Valentina Leskaj iu përgjigjet akuzave për fëmijët

12 Nëntor 2015, 16:16Politika TEMA

Valentina Leskaj iu është përgjigjur në Kuvend akuzave se për djemtë e saj, të cilët opozita i akuzon se kanë përfituar tendera publikë.

Leskaj tha se djemtë e saj nuk kanë përfituar asnjë qindarkë para publike.

Valentina Leskaj: “Harrojeni se mund të më bëni pis, të më intimidoni duke sajuar histori me tendera dhe do i marr një për një.

Ne bëjmë një diferencë unë jam një nënë e lumtur me fëmijët e mi dhe mos mendoni se duke më goditur si fëmijë mund të më shkatërroni. 

Djali im është 48 vjeç dhe ka 20 vjet biznes dhe e ka ngritur në qeverinë tuaj.

Nuk ka asnjë qindarkë para publike në biznesin e tij. Vetëm ka paguar taksa. Zero para publike në biznesin e tij. Turp që i bjeni në qafë një njeriu që doli në treg për të shitur sepse ngeli pa punë. Cfarë të bënte të bënte rolin e sekserit, sic bëjnë disa?

Ai ka kërkuar të marrë përsipër të marrë kredi të sakrifikojë me kredi për të bërë një punë . Cfarë duhet të bëjë të bëjë rolin e sekserit. 

Jeni mësuar me klientët tuaj që kanë punuar dhe vijojnë të punojnë me paratë publike

Të dy fëmijët e mi janë model, është turp për këtë vend që djali im ka investuar 8 vjet studime jashtë shteti. Ka ngelur 8 vjet pa punë sepse ju ishit në pushtet, hapi një zyrë konsulence. Çfarë duhet të bëjë ?

Ka aplikuar tek OSHEE jo për stres dhe është tërhequr vetë që në tetor, jo në kohën kur nxorrët ju që të sulmonit një njeri të ndershëm.

Terminali multimodial i qytetit të Tiranës, projekti u fitua në 2012, fitues bashkia e Tiranës, u financua nga BERZH dhe u implementua në bashkëpunim me shoqërinë Ital Ferr .

Nuk e besoj se Lul Basha ka ndarë paratë me djalin tim. Dhe nuk janë para publike.

Studimi i fizibilitetit dhe hartimi i projketeve të kullimit.

Fitues ka qenë qeveria Berisha.. nëse i keni ndarë paratë me djalin tim tregojeni.

 Projekti u financua nga BB . Djali im ka qenë nënkontraktor. Cfarë duhet të bëjë të mos punojë?
Është marrë konsulent nga kompani të njohura. Duhet të ndihem fajtore se firma të njohura përzgjedhin djalin tim si konsulentë. Nuk kam folur për fëmijët e asnjërit

I kërkoj qeverisë të botojë të gjitha listat e koncesioneve dhe tenderave të punëve publike nga viti 2000 e të dalim e të matemi në sheshin e të vërtetës se kush abuzon këtu.

Berisha: I takonte që të mos merrte pjesë në tendera nëse ligji e ndalohet. Janë shkelje flagrante të ligjit pas nuk ka deklaruar konfliktin e interesit. Këta thonë nuk ka faj hajduti që vjedh. Po hekurudha e kujt është. Paratë e Bankës Botërore janë paratë që merren borxh

7 komente në “Valentina Leskaj iu përgjigjet akuzave për fëmijët”

  1. TJ says:

    Deri kur Edi Rama do te lejoje, qe krimineli Berisha te hiqet si njeri i ndershem?!

  2. . says:

    Zonje grua,

    me edukate dhe kulture shume larg me kriminelin

    e shpellave Sali Bisha qe kerkon medoemos “destabilizim”

    sepse reforma ne DREJTESI do t’a prek bashke me familje dhe

    i trembet burgut, prandaj po shpif per te me rradhe dhe kur i kerkojne FAKTE pergjigjet keshtu thote: M E D I A

    Z.Rama ka thene se media eshte bere “mocal” qe po perdoret nga disa

    politikane (sidomos PD-se) prandaj duhet te vendoset “LIGJI PER

    POLITIKANET” dhe nuk ka te beje me Median.

    1. mic says:

      zonje grua me parate tona

      turp te kesh o hale

      cfare zonje grua eshte ,kur ajo perdor djemte e saj per te vjedhur parate tona

      ajo eshte nje zonje hajdute

      1. tomorri mali says:

        booboo kush je ti more mic… kur thua nje fjale te madhe si ‘hajdute’ duhet ta mbeshtesesh TE PAKTEN me nje fakt konkret.

        Nese nuk ke – mos fol pa lidhje aty!

  3. hasan says:

    Nuk thuhet “bjeni ne qafe”, por “bini ne qafe” gazetar fshatar.

    Ne Northwestern University, Cikago, (besoj se kjo ndodh edhe ne plot universitete te tjera ne Amerike) kur studentet e gazetarise bejne qofte dhe nje gabim te vetem drejtshkrimor ne nje detyre marrin note ngelese.

  4. Zonja Milo says:

    Ke te drejte moj zonja Leskaj ,po me ke do merresh me Berishen? I mbyturi kerkon te te mbyse , se è di qe nuk shpeton dot!- A do te vij nje dite qe te denohet Berisha per te gjitha te keqijat qe i ka bere dhe ben ketij populli e ketij vendi?

  5. xhuve says:

    Ne hame kot mut,asnje nuk degjon,askujt mos i thuaj gje,hiqe tapen nga goja cilimi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje