Deri pak ditë më parë, Lulzim Basha fliste për mosbindje civile.
Por, nga dita e sotme, ai thotë se do organizojë protesta massive, për të rrëzuar qeverinë.
“Ju bëj thirrje qytetarëve të bëhen pjesë e kësaj proteste madhështore qytetare. Ne mbështesim pa asnjë kufizim, ne mbështesim tërësisht protestën e ligjshme të studentëve. Ne jemi në krahun e tyre dhe kërkojmë zhbërjen e këtij ligji klientelist dhe korruptiv dhe dhënien e të drejtës kushtetuese të arsimit publik me tarifa të përballueshme nga prindërit dhe familjet e studentëve shqiptarë”, tha Basha.
Por nuk është vetëm kaq. Pas disa muajsh akuza kundër Ilir Metës, Lulzim Basha ka ndryshuar shënjestrën tek Edi Rama, për të cilin thotë se është kryeministri më i korruptuar në Ballkan.
“Edhe në tetor gropa është sa në shtator 35 milionë dollarë, muajt e aksionit, që sipas kokoshit poturembushur por krenar, do të rezultonin 335 milionë deri në fund të vitit. Dy vjet i mbajti boja, vërtet ka nevojë Shqipëria për pastrimin, por pastrimi nis nga Edi Rama. As paqe, as zhvillim. Vetëm rrokullisje. Qytetarëve nuk u kishte shkuar në mendje se këa erdhen vetëm për të vjedhur. Janë të kapur me letra, me fakte dhe nga partnerët. Nuk ka zot t’i shpëtojë”, tha Basha.
Kreu i opozitës është i bindur se ka ardhur koha për të udhëhequr revoltën kundër qeverisë.
“Askush nuk mund të pranojë me një qeveri që vjedh pa pushim dhe sillet si një bandë me qytetarët. Fryma po tregon drejtimin e ri të rrugëdaljes, të përballjes. Nuk ka më kohë, as arsye për të mos e bërë. Shpresat e ndokujt se kjo qeveri mund të korrigjohej kanë marrë fund”, tha Basha.
Pirdh,Pirdh ore KRIMINEL,kujton ti se populli ju don ?
Qeveria eshte e popullit dhe jo e Pd-se.
go people go ..
Lodhesh kot o Lulush, nuk ta fryn me njeri per pa dale ne gjyqe per parate e vjedhura.As rrogen nuk e justifikon me kte opozite qe ben!
Jane informuar qe do arestohen dhe tani e vetmja Alternative eshte rezimi i Qeverise. Po kush eshte ai budall qe del ne protesta per Ta?!
DOSMODO I JA ZHELESFINA O KOKA JOTE O KOKA RAMES BILE I DHA DHE AFAT.
foli ky lul damotja, ky “ua mami”? do me behej qejfi te te shikoja ti zije vendin rames vec per ti treguar loqes qe ja cndodh kur nuk te fut mrapa hekurave ene ty ene ate kafshen tjeter po ce do qe rama as ka per ta rrujt se do shkoje te nxije bythen prape ne france ndersa taksirat populli do vazhdoje te mbaje te gjatin brenda