Arrestohet një nga të dyshuarit e vrasjes në Linzë

13 Nëntor 2015, 09:48Kronika TEMA

Policia e Tiranës ka njoftuar arrestimin e njërit prej të dyshuarve të vrasjes që ndodhi në Linzë, ditën e mërkurë.

Policia ka vënë në pranga Mirsad Kuçanën, ish-efektiv policie, pas një operacioni në shkallë të gjerë, ku u angazhuan rreth 200 forca policie, të cilat ushtruan 24 kontrolle në ambiente dhe banesa të ndryshme, të cilat ishin të dyshuara nga ana e policisë.

Gjithashtu janë kapur edhe disa persona të tjerë, për të cilët po punohet në lidhje me ngjarjen.

Policia ushtroi kontrolle në disa qytete (Tiranë, Durrës dhe Laç).

Qëllimi i këtij operacioni, që është në vazhdim, është kapja e autorëve të vrasjes së shtetasit Enton Nikaj.

2 komente në “Arrestohet një nga të dyshuarit e vrasjes në Linzë”

  1. Peshku-pa-uje says:

    Jo ligji me vdekje, po me varje per llape duhet.

  2. kotandini says:

    Mos kapni keta te pa fajshmit,por kapni Prokuroret qe i nxjerrin nga birucat e padrejtesise popullore,per tu pasuruar ne menyre te me njehershme,Krimi nuk eshte ne popull,,,, thojne ekspertet Europian,Krimi eshte ulur ne karriket e POLICISE qe nga viti 91 dhe vazhdon dhe ginjen popullin qe se ka mbushur barkun me BUKE…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje