Fshehu drogën në sarbatorin e maunes, kapet shoferi me 130 kg hashash (VIDEO)

13 Nëntor 2015, 10:43Kronika TEMA
Fshehu drogën në sarbatorin e maunes, kapet shoferi me 130 kg hashash

Policia Kufitare në Durrës sekuestroi 130 kg hashash, të fshehura në sarbatorët e një mauneje.

Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative mbrëmë në mesnatë u arrestua në flagrancë Besnik Goxho.

49-vjeçari nga Gjirokastra u kap në vijën e dytë të kontrollit në Portin e Durrësit.

Droga ishte fshehur në mjetin tip kamion me targa AA 525 CV dhe trajler me targa ACR 185, e ndara në 109 pako me lëndë narkotike Cannabis Sattiva.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje