ben karshillek si nje race pa dinjitet e te peshtire.
Ik ore galloshe e vjeter, servili i peshtire i Ilir Metes.
Shahun po e loz me Ramen ky apo me Berishen?
Spartak bej gati sapunin dhe ilacet e prostatit se do i kesh te gjata “pushimet” bashke me Koklopen. Fustani me dekolte mbrapa do te te rrije mire. Hiq bajamet dhe majasellin. Valvol zemres dhe aparat tensioni me vajguri. Protezat lerja ne shtepi sat shoqeje.
Eshte fatekeqesi qe akoma te shikosh e te degjosh ç’fare flet e shkruan ky person.