Luan Rama: Raporti Rama-Meta nuk është rozë

13 Nëntor 2015, 09:09Politika TEMA

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama, thotë se marrëdhënia mes Edi Ramës dhe Ilir Metës nuk është rozë.

Përgjithësisht bashkëpunimi është funksional dhe korrekt.

Natyrisht ka probleme.

Ne kërkojmë ndryshim të dimensionit të qeverisjes, ndryshim të produktit të qeverisjes.

Raporti Rama-Meta nuk është rozë”, ka thënë ai në emisionin “Opinion”.

Lidhur me dorëheqjen e Naços, ai ka thënë:

Nevoja për ndryshim nga ka pse të shikohet si tabu, apo se u shemb dynjaja.

LSI ka treguar vullnet për të ndryshuar përfaqësuesit e saj në qeveri”.

Rama është shprehur se ritmi i qeverisë është i ngadaltë dhe ka ende shumë rezerva e mangësi në sektorë, ku kërkohet tjetër produktivitet.

Nëse Shqipëria është ende pa çelur negociata do të thotë që sfida jonë nuk ka mbërritur ku duhet”, u shpreh Luan Rama.

5 komente në “Luan Rama: Raporti Rama-Meta nuk është rozë”

    1. ben says:

      Hahahaha sa kam qesh,edhe pse une mendoj krejt ndryshe.
      Raportet e tyre per mua jane ” giallo”.

  1. Spartaku says:

    Siç duket se nuk do te zgjas shume kur Ilir Meta te kaloi me Sali Berishen dhe do ta lere Edi Ramen si pre ne gojen e ujqerve.Ndoshta kjo pune nen rrogaz,ka qene e programuar qe kater vjete me pare,nga Sali Berisha.Ilir Meta eshte agjent i pd-ke.Ai edhe pse nuk eshte kryeminister,kerkon te duket si ai,duke ja atribuar çdo gje vehtes se tij.Kot nuk e thote Luan Rama se,mardhenjet midis Edi Rames dhe Metes nuk jane roze.Ai me prpoaganden e tij,po i jep njerzeve se vetem ai po punon,dhe jo Edi Rama.Kjo vjen se Ilir Metes i eshte krehur shume bishti.Rreziku i shqiperise per te mos ecur perpara do jete nga Meta.Nuk dihet si do reagoi partia e tij.E ardhmja do tregoi se,Meta me keto prapaskena, do ngrihet apo do marre rrukullimen drejte humneres njeher e pergjithmon.Kjo varet nga qendrimi i partise se tij,dhe reagimi i elektoratit.

  2. NjeQytetarOptimist says:

    Me vjen per te qeshur ku nje parti qe nuk ben dot 1/3-at e elektoratit te partise qe qeverrise ti imponoj asaj ndryshim kabineti.. Ky pizeveng qe ne kohen e Gramafonit as gishtin nuk e ngrinte dot.. Edi Rama, po filloj me gerri-verri kjo parti e quajtur LSI ne reformen ne drejtesi, fute popullin ne referendum.. Merre kete parti me 4-ter deputet para..

  3. Kalman says:

    Edi Rama fatkeqesisht nga nje gjel esht bere nje pule e zgjebosur qe hajduti Ilir Meta ja heq pendet nje e nga nje Por nuk mund te ndodhe ndryshe kur miqesine e lidhi hajduti tjeter Koco Kokdhima

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje