Dodi Hoxha / Kush është franko-shqiptarja e përgjuar nga shërbimet sekrete që kërcënonte Bataclan-in në 2011

14 Nëntor 2015, 19:47Kronika TEMA

Teatri Bataclan ku u shënua numri më i madh i viktimave të masakrës së 13 nëntorit ka qenë prej vitesh në shënjestër të terroristëve për shkak të lidhjeve me komunitetin ebraik të Parisit.

Në shkurt 2011 gazeta ‘Le Figaro’ shkruante se Drejtoria Qendrore e Inteligjencës për Punët e Brendshme (DCRI) kishte përgjuar një bashkëpunëtore të terroristëve kaedistë me emrin Dodi Hoxha të thoshte se “ka një plan për të goditur Bataclan-in“, plan i përgatitur nga Farouk Ben Abbes – raporton DITA.

Një tjetër person nën hetim Fatima F., ishte përgjuar duke justifikuar aksionin kundër teatrit në fjalë, sepse “kishte pronarë hebre”.

Shërbimet franceze kishin nisur përgjimin e disa të dyshuarve përfshirë Dodi Hoxhën pas një atentati në shkurt 2009 kundër një souk-u që frekuentohej nga turistë të rinj francezë në Kajro, ku u vra një 17 vjeçar dhe u plagosën 24 persona.

Në maj 2009, u arrestuan disa të dyshuar, ndër të cilët edhe francezja me origjinë shqiptare Dodi Hoxha – raporton DITA.

Kjo qytetare franceze sipas hetuesve ishte veçanërisht e afërt me kapon e celulës së Al Kaedas që vepronte në Rripin e Gazas, Khaled Moustafa.

Hoxha mohoi të ishte përfshirë në atentatin e Kajros dhe deklaroi në gjyq që ishte viktimë e një “shplarje truri” .

Edhe në 2007, Bataclan mori kërcënime nga terroristët.

Arkitektura e Bataclan të kujton një pagodë kineze, ndërsa emri vjen nga një opera e Jacques Offenbach.

Ka qenë prej kohësh teatër, kinema dhe sallë koncertesh, ku kanë performuar më të mirët e muzikës së djeshme dhe të sotme: Lou Reed, Oasis, Stromae, The Kills, Téléphone e Fauve.

Tashmë është bërë simbol i zisë dhe terrorit.

11 komente në “Dodi Hoxha / Kush është franko-shqiptarja e përgjuar nga shërbimet sekrete që kërcënonte Bataclan-in në 2011”

  1. tfgs1 says:

    ja fytira gjaxore e suniteve shqipfoles[kurresesi shqiptare]………..

    1. Adriatik says:

      E mer plehera turkoshqiptare….dolet dhe ju tani po ju jeni rrac ariane sy blu dhe bjond

    2. Komik-tragjiku turkofagos says:

      Shiko komentet e tua gjate viteve; hiq Greqi-ortodoksine dhe vendos Arabi-islamizmin qe te kuptosh sa i ngjashem je ne ideologji me ata qe tall.
      Kopja e tyre faktikisht, ndryshimi eshte qe idhulli i tyre eshte Allahu dhe i yti Janullatusi

      1. tfgs1 says:

        Karagiozi,komentet antisunite te TFGS ”fatkeqesisht” treguan se fytira e vertete e myslimaneve[pa dallim gjuhe] eshte GJAXORE!
        Por qe te pranohet prej teje kjo e VERTETE eshte e pa mundur dhe jasht logjikes pasi kemi te bejme me nje sunit.
        Te fala Zike dylberit……

    3. Old SchoolChap says:

      Asnje mysliman shqiptar nuk e dinte te ishte sunit apo shia deri kur xhamite u muaren ne dore nga Arabet shqipfoles nje pjese e te cileve te “edukuar” ne shkolllat Egjyptiane, Sirane, Irakiane apo Arabi.

      Shplarja e trurit filloi kur u beme Demonkraci, dhe ne krye erdhi nje despot Islamist qe na futi ne Organizaten e Djallit Islamike. Per para e pasuri Saliu i hapi dyert dhe mundesoi perhapjen e Wahabizmit , ketij sekti ekstremist me rrenje ne Arabine Saudite, nga ku ISIS e ka prejardhjen dhe frymezimin. Kam humbur shoke te fese time te kene perqafuar kete lloj Islami nga varferia dhe interesi. Fatkeqsi.Shpresoj te mos kene shkuar ne Siri dhe te kene takuar Allahun atje.

    4. ╤ Sit back and Relaks ╤ says:

      Ishte frengjisht folese ne fakt.

  2. msh says:

    Frengjishtfoles ka qene edhe Enver Hoxha.

  3. petrit zela says:

    Ne qoftese do ti hyjme thelle shkencave te ndryshme,sidoemos dhe asaj biologjike per te vertetuar,dhe vulosur perfundimisht origjinat e popujve te jeni te sigurte,se 100% ne dejet tuaj nuk qarkullon gjak
    Evropian,por afrikano verior..Duhet ta kuptoni dhe te bindeni me se miri se 50% e popullsise aktuale Greke jane Arvanitas,pra shqiptar..Dhe mos te harroni,se ju nuk jeni popull Homogjen por Heterogjen,pra I ndertuar si shtet nga pakicat kombetare..Nga Turqit,
    maqedonasit,bullgaret,e shum nacionalitete te tjera..Persa I perket
    besimeve fetare,ju perfaqesoni llumin e besimit ortodoks, jo vetem ne gadishullin Ballkanik por dhe me gjere..Ashtu si u krijuan besimet ne te gjith boten,u krijua dhe Islamizmi..Shqiptaret misliman nuk perfaqesojn Islamizmin boteror,por tre fet qe ekzistojn ne harmoni,
    te plote dhe do te mbetemi shembull frymezimi per tere globalizmin..
    Ju zoterinj komentues perpara se te etikoni shqiptaret islam si terroriste,do jete mire per ju dhe per ne shqiptaret te na I pershkruani ne komentet e juaja..Un jam I bindur se ju ortodoks-te natyres Greke nuk keni cfar te komentoni,se ju nuk e njihni Historin,qe eshte arma me e fuqishme ne mbrojtie te identiteve te popujve te botes..Ndersa ne shqiptaret e njohim historin,me shum se koshdo komb tjeter ne bote,ne saj te seciles ne I mbijetuam ekspansionit te huajve barbar mijra vjecar,pjese e se ciles jeni dhe
    ju si ardhacake nga shkretetirat e afrikes se veriut..

  4. vang says:

    Na doli boja.Dhe na vjen keq kur na akuzojne si vendburim i terroristeve.Merini ata qe i pregatisin dhe nxirrini para drejtesise.Pa dyshim qe ne Shqiper duhet te kete vatra te tilla.

  5. blerti says:

    duhet ta kuptoni qe para ketyre francezeve jan vra dhjetra kosovar tek ura e ibrit,edhe ne kohen kur nato bombardojke serbet ,ndersa francezet Kosovaret edhe u arsyetojshin qe gabimisht por mos harroni edhe maskrat qe kan ber ne Algjeri

    1. patrioti says:

      Nuk e kuptoj si mund te perpiqeni te mbroni vrasjen e njeqid e ca njerezeve te pafajshem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje