OSBE: Parlamenti ta refuzojë nismën e qeverisë për shpifjen

12 Nëntor 2015, 13:06Politika TEMA

Nisma e qeverisë për ndryshime në Kodin Penal për përfshirjen edhe të shpifjes, ka sjellë edhe reagimin e parë ndërkombëtar.

Përfaqësuesja e OSBE-së për Lirinë e Medias, Dunja Mijatoviç, shpreh shqetësimin për projekt-ndryshimet në Kodin Penal, duke i bërë thirrje parlamentit që ta hedhë poshtë këtë nismë ligjore që përcakton burgimin si dënim për shpifjen kundër figurave publike.

“Organet dhe funksionarët publikë nuk duhet të gëzojnë mbrojtje shtesë nga kritikat, në të kundërtën ata duhet të tolerojnë një shkallë më të madhe të kritikës se sa qytetarët e zakonshëm”, tha Mijatoviç.

“Sanksionet penale për shpifje janë të tepërta dhe disproporcionale. Ata duhet të zëvendësohen nga mjete efektive dhe të përshtatshme të së drejtës civile ose administrative”, thotë më tej ajo.

Ajo u kërkon parlamentarëve shqiptarë që ta refuzojnë nismën ligjore që ka shkuar në Parlament tashmë.

7 komente në “OSBE: Parlamenti ta refuzojë nismën e qeverisë për shpifjen”

  1. liku - Kush me shan per debat nuk ia mban. says:

    Me mire le te miratohet ai ligj , qe te pakten te hane kokat e njeri tjetrit , se kane ngrene koken e popullit deri tani.

    Kur te jete Edi ne pushtet , ngrihet Sala thote 1 shpifje , opa vjen policia e fut Brenda.

    Kur vjen PD ne pushtet , Sala do dale nga burgu. Sa te thote Edi ndonje shpifje , opa ne burg.

    Sigurisht keto qe thashe jane nje enderr me sy hapur , sepse ligjin e ben Maliqi , dhe e zbaton gjykata sic I do qejfi Maliqit.

  2. mir says:

    pse kjo eshte demokratike, qe te shpifesh….europa kurva plake.

  3. Gopologu says:

    po pseeeeee?????!!!!!!! pse??????!!!!!!!!!

  4. lakja says:

    Edhe ju kur te shkoni ne Europe shpifni sa te mundeni ne parlamentin Europian dhe te shohim si do te reagojne koleget e kesaj zonje.
    Nuk e kuptoj pse duhet te merrni mendimin e atyre qe duan te shpifin

  5. E po kjo pune! says:

    o mijatovic, ju plehrat qe i beni iso serbit. Dmth kur veglat e serbit te thone cfare ti doje bytha, tia kalojne paq pa gje! Ne bote po fole keq per tjetrin, shkon ne gjykate dhe varet nga demi, e ha mire. Ndoshta eshte i tepruar si burg por nese miratohet si burg, duhet te shoqerohet me liri investigimi nga ana e medias ndaj dokumentave zyrtare, prani ne biseda ne zyrat e shtetit etj.

  6. Mergimtari says:

    Moje zonje, te shpifish, te mashtrosh, te gejesh, nuke eshte morale. Demokraci nuke dote thote anarshi, ku mund te genjesh, shpifesh e mashtrosh, sic shohom per dite shpifje e sharje, mashtrime nga me te te ndryshmet nga politikane dhe gazetare te pa pergjegjeshem. Detyrimi eshte edukim. Ndonese duhet te zbutet, pore dicka duhet bere, se eshte bere parlamenti ven sharjesh e shpifjesh, sa te vjen neveri ta degjosh e shikosh.

  7. eklipsi says:

    Epo edhe kjo sipas jush zonje te dali tjetri the te vjelli vrer pa pasur as nje argument dhe te mos ndershkohet duke mbushur opinipnin me brockulla demokraci eshte qe te tbuashato qe jane te verteta dhe ti i motivon per ato qe ke thene se ne qofte se del ne medja dhe shpif se je i mbrojtur se ke imunitet se je person poblik athere eshte estrade dhe vete thua une shpifa se sherbeva x force politike atere nuk eshte serioze deri die i keputi ne gjoba dhe tani duet te mos ndershkohen keta goje shtremberit…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje