Vlorë, policia kap 808 kg drogë, tentuan ta trafikon në Itali. 1 në pranga, 1 në kërkim

11 Nëntor 2015, 13:52Kronika TEMA

Dje rreth orës 18:00, Policia e Vlorës në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative në drejtim të trafikimit të lëndëve narkotike, realizoi një operacion në zonën e Radhimës ku kapi në flagrancë në vendin e quajtur “Cekodhimë”, një automjet furgon me targë AA619AJ dhe brenda mjetit u sekuestruan 808 kg lëndë narkotike Cannabis Sattiva.

Shërbimet e Policisë së Vlorës në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë Kufitare dhe të strukturave të Policisë italiane, nukli detar NUFROM të koordinuar nga Zyra e Interforcës, pasi janë organizuar në territorin tokësor dhe detar, në një distancë rreth 1 km larg furgonit gjetën të braktisur një mjet lundrues gomone me mbishkrimin “Twenty-six”.

Brenda mjetit lundrues janë konstatuar 5 bidona me karburant. Nga kontrolli në afërsi të gomones pranë vendit të quajtur Bar-Restorant “Gjimaraj”, janë gjetur 7 çanta të hedhura në bregun e detit, brenda të cilave kishte lëndë narkotike kanabis.

Në total, lënda narkotike ishte 808 kg, e ndarë në 40 pako të mbështjella me letër plastike të tejdukshme.

Pas kryerjes së veprimeve hetimore u identifikua dhe kap në flagrancë pronari i automjetit, Alban Koshin, 48 vjeç, banues në Vlorë.

Gjithashtu Policia ka shpallur në kërkim pronarin e mjetit lundrues, shtetasin R.M. 42 vjeç, banues në Vlorë.

Policia po vijon hetimet për zbulimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë rrjet trafikimi të lëndëve narkotike.

 

1 komente në “Vlorë, policia kap 808 kg drogë, tentuan ta trafikon në Itali. 1 në pranga, 1 në kërkim”

  1. maks velo says:

    Te gjithe keto vlonjate qe trafikojne droge, jane nga veriu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje