I dënuari në burgun e Peqinit del me leje, bën një tjetër grabitje

14 Nëntor 2015, 11:13Kronika TEMA

Një i dënuar në burgun e Peqinit, del me leje 7 ditore dhe kryen një vepër tjetër penale. Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin Viri Shakaj, 29 vjeç, banues në fshatin Vranisht, Vlorë.

Arrestimi i këtij shtetasi u krye në flagrancë në vendin e quajtur “Lenga-Vranisht”, pasi ditën e djeshme rreth orës 11:30, ky person ka ushtruar dhunë fizike ndaj shtetasit Sh.K., 51 vjeç, banues në të njëjtin fshat dhe më pas i ka marrë me dhunë një sasi parash prej 4 000 lekë (të rinj).

Shtetasi Viri Shakaj, është dënuar me 6 vite burg për veprën penale “Vjedhja e kryer në bashkëpunim” dhe aktualisht është duke vuajtur dënimin në Burgun e Peqinit, pasi i kanë mbetur edhe 15 muaj për të vuajtur, raporton TCh.

Gjithashtu, Viri Shakaj ka marrë një leje 7-ditore nga Burgu i Peqinit që në datën 11.11.2015, për arsye familjare, periudhë kohore e cila ndërpritet nga arrestimi në flagrancë që i është bërë këtij shtetasi për veprën penale “Vjedhje me dhunë”.

 

1 komente në “I dënuari në burgun e Peqinit del me leje, bën një tjetër grabitje”

  1. stili> says:

    Ju jepni leje ke tyre krimbave,,,?Mbyllin aty egersirat mos ta shohin as diellin me sy ,! Shume turp ,cjane keto rregulla,,!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje