Tahiri: Ky parlament nuk vlen pa reformën në drejtësi

12 Nëntor 2015, 18:29Politika TEMA

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri lëshoi akuza të forta për pandëshkueshmërinë në rradhët e politikës, teksa foli në Kuvend duke theksuar me forcë domosdoshmërinë e reformës në drejtësi.

Pjesë nga fjala e Tahirit:

Është mirë të flasim për shqiptarët jashtë kësaj salle, por këtë ta bëjmë vërtetë, dhe jo atëherë kur me hallet e shqiptarëve jashtë kësaj salle, duam të lëshojmë sinjale brenda në këtë sallë. 

Po, e vërtetë. Shqiptarët kanë humbur respektin për çfarë bëjmë ne këtu. 

Që kur paligjshmërisë kemi filluar ti flasim në emër? E quajmë një herë të varfër, një herë të pamundur, një herë shofer, konsumator, sipërmarrës, etj. 

Por nuk i kemi thënë ende atë që i thonë kudo, më shumë akoma shqiptarët jashtë kësaj salle. thjesht paligjshmëri. 

Në këtë foltore flet edhe i vjedhuri, edhe hajduti. 

Në këtë foltore ka që flasin në emër të moralit, ka edhe nga ata që kur kanë pasur mundësi ti japin moral vetes në karrigen e pushtetit, vetëm moral nuk kanë pasur. 

Në këtë foltore, agresorët flasin në emër të viktimave. Të fortët në emër të të dobtit.

Në këtë sallë, nuk ka të vërteta të plota, për të cilat ia vlen ti flasim shqiptarëve. 

E tha një kolegu im pak më parë, shqiptarët mendojnë që i varfri dënohet. I pasur jo, i pasuri taksohet. 

Zgjedhësi është i barabartë para ligjit, të zgjedhurit janë pak më të barabartë se të tjerët. 

Por shqiptarët mendojnë edhe se këtu brenda ka shumë pak që e kanë seriozisht thirrjen për drejtësi. 

Jo se shqipëtarët duan hakmarrje, por sepse padurimi për drejtësinë, nuk mbushet dot me asnjë fjalim. 

Po kujt i flet ky parlament? Dhe në emër të kujt? 

I flet shqiptarëve? A nuk është politika e këtyre viteve që i ka shtyre shqiptarët në një garë të pamoralshme kush te bëhet më i pasur dhe sa më shpejt?

Duke dhënë shembullin personal të atyre që ngrysen të varfër e gdhihen të pasur vetëm pse poshtë të ndënjurave u shtohet një karrige pushteti?

Në emër të kujt shqiptarëve politika përfaqësues të parlamentit këtu shfaqen edhe në qelitë e burgjeve për sivëllezrit e tyre politik të partisë? 

Këtu ka deputet që kanë shkuar në qelinë e një të zgjedhuri të cilin edhe pse u dënua për korrupsion, e kandiduan prapë. Ndërkohë nuk ka një të vetëm, të ketë shkuar në ndonjë nga ato seancat e tupshme të gjyqeve ku të varfrit nuk gjejn dot të drejtën ndërkohë që të pasurit pasurohen. 

Dhe në emër të kujt? Në emër të shembullit të drejtësisë që jepet këtu? Jo, nuk jepet shembull drejtësie brenda këtyre mureve. Asnjë shqiptar nuk e beson, pavarësisht asaj që besoj unë. 

Por ka një të mirë të madhe, ajo pjesë e debatit që u bë këtu, dhe është mirë të bëhet përsëri. 

Më në fund brenda këtij parlamenti, është kuptuar nga të gjithë se duhet reforma në drejtësi. 

Se edhe brenda kësaj salle tashmë është e qartë që nuk mund të rrijnë të gjithë. 

Nuk mund të rrijnë të gjitha palët bashkë, edhe agresorët, edhe viktimat. Edhe vjedhësit, edhe të vjedhurit. Edhe të fajshmit, edhe të pafajshmit. 

Por mbi të gjitha, ky parlament nuk vlen më në asnjë dimension të vetin, nqs shqiptarëve nuk i jep reformën në drejtësi. 

Padrejtësitë që ka shkaktuar një klasë e tërë politike që nga 1990 deri më sot, ka vetëm një mënyrë për t’ia shlyer shqipëtarëve. Ti japim drejtësi. 

Brenda kësaj salle janë të gjithë brezat, që nga ata që e filluan, deri më sot. Përfshirë brenda ata që e shfrytëzuan pritjen e shqiptarëve për të bërë gjithçka për vete e asgjë për njerëzit. 

Por të gjithë e trashëgojmë këtë borxh, e këtë borxh duhet ta shlyejmë. 

Reforma në drejtësi, është puna më e mirë që mund të bëjmë kundër kastës, kundër gënjeshtrës, kundër vjedhjes, kundër padrejtësisë, kundër pabarazisë, kundër dënimit të padrejtë por më shumë akoma kundër padrejtësisë të padënuar kurrë. 

Prandaj është drejtësia. 

Edhe unë nuk dua një parlament me njerëz që kanë vrarë e as që kanë vjedhur. Askush nuk do. Askush nga shqiptarët nuk e do. 

Por unë nuk dua as një parlament ku njerëz që kanë vrarë e kanë vjedhur, nuk janë dënuar kurrë. 

Ndaj nuk shqetësohem për ata që do i dënojmë dy herë, por shqetësohem për ata që nuk janë dënuar asnjë herë. 

Ndaj dekraminalizimi PO, por edhe duhet reforma në drejtësi, PO. Ndaj duhet të mbajmë frymën e të ulim kokën.

Ka një shumicë shqipëtarësh atje jashtë, që janë shumica dërrmuese, e që nuk flasin çdo të enjte sic flasim ne, por flasin përditë, për drejtësinë që ua kemi borxh ne këtu. 

Është reforma në drejtësi që çliron ekonominë, pronat, sipërmarrjen, që mbyt korrrupsionin dhe të korruptuarit, që mbyt edhe gojët e atyre që e përdorin këtë foltore për të mos shkuar te drejtësia.

Kështu hajde të flasim më pak, dhe të të bëjmë reformën në drejtësi.

Faleminderit!

15 komente në “Tahiri: Ky parlament nuk vlen pa reformën në drejtësi”

  1. amerika says:

    bravooooooooooooooooooooooooooooo

    1. petro says:

      C bravoooooooooooooo me shume o?Fjale, vetem fjale.Aty i kane, para syve vilat dhe pallatet ne bregdet e ne mal, ne qytet dhe ne periferi.Aty i kane depozitat bankare, bizneset.Poltikane te te gjitha ngjyrave, prokurore e gjykates te lidhur me favore te ndersjellta me politikanet.Duken, sa nje mal.Edhe keshtu perse s veprojne.Veza pulen, pula vezen.Nuk e bejne dot.Kot flasin.As reformen s e bejne dot.A mund te denoje njeriu veten?Ky eshte krimi perfundimtar qe pasuesit e kucedres qe e linden te huajt me 1941 e cuan deri ne fund.Tani shqiptaret e kane humbur shpresen.Te varfer edhe te mesem.Te na rroje 5% i shqiptareve.Te rroje babezia, krimi, horri,injoranti pa populli dele eshte.Dhe e bukur se kjo i mbeti ne dore te ashtuquajtures te majte qe drejtohet nga oligarke.Mos ju shkoje mendja se do t ju ule kush ne kolltuqet e Europes.

      1. edona says:

        njerez te gjithe e duam reformen ne drejtesi por duhet te bejme pak durim se nje reforme kaq e rendesishme sa kjo do pune te madhe.. shtojme ketu edhe faktin qe eshte reforme qe po punohet edhe nga nderkombetaret.
        durim dhe pak se te gjithe kush vodhi e vrau gjat kohes se saliut pas hekurave do perfundoje!!

        1. arta says:

          kam shume besim tek reforma ne drejtesi.
          Eshte tamam koha kur duhet te hedhim realisht hapa te sigurt per formimin e nje shteti ligjor. shtet qe kemi kaq shume vite qe duam ta ndertojme por qe jemi ende shume mbrapa. kjo per faktore te ndryshem qe nuk dua ti permend se eshte e kote, te gjithe i dime tashme.. por mendoj se reforma ne drejtesi realisht do ne sjelle perseri besimin tek shteti

    2. Lagunari says:

      Reforma ne drejtesi eshte e domosdoshme. Nga ajo do dalin pergjegjesit e Gerdecit, 21 Janarit, e shitjes se Detit Greqise, e hajduteve ne rrugen Durres-Kukes, gjithashtu permbushja e kesaj reforme eshte kusht i permbushur per hapjen e negociatave ne BE.

  2. miri says:

    po beheni kush ju pengon, nuk jeni ne lufte……car prisniapo nuk ju le rama-meta.
    atehere tahir ha pershesh

    1. gledis says:

      reforma ne drejtesi eshte me e rendesishmja qe eshte bere deri me tani ! eshte nje reforme qe behet nje here ne 30 apo 40 vjet..
      Me ckemi pare deri me tani eshte reforme vertet premtuese per formimin e shtetit tone ,reforme qe mendoj do denoje nje here e mire ish qeveritaret qe perfituan nga ne ne cdo lloj menyre te padrejte dhe do pastoje me ne fund sistemin gjyqsor

  3. shejtani says:

    Mire e ke o Tahiro,por kujt ja thua keto perralla,ti atje je,pse i dole per zot kur nuk je i zoti te besh gje,apo mban fjalime njelloj si ne qe kemi opingen,qe ta degjojme ne dhe te themi,mire e ka,sepse ska asgje ne dore.Pse i hyre kesaj pune kur e dije qe sje i zoti per asgje,ne nuk jemi bashkefajtore si ti,ose jep doreheqjen se nuk je i zoti ose rri aty e mos ha mut kot.Per krishlindje te kam ftuar Ty dhe mamane e Veliajt ne Korfuz,me shpenzimet e mija.Mos harroni ti thuani edhe Kocos si kordinator i Republikes se Jugut,ate te Veriut mos i thuani gje se mos arratiset ne Serbi.

  4. Tomorri says:

    Bravo dhe te lumte more djale ,ne shqiptaret presim si gjithmone se nuk kemi se çfar te bejme ,se nuk jemi te forte dhe te drejtuare nga nje udheheqes popullor per tu treguare vendin kremineleve qe tani jane me thase edhe aty brenda ne parlament.
    Parlamenti duhet te pastrohet pa tjeter dhe shqiperia te marre fryme lirishte po deshet ju o te ashtuquajtur politikane.

    1. ed says:

      ca bravo more!.Ai qe eshte i paster jep dorheqjen e largohet nga ajo hale me emrin ..parlament….por jashte eshte xhungel,..acar,politika te mban ngrohte,….

  5. ■╝Sit Back and Relaks ■╝ says:

    I kujt partie opozitare eshte ky tahiri?

  6. Angry Birds says:

    bravooooooooooooooooo, po po te jesh burre lejo nje date qe ta percaktoje ndergjegja jote civile dhe nese kjo date vjen dhe asgje s ka ndodhur deri atehere jep doreheqje si minister dhe si deputet

  7. gjuha qe perdorin pozitaret eshte nji gjuhe pasive ,
    dhe tregues i qarte ne ate se , Brenda ktij parlamenti nji reforme drejtesie ska per tu bere kurr ,sepse shumica jane te inkriminuar ,nderkoh qe te ndershmit jane pakice ne Parlament .
    e keqa ne shqiperi historikishte ka fituar dhe ka udhehequr shqiptaret drejt shkaterrimit dhe zhdukjes si komb

  8. marco says:

    Fjale dhe as gje tjeter,neser me raki dellenje gezuar

  9. ropize says:

    turp dhe vetem turp kur botoni fjalet e nje ministri ku eshte i lyer me te gjitha te keqiat qe ka nje kriminel.cfare dekriminalizmi kerkon ky i pa fytyre kur ky person futi ne kuvend mark frokun.cfare sistemi ne drejtesi kerkon ky kriminel kur nxori nga burgu te vellane e mark frokut.cfare drejtesie kerkon ky kriminel kur ka lidhje me te gjithe bandat kriminele te vendit dhe eshte kapua i tyre bashke me rumpallen.keta rivdekes jane demagoge,jane genjeshtare jane kriminela te shkalles se pare.pse nuk jep doreheqjen ti i pari dhe te mari fund ky parlament kriminelesh.djali mero.kam bere disa komente te editorialeve te tua qysh nga koha qe erdhen ne pushtet rivdeksit e kombit tone,kur nder te tjra kam thene se u kthye koha e qoftlargut,por nuk i botoje se nuk vinin pas avazit tend sepse dhe ti je kthyer ne nje sahan lepires te rumpalles.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje