Një televizion rus ka transmetuar aksidentalisht planet e Kremlinit për krijimin e dy supersilurëve bërthamore.
Televizioni NTV ka transmetuar pamjet e një zyrtari të lartë rus duke parë planet e ndërtimit të dy silurëve “Status-6”.
Projekti flet për krijimin e silurëve që do të mund të lëshohen nga nëndetësja e madhe ruse “Rubin” dhe përmbajnë lëndë radioaktive.
Synimi i krijimit të tyre është që të godasin dhe infektojnë zona të mëdha me lëndë radioaktive.
Pamjet janë filmuar gjatë një takimi të presidentit Putin me zyrtarë të lartë ushtarakë në detin e Sochit të hënën që lamë pas.
Pamjet u transmetuan direkt të martën në mbrëmje dhe më pas u fshinë dhe nuk mund të gjenden online.
Por sipas ekspertëve ushtarakë nuk bëhet fjalë për një “aksident”.
Televizioni që transmetoi pamjet është i ndikuar nga qeveria dhe pamjet janë transmetuar qëllimisht.
Ekspertët e huaj mendojnë se Putin qëllimisht ka reklamuar prodhimin e këtyre superpredhave.
Ai do t’i bëjë të ditur rivalëve të tij se është i përgatitur për gjithçka./a.l
po tallen se kan ca simethen ue ue ue
LOOOL ja dhe propaganda ruse eshte vene ne levizje