Sherri për 50 mijë lekë, Enton Nikaj vrau për hakmarrje në vitin 2006

12 Nëntor 2015, 13:43Politika TEMA

Enton Nikaj i nisi problemet e tij me drejtësinë në shkurt të vitit 2006, kur nga sedilja e pasme e një automjeti “Golf 3” qëlloi për vdekje me armë zjarri personin që ndodhej ngjitur me të.

Viktima, Enton Nikaj Viktima ishte Erlin Shepllo, një i njohur i tij, me të cilin ishte konfliktuar për shitblerjen e një pistolete. Pas një kalvari vendimesh gjyqësore nga Shkalla e Parë dhe e Apelit Tiranë, më 3 qershor 2015 Gjykata e Lartë vendosi një dënim me 21 vjet heqje lirie për Nikajn.

Ai u shpall fajtor për “vrasje me paramendim”, për hakmarrje. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi i tij përfundimtar shkoi në 14 vjet burg. Ky dënim për Nikajn ishte konsumuar ndërkohë, për shkak se vuajtja kishte nisur në ditën e ndalimit të tij, më 1 prill 2006.

Vrasja për të cilën u fajësua Nikaj ka ndodhur më 25 shkurt 2006 në zonën e Shish­Tufinës në Tiranë. Sipas gjykatës, viktima Erlin Shepllo kishte njohje të mëparshme me Enton Nikajn dhe dy të bashkëpandehurit e tij, E. Fikaj dhe K. Hoxhalliu. Disa kohë para ngjarjes, Shepllo u kishte blerë atyre një pistoletë me silenciator, kundrejt shumës 150 mijë lekë, por u ka dhënë vetëm 100 mijë lekë.

Gjatë kohës që nuk ishte bërë shlyerja, Nikaj ia ka marrëpistoletën Shepllos për pak kohë, por më pas nuk ka pranuar t’ia kthente më. Disa ditë më vonë, viktima ka shkuar poshtë shtëpisë së Nikajt, pranë automjetit të tij dhe i ka kërkuar të zbriste poshtë për t’u sqaruar.

Nikaj nuk ka zbritur, por pak minuta më vonë ka konstatuar një zjarr te automjeti i tij “BMW”. Sipas gjykatës, duke pretenduar se zjarrvënësi kishte qenë Shepllo, Nikaj ka vendosur të hakmerret. Ata kanë planifikuar të takojnë Erlin Shepllon, duke i premtuar se do t’i kthenin pistoletën. Pasi e kanë hipur në një mjet “Golf”, të katërt kanë udhëtuar në periferi të kryeqytetit, pranë ShishTufinës.

“I pandehuri Enton i ka thënë viktimës Erlin se ai i kishte djegur autoveturën dhe për këtë duhet të paguante lekët. Por viktima Erlin nuk ka pranuar të ishte ai autori i djegies së autoveturës së të pandehurit Enton Nikaj. Në këtë moment, i pandehuri Enton Nikaj ka nxjerrë nga brezi një pistoletë dhe ia drejtuar viktimës Erlin.

Ky i fundit, është ngritur gjysmë nga sedilja, në të cilën ishte ulur duke kundërshtuar me nxjerrjen e krahut para tij veprimet e të pandehurit Enton. Në këtë moment i pandehuri Enton, me pistoletën të cilën e kishte të mbushur, ka qëlluar një herë në drejtim të viktimës Erlin dhe pasi viktima ka rënë në sedilje, i pandehuri ka qëlluar edhe disa herë të tjera ndaj tij, duke i shkaktuar kështu vdekjen e menjëhershme”, rrëfehej dinamika e ngjarjes në vendimin e gjykatës.

Doli nga burgu në gusht 2015, s’kishte mbyllur ende gjyqin Enton Nikaj, 30­vjeçari i vrarë dje në Linzë, kishte vetëm tre muaj që kishte lënë qelitë e burgut. Edhe pse i lirë, ai ende nuk i kishte mbyllur llogaritë me drejtësinë, për shkak se dënimi i tij i fundit nuk kishte marrë formë të prerë.

Nikaj u lirua nga burgu më 14 gusht 2015, bazuar në një vendim të Gjykatës së Tiranës që vendosi shuarjen e masës së sigurisë “arrest në burg” ndaj tij. Ai gjendej në qeli për llogari të një dënimi fajësie me 2 vjet e 3 muaj burg për veprën penale të “shkatërrimit të pronës”, shpallur më 21 korrik 2015. Duke marrë në konsideratë nisjen e paraburgimit të Nikajt, më 13 shkurt 2014, dhe faktin se 1 ditë në paraburgim është e barabartë me 1.5 ditë dënim, gjykata vlerësoi se dënimi i tij ishte kryer.

Referuar vendimit që deklaroi të fajshëm Nikajn dhe G. Totën, ata ishin përfshirë në një episod kriminal të shënuar në korrik të vitit 2013. Sipas gjykatës, ata janë konfliktuar me shtetasin Albert Ç. për shkak të një parakalimi të gabuar në zonën e Saukut.

Disa orë pas incidentit, ata dyshohet se i kanë prerë rrugën të dëmtuarit, duke e kërcënuar me armë në duar. Nikaj i ka thyer xhamin e automjetit Albertit, ndërsa i bashkëpandehuri i tij Tota i ka qëlluar me armë, por pa e lënduar. Në të njëjtin vendim, G. Tota u fajësua për “vrasje me dashje” në tentativë dhe u dënua me 15 vjet burg. Dy të pandehurit i bënë ankim vendimit të Shkallës së Parë dhe dosja gjendet aktualisht në Gjykatën e Apelit Tiranë./Panorama

15 komente në “Sherri për 50 mijë lekë, Enton Nikaj vrau për hakmarrje në vitin 2006”

  1. po.po,ju them une juuuu says:

    Kjo eshte drejtesia shqiptare qe s’jep llogari asgjekundi si ne asnje vend te botes.Pa leroja temen atij qe e ka liruar ate,coje ne burg ne vend te tij;ben me ashtu ai pleh?
    Keshtu donte amerikani ta mbante Shqiperine “mocalishte”,keshtu eshte.

    1. Centauri.alb says:

      Mero, çoi gazetarët e tu në një kurs elementar aritmetike, se u bëtë gazi i botës.

      Gazetari yt shkruan: Nikaj u dënua 21 vjet për vrasjen e Shepllos në 2006.
      Për gjykim të shkurtuar,r dënimi ju la në 14 vjet.
      Sipas kësaj, Nikaj do të duhej të lirohej në 2020.
      Por është liruar në 2015, vetëm pas 9 vjet burgimi, me sa
      duket për tu vrarë.

      Kush ja fali Nikajt 5 vjet? Gjykatat apo gazetari?

      1. baci says:

        1 dite paraburgim= 1.5 dite burg

        Ok shoku loqe?

  2. Majmuni says:

    Ça na i sqaroni se ça ben e ça thane se na hapet barkun!!! Pune katnaresh te eger, vari carin!!

    1. fieraku4u says:

      @MAJMUNI

      JAM SHUME DAKORT ME TY…NA HAPIN BARKUN ME HISTORIT BAJATE DHE ORDINERE TE KETYREVE PSEUDO GANSTERRA DHE TE FORTEVE.

      JA E PA DHE KY GANGS-TERRLLEKUN. LE TE BEJE GANGSTERRIN NE BOTEN TJETER.

  3. hysa says:

    nje plehre me pak ne rruget e Tiranes…

  4. ??? says:

    E para, ai qe ka bere kete shkrim vetem gazetar nuk eshte sepse duhet durimi I gomarit me e lexuar deri ne fund nga gabimet e shumta dhe e dyta, nuk eshte ne interes kombetar se cfare thane kriminelet idiote mes njeri tjetrit, por ambienti dhe mentaliteti qe rritet rinia ne Shqiperi.

  5. safiu says:

    Vendimi me plumb ne koke qe mori eshte me I sakte se vendimet qe do jepnin gjykatat

  6. edi says:

    t fortet akoma kaubojsit shqiptar bejne jeten e pistoletave
    kta duan enverin dhe ta shikon t vrisje njeri e t dilje nga burgu
    vetem ai burre beri shtet ne shqiperi per kto gjera flas ta lem economin e njerzve spo flas per ate ane te erret
    por hajdutve kriminelve mafiozve drogmenve jua kalbte trupin as kockat sju gjendeshin e hante dhe gjith fisi prej njerit ashtu duhet dhe sot qe t zej mend kjo kategiri horrash e t fortesh.

  7. Arber Iliri says:

    E paska fillu qysh heret cubllikun ndaj edhe perfundoi keshtu.

  8. Preke says:

    Idjotèsi e gazetarit dhe redaksisè sè tij qè shkruajnè e botojnè gjèra tè idha tè ndyra? Nuk i duhen, as qè i shèrbejnè popullit, publikut, e njerèzve tè mirè, tè rregullt e tè ndershèm gjèra tè tidha nè mes kètyre fatèkeqève tè jetès sè tyre kriminale!?

  9. xboom says:

    Një gangs-derrë më pakë.
    Sorra hu mbi hu, dikur ngulët.

  10. fundi i botes says:

    Po mami i dashnores e ka pelqyer kete apo jo.

  11. Geni says:

    Juve Gazetarve esht per tju qi robt ca nuk sajoni robt ku ti keni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje