"Ka gazetarë, por ka edhe tregtarë që bëjnë gazetari për t’u pasuruar"

12 Nëntor 2015, 10:47Politika TEMA

Deputeti socialist, Erion Braçe shprehet se është dakord për ligjin e kriminalizimit të shpifjes.

Ish-kryeredaktori i “Zërit të Popullit”, thotë se ligji i ri që rikthen shpifjen si vepër penale, do të prekë edhe gazetarët.

Ligji i ri parashikon nga gjobë deri në 3 vite burg për shpifjen.

“Kalon matanë, në ekstrem, histeria e tregtareve që thonë se bëjnë edhe gazetari në këtë vend. Shikoni, gazetarët në këtë vend e kanë vuajtur pa mase abuzimin e pushtetit me fuqinë mbi institucione që kanë qenë represive ndaj gazetarëve. Por ndaj gazetarëve, jo ndaj tregtareve qe thonë së bëjnë gazetari”, shkruan ai.

Braçe shprehet se ka gazetarë që kanë vuajtur kërcënimet personale dhe familjare nga pushtetet, por shton se ka edhe shumë gazetarë të tjerë që janë pasuruar dhe kanë bërë tregti në kurriz të këtyre gazetarëve.

“Por mbi te gjitha u numëroj tregtarë që thonë se bëjnë gazetari që në kurriz të këtyre gazetarëve jane bere tregtare edhe me të mëdhenj, janë pasuruar e tani gëzojnë në plaçkë e para; ATA NUK JANË DENUAR KURRË. Ndaj, jam kundër që gazetarët të dënohen me burg, edhe për shpifjen”, shkruan më tej.

Deputeti socialist deklaron se shpifja e politikanit duhet dënuar penalisht.

Nuk ka me kuptim kjo qe po ndodh; një horr qe i ka bere te zezat me te madhja këtij vendi e nuk ndëshkohet as për vjedhje, as për rrëmbim, as për torturë, as për vrasje, as për vrasje me pushkën e shtetit e as për vrasje me biznesin e licencuar prej tij te baxhanakut, nuk mund të mbrohet prej shpifjes përmes dekriminalizimit të saj!!”, shkruan Braçe.

3 komente në ““Ka gazetarë, por ka edhe tregtarë që bëjnë gazetari për t’u pasuruar””

  1. Valbona says:

    Seriozisht e keni zoti Braçe? Kur nuk e ndëshkoni dot për gjithë këto krime që janë të faktuara,prisni që “ta hajë” nga shpifja? Ju lutem, bëhuni seriozë.Mjaft na tallët.

  2. Orion says:

    Kur hajduti behet i pasur sepse vjedh hajdute te tjere, kjo nuk eshte shume shqetesuese per ne popullin…

  3. eklipso says:

    Hahahah laj mutin me shurrë Z. kryeredaktor…

    Në një fjali the shumë budallallëqe. Pranove se nuk keni as fuqi, as vullnet për të dënuar Berishën për krimet e rënda që ka bërë. Mendon se mund ta pengoni të pëllasë kur nuk jeni të aftë ta kapni për vrasjet që ka bërë në mes të bulevardit…

    Ai ju q.u, ju i thoni mos më shaj…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje