Zjarri tek Laboratori, shkak ndriçuesit. Tahiri: Po tani, a do kërkojë falje PD?

13 Nëntor 2015, 15:48Kronika TEMA

Pas flakëve të rëna pak ditë më parë tek korridori i Laboratorit kriminalistik, opozita akuzoi menjeherë ministrin e Brendshëm si zjarrvënës për shkatërrimin e provave.

Një ditë më parë, mediat publikuan raportin e detajuar të ekspertëve të pavarur, që përcakton se shkaku i rënies së zjarrit ishte cilësia e dobët e ndriçuesve.

Pas publikimit të këtij raporti, ministri Tahiri reagoi duke ngritur një pikëpyetje.

“Tani që ekspertiza thotë se zjarri ishte aksident nga rrjeti elektrik, do kërkoj falje PD për 10 konferencat me akuza kundër meje për zjarrvënie të qëllimshme?”, shkruan ministri i Brendshëm Saimir Tahiri në Facebook.

Në fakt më tepër se falje apo përgjigje nga PD-ja, ministri nuk është e habitshme të presë një akuzë të re.

9 komente në “Zjarri tek Laboratori, shkak ndriçuesit. Tahiri: Po tani, a do kërkojë falje PD?”

  1. Asim Semani says:

    Më mirë të kishe heshtur zoti Ministër

  2. ■╝Sit Back and Relaks ■╝ says:

    ky eshte idiot, po kush eshte ai qe duhet te marri masa per ruajtjen e provave dhe ambjentit ku ruhen, pd apo ti o loqe minister?

  3. dj says:

    Lozeni me nje popull budalla,qe e kini lene per nje cop buke.I beni vete te gjitha si armet ne kishen katolike ne Shkoder dhe merni qelbesirat tuaja tu lajne si pilati.Si do te veproni se kini te gjate,por a do jepni llogari per keto qe beni,kjo eshte per tu pare.

  4. Ali says:

    Po ca problemi ka ketu, ju jeni ne rregull sepse keni blere
    ndricues te “mire” dhe instalime elektrike “cilesore”.
    Kush mban pergjegjsi per humbjet dhe demet?..
    Kuptohet askush, jepjani perseri miqve qe te bejne instalimet
    e reja, paguan shteti me paret e “sovranit”.

  5. Goni says:

    Ik o Tahir, se nese ka te drejte per nje gje te vetme ne keto 25 vite S.B eshte lidhja jote me Shullazin.

  6. gezim says:

    Te “Lumte” tani je krenare, se u dogje laboratori si Rajshtangu . Ik ore kalama drejto ndonje qerdhe.

  7. po.po,ju them une juuuu says:

    As mos prit,gomari (Paloka) di vetem te pellase (mashtroje)

  8. Sojniku says:

    Ne vend te nje analize me pergjegjesi deri ne ndjekje penale per ata qe duhej te siguronin ambientet nga zjarri na tregon ekspertizen….e eksperteve te “pavarur”. Qe zjarri eshte vene me qellim e di edhe bufi (jo Ylli Bufi), po kujt i thua. Bir Selmani i nenes ke te qaj me pare coffin Rama-Meta apo Sali-Bashen se te gjithe nje fare jane….

  9. Informer says:

    Kujdes mos te digjen breket o Saje se ben mase mikrofoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje