Maria e "ëmbëlsirave franceze" në 'Bllok', tregon si i shpëtoi djali nga sulmi terrorist

14 Nëntor 2015, 14:19Kronika TEMA

Marie Marchal, e njohur në Tiranë si pronarja e “ëmbëltores franceze” në bllok, ka treguar për “News 24”, orët e ankthit që ka përjetuar derisa mësoi se djali i saj i cili ndodhej në koncertin ku ndodhen sulmet terroriste, ishte gjallë. I biri, Stanislas Marchal, merrte pjesë në koncertin ku kamikazët morën peng dhe vranë rreth 100 persona. Por djali i saj, i cili arriti t’i mbijetonte sulmit, nuk është larguar nga vendngjarja, por ka qëndruar aty për të ndihmuar të plagosurit.

E pikërisht momenti kur ai ndihmonte të plagosurit, është kapur nga fotografët, dhe është publikuar në media. Në këtë mënyrë nëna e tij ka arritur të mësojë se djali i saj ishte mirë.

Por ky nuk është rasti i parë kur djali i saj ndodhet pranë një shpërthimi. Si për ironi të fatit, ai është ndodhur në autostradë pranë Gërdecit, kur ka ndodhur shpërthimi, pasi po udhëtonte nga Durrësi drejt Tiranës.

Ndaj nëna e tij duke u shprehur se “kështu e ka jeta”, tregon se në të dyja ngjarjet ka përjetuar ankth dhe frikë.

Ndërsa shpreh ngushëllimet për familjarët e viktimave, Marie Marchal thotë se populli francez është mikpritës dhe jo racist.

2 komente në “Maria e “ëmbëlsirave franceze” në ‘Bllok’, tregon si i shpëtoi djali nga sulmi terrorist”

  1. Aleksander says:

    Populli francez eshte mikprites e jo racist…shume mire.Problemi eshte qe Franca ka mikpritur ata qe sot po e tregojne se sa mirenjohes jane .Kam shume frike se fenomeni eshte shume i perhapur ne gjeneracionet e dyte e te trete. Ata tashme njihen e hiqen franceze,por ne shpirtrat e zinj jane gjarperinj qe po kafshojne doren qe i ushqeu.Kujtoj edhe rastin e benzema qe megjithese milioner e ne karriere per tu pasur zili,mban lidhje e mer pjese ne veprimtarine mizerabel te “miqve” te tij te se njejtes origjine !!!-Nga vezet e gjarperit nuk mund te çelin pellumba .

  2. Taqua says:

    Zen berisha + terrorist arab = kalifat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje