Policia e Tiranës ka identifikuar pesë autorët e vrasjes së djeshme në Linzë.
Ata janë pesë dhe tashmë janë shpallur në kërkim.
“Pas një pune intensive Policia e kryeqytetit ka arritur të identifikojë autorët e dyshuar të vrasjes në Linëz.
Në vijim të njoftimit të dhënë nga Drejtoria e Policisë Tiranë, se në datë 11.11.2015 rreth orës 14:10 në vendin e quajtur Linzë, në lokalin e quajtur “MURAGA” në pronësi të shtetasit I. G, janë konfliktuar në ambjentet e parkingut të makinave disa persona , ku si pasojë e këtij konflikti të armatosur është vrarë shtetasi:
Enton Nikaj, 30 vjeç, me gjëndje gjyqësore i dënuar më parë për veprën penale të “Vrasjes me paramendim për hakmarrje” i dënuar me 14 vjet burg.
Si pasojë e këtij konflikti është plagosur me mjete të forta në kokë pronari i lokalit shtetasi:
I.G, 29 vjeç
Nga kryerja e veprime të para hetimore është bërë e mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim për shtetasit:
1- Ervis Martinaj, 33 vjeç
2- Emiljano Nina, 20 vjeç
3- Mirsad Kuçanaj, 28 vjeç
4- Bujar Hasani, 32 vjeç
5- Oliver Gjoka, 29 vjec.
Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin pasi kanë debatuar me viktimën Enton Nikaj dhe të dëmtuarin I. G janë konfliktuar fizikisht dhe më pas kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të tij si pasoje ka gjetur vdekjen shtetasi Enton Nikaj si dhe është plagosur me mjete të forta shtetasi I.G.
Pasi kanë realizuar krimin autorët janë larguar me automjetin tip Mercedes benz me targa AA 725 MD i cili figuron i rregjistruar në pronësi të shtetasit Enton Nikaj
Gjatë kqyrjes të vendit të ngjarjes janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale një gëzhojë model 54.
Materialet proceduriale do ti referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Vrasje me paramendim, e kryer në bashkpunim” dhe “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit dhe municionit” parashikuar nga nenet 78-25 278/5 të Kodit Penal”, thuhet në një deklaratë të policisë.
cfare krimi kane bere se nuk po e marim vesh ….. Te vrasesh kriminelin nuk eshte krim
Hajde se bejne ca pare gjyqtaret dhe I nxjerrin prej burgu vit mbas viti.Se keta kane edhe pare dhe gjyqtaret mezi I presin se bejne pazaret.Turp e faqe e zeze.Do shtohen kete 25-30 vjecaret e krimeve te renda.Jane te rinjte e rritur me Saliun.
GJYNAH QE U VRA NJERI DHE SU VRANE TE GJITHE HORRAT ME GJITHE MORRAT