Zjarri në laboratorin e Kriminalistikës është shkaktuar nga dy llamba luminishente të prodhimit kinez, që kanë burim nxehtësie përtej standardit të 70 gradëve.
Kjo është përgjigjja e ekspertëve, e dorëzuar në Prokurorinë e Tiranës, mbi ngjarjen që shkaktoi akuzat e opozitës ndaj ministrit të Brendshëm, pasi – sipas saj, – me këtë zjarr ai ishte njeriu, që kishte zhdukur provat për trafikantët.
Ekspertët u janë përgjigjur në këtë dokument, që disponon Top Channel, 4 pyetjeve të Prokurorisë për shkakun e zjarrit në laborator, burimin e nxehtësisë që sipas specialistëve është një drosel elektromagnetik, e që sipas mënyrës së vendosjes së ndriçuesit nuk ka qenë i sigurtë me elementët e shtrirjes së kabllit.
Po ashtu, ekspertët pohojnë se nuk ka qenë e sigurtë edhe mosfiksimi i tokëzimit të ndriçuesit, çfarë ka sjellë rënien e ndriçuesit nga tavani, mbi tavolinën që mbahej në korridor.
Pyetjes se, cila është vatra fillestare e zjarrit, ekspertët i përgjigjen se, gjithçka ka nisur pingul me pozicionin ku ndodhej në tavan ndriçuesi, ndërkohë që dëmtimi prej energjisë konstatohej edhe me sy të lirë gjatë këqyrjes te kablli i ndriçuesit.
Për ekspertët, në dyshemenë e korridorit të laboratorit u konstatuan mbetje të materialit të djegur, që ishte lëndë narkotike, si dhe mbeturinat e ndriçuesve të rrëzuar.
Por, ndërsa ekspertët nuk përcaktojnë se, sa është sasia e lëndës narkotike të djegur e që ndodhej aty si provë materiale, jozyrtarisht pohohet se është konstatuar dëmtimi i 20 provave, prej tyre i 12 mostrave kanabis sativa, që ishin vendosur në tavolinë në korridor për t’u tharë, e që janë pa autorë; dhe për 8 të tjera, që janë të regjistruara me autorë.
Prokuroria e Tiranës pritet të bëjë një analizë të veçantë për këtë ngjarje, për të vendosur se çfarë veprimesh të tjera hetimore do të ndërmarrë.
Nga ana tjetër, në raportin e tyre, ekspertët rekomandojnë që Laboratori i Kriminalistikës të rikonstruktojë sistemin e ndriçimit në përputhje me klasifikimin e rrezikshmërisë ndaj zjarrit, që ka në disponim, ndërkohë që e konsideron gjendjen ekzistuese të sistemit të ndriçimit si të pasigurtë, jo vetëm nga cilësia e ndriçuesve, por edhe nga mënyra për instalimin elektrik të tyre./ TCH
hahahahaha,zululand……….
mire e kane,,,,,,kush pjerdh per ne
A e dini sa paguhet Blushi nga Henri Cili me rroge mujre? 3000 Euro ne muaj.Kush do te shikoje llogarite e Cilit, ku paga e Blushit jepet si honorar cdo muaj.
po policia tha sndodhi gje…
po po !!!!
Asnje nuk ka piken e dyshimit,qe eshte faji i llampave.
Si,mund te dyshojme tek ekspertet ! Ne fillim than ra zjarri por provat nuk u dogjen,tani te pakten e dime me saktesi qe paska rene zjarri dhe qenkan djegur edhe dy llampa kineze.
Ndonje foto te Mao Ce Dunit a kishte brenda ?
Pa harxhuar kohe me keta trafikant, mund te them thjeshte nje shtet halabakesh, ku per te kete problem ministri se paku duhet te kishte dhene dorheqjen dhe te ishte vene ne dispozicion te drejtesise.Eshte qeveria me e korruptuar e planetit, me hajdutja e planetit.Shteti eshte vete mafja. Populli pa ndihem e faktorit nderkombetar nuk ka cfare te beje per ta cuar ne burg kete mafje me kullaro.
institucion i siguris se vecante do degjojme me idiotsira te tillaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa mjaft me me kto gjera u dogj llampa ne vitin 2015 kur njerzi ka shpik cdo gje dhe pi iken ne hene per te jetuar ka sistem antizjarri e co gje
po te thuash nga llampa ky eshte kulmi.mjer ne te shkretet ne cfar shteti jetojme
po si u dogj laboratori dhe si zhduken dosjet apo provat ku di une
po na bene te cmendur si popull me kto lajme .
Hahahahaha.
Edhe une kam 20 llampa po asnje ceshtje sme eshte djegur
Qyhet Laborator Shkencor i nje remdesie te vecante dhe nuk ka sistem zjarr fikes ne raste emergjensije?! Hajde projekt hajde, kush e ka projektuar e miratuar kete ambjent per laborator duhet te merret i pandehur te pakten per shperdorim detyre, sikur kane ndertuar nje kosolle per te ruajtur zairen e dimirit te kafsheve ne fshat, ku dhe atje parashikojne te ndertojne large shtepive apo vendit ku mund te kete zjarr. Me e bukura qendron se provate nuk ruhen ne kasaforta metalike por ashtu rrumballe ne dysheme e digjen sikur nje cop leter e hedhur ne rruge, bravo drejtues qe kerojne te menaxhojne dhe taksite me kamera, e Laboratorin ne dore te Mafjes?!
MENYRA E SIGURTE PER EVITIMIN E ZJARREVE NE AMBIENTE TE RENDESISE VECANTE ,JANE TE DOMOSDOSHME DETECTORET ANTI FUMO(ANTIZJARR)!SHPENZIM QE VLEN ! VETEM NE KETE MENYRE DYSHIMET HIQEN ! PERSHNETJE !
U hodhet ne sulm ju te PD
Se u BE qameti per 12 gjethe kanabis qe ishin ne tavoline?