Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut me seli në Strasburg të Francës, mori një vendim të ri kundër Shqipërisë duke e urdhëruar qeverinë shqiptare të kompensojë menjëherë 12 pronarë për një shumë të përgjithshme prej gati 5.3 milionë eurosh më 10 nëntor 2015.
Vendimi i Strasburgut vjen në një kohë kur qeveria shqiptare ka propozuar në kuvend një ligj të ri të debatuar që synon të ulë ndjeshëm koston e kompensimit të pronave në kurriz të pronarëve përmes uljes së ndjeshme të çmimeve të kompensimit dhe riklasifikimit të një pjese të madhe të tokës urbane në “tokë fshati”, projektligj që duket se nuk e ka bindur gjykatën.
Të 12 aplikimet për kompensim, (Kliko këtu për të parë vendimin në anglisht me listën e përfituesve), qenë dorëzuar në gjykatën e Strasburgut përgjatë viteve 2008-2011 me pretendimin bazë se qeveria shqiptare nuk e ka zbatuar ligjin për kthimin dhe kompensimin e pronave të vitit 2004, i cili premtonte dëmshpërblim financiar ose kompensim fizik për të gjitha pretendimet e pronësisë të dorëzuara në Agjencitë e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave.
Gjykata e Strasburgut nuk gjykon nëse pronat e konfiskuara gjatë komunizmit duhet të kthehen apo jo, por gjykon qeverinë shqiptare për moszbatimin e legjislacionit të miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë për kthimin dhe kompensimin e pronave.
Familja Çoka mori dëmshpërblimin më të lartë prej 2.3 milionë eurosh për kompensimin e 16 mijë metrave katrorë tokë të pakthyer dhe pakompensuar nga qeveria shqiptare.
Vendimi i Strasburgut sugjeron gjithashtu që për vlerësimin e kompensimit janë zbatuar dy mënyra të ndryshme. Mënyra e parë është përdorimi i hartës së çmimeve të miratuara nga qeveria shqiptare në vitet 2007 dhe 2008 dhe mënyra e dytë është vlerësimi i pronës për kompensim me ekspertë.
Gjykata ka akorduar në disa raste dëmshpërblim më të madh se sa është kërkuar dhe në disa raste të tjera, dëmshpërblim më të vogël.
Të gjitha çështjet janë përfaqësuar në gjykatë nga avokatë shqiptarë.
Rrezik falimenti
Qeveria shqiptare miratoi në vitin 2004 nën presionin e Bashkimit Europian një ligj që merrte përsipër kompensimin pjesërisht financiar dhe pjesërisht fizik të të gjitha pretendimeve për kompensim të dorëzuara nga pronarët në agjencitë e kthimit dhe kompensimit të pronave. Aktualisht ka rreth 50 mijë hektarë tokë bujqësore dhe 10 mijë hektarë tokë urbane. Kostoja e përgjithshme e kompensimit të këtyre kërkesave mund të arrijë në miliarda euro.
Qeveria socialiste e cila e miratoi ligjin dhe ajo demokratike e cilia qeverisi vendin në periudhën 2005-2013, nuk morën masa për zbatimin e këtij ligji. Kompensimet financiare qenë minimale përgjatë dekadës së fundit ndërsa kompensimet fizike qenë selektive dhe shumë të kufizuar në pak klientë të qeverisë.
Por me kalimin e viteve, disa juristë shqiptarë zbuluan mënyrat për të detyruar qeverinë të paguajë, përmes aplikimit në Gjykatën e Strasburgut, ku argumenti bazë është që qeveria nuk ka respektuar ligjin që ka miratuar vetë.
Pasi gjykata trajtoi një numër çështjesh në favor të pronarëve, ajo e vendosi qeverinë shqiptare në regjim pilot në vitin 2012, gjë që nënkupton bllokimin e gjykimeve të çështjeve të ngjashme për një periudhë kohe duke i kërkuar qeverisë të marrë masa për të zbatar ligjin. Gjykata këshillonte mes të tjerash qeverinë të përqendrohet te kompensimi me prona fizike shtetërore, e vetëdijshme se Shqipëria nuk disponon burimet financiare të nevojshme për kompensim financiar. Qeveria shqiptare nuk e dëgjoi kërcënimin e gjykatës dhe nuk mori masa për zbatimin e ligjit. Në mungesë të përgjigjes, Gjykata kërcënoi se do të pranojë kërkesat e shqiptarëve për kompensim në bllok, duke krijuar një faturë automatike prej qindra milionë eurosh vetëm për çështjet në diskutim, pa marrë parasysh çështjet e tjera që mund të paraqiten. Kjo faturë është e mjaftueshme për ta vendosur Shqipërinë në paaftësi paguese.
Në Gjykatën e Strasburgut, ka aktualisht rreth 400 kërkesa për kompensim.
Legjislacion i vonuar dhe i dyshimtë
Qeveria shqiptare dërgoi për diskutim në parlament këto ditë një projektligj të ri që synon të vendosë mekanizma për zbatimin e ligjit të vitit 2004, ndërsa ka premtuar se do të fuqizojë hetimet administrative për të identifikuar manipulimet e mundshme në dokumentet e pronësisë dhe në kompensimet e pakëta por me përmasa të mëdha të kryera nga qeveria e kaluar.
Projektligji premton 50 miliardë lekë fonde buxhetore për dhjetë vitet e ardhëshme, plus prona publike dhe një formulë nxjerrjesh pronash publike në ankand për kompensim fizik ose për shtimin e fondit financiar. Projektligji i kundërshtuar nga shoqatat e pronarëve ka një nen të debatuar që synon të klasifikojë disa mijëra hektarë tokë urbane, si tokë bujqësore, kullotë apo pyll, me qëllim që të ulë masën e përfitimit nga pronarët. Për shkak se gjykata e Strasburgut po kërkon efektivisht zbatimin e ligjit të vitit 2004, ky ndryshim në kriteret e kompensimit, sipas disa ekspertëve, mund të jetë i papranueshëm për gjykatën.
Paralelisht me ligjin e ri, qeveria ka miratuar një seri vendimesh për hartën e çmimeve për kompensim, vetëm se çmimet e përcaktuara në vitet 2013 dhe 2014 janë disa herë më të ulëta se sa çmimet e hartës së viteve 2007 dhe 2008. Kjo ulje e çmimit referencë për kompensim dhe për privatizim të pronave publike, e pashoqëruar nga një argumentim mbi ecurinë e përgjithshme të çmimeve të pronave në Shqipëri, ka gjasa do të konsiderohet gjithashtu i papranueshëm.
Nga ana tjetër, ndryshe nga drafti fillestar i projektligjit që premtonte minimalisht 5 miliardë lekë kompensim financiar në vit për dhjetë vjet, drafti final i dërguar në kuvend parashikon 50 miliardë lekë në 10 vjet me mundësinë që qeveria të ulë fondin në vitet me vështirësi financiare dhe ta rrisë atë në vitet më të mira. Kjo zgjidhje krijon një problem tjetër, pasi efektivisht qeveria aktuale mund të shpallë vështirësi financiare në vitet e para, gjë që efektivisht krijon mundësinë që projektligji aktual në realitet të mos zbatohet.
Në rast se qeveria nuk arrin të bindë gjykatën për seriozitetin e saj në zgjidhjen e problemit, gjykata e Strasburgut mund të vijojë të diskutojë në bllok kërkesat e pronarëve duke i ngarkuar fatura financiare të cilat efektivisht do ta falimentojnë qeverinë.
“dale se s’keni par asgje o shtet islamistesh te ndyre”
Keni nje shtet te deshtuar o turkoshqiptare.
ku mund te gjendet ky vendim?
faleminderit
http://www.reporter.al/wp-content/uploads/CASE-OF-SHARRA-AND-OTHERS-v.-ALBANIA.pdf
Nga cifti dashnoreve te medhenj Berisha-Nano qe prodhuan Gomarlliqe, mafiozlliqe dhe prishjen e Shqiperise me porosi te Beogradit dhe Athines, Shqiperia ka marre nje fature gjigande qe as 100 vjet nuk dalin per ta cbere apo per ta paguar.
Te evakuohet menjehere hiresia e tij Anastasios Janullatos nga Alvania. Stop perdhunimeve ze vellezerve dhe motrave ortodoxe nga kafshet islamike.
Merreni dhe degdiseni ne Greqi sa me shpejt se ketu nuk i hyne ne pune njeriut pervecse disa ardhacakeve 300 si puna jote qe jane thjeshte te pavlere ne kete vend
Sot me duket me afer se kurre,rikthimi I drejtesise se mohuar nga ish
diktatura komuniste,dhe pseodemokratet qe jane ngjyrosur me ngjyren blu..Nje zet e pese viet, shqiptaret shpresuan per te drejtat e tyre,por kurre banditet politik nuk u kujtuan per drejtesin,por e lane ne mes te kater rrugeve,ne nje mierim te pashebullt ne historin e njerzimit..Zoti vonon por kurre nuk harron..Drejtesia eshte e shenjte,
se ajo eshte e prirur per te harmonzuar mardheniet,ndermjet krijesave
te kesaj bote,qe me aq deshire Zoti I krijoi…
Ai shtet ka falimentuar qe kur pushtetin e mori Enveri… por jo vetem shteti, por gjithe kombi kudo qe jane… Rrjeti Mafjoz qe kontrollon gjithe shqiptaret ka per qellim perdorimin e shqiptareve kundra njeri tjetrit dhe si mish per top per interesat perandorake. Enveri e la bishtin jashte! Shqiptaret po i kontrollon RRJETI FAMEKEQ I SPIUNEVE!
… me e keqja eshte se shumica e shqiptareve jane kthyer jo vetem ne psikopate por edhe injorante ekstremist si puna e disave ketu qe e lidhin psikopatllekun e shqiptareve me fene… eshte e kunderta psikopatet jane qenie te pashpirt qe mund te te prezantohen si fetare, politikane, patriote, etj, etj.
PSEEEE DUHET TI PAGUAJE SHQIPERIA (POPULLI) DHE MOS TI PAGUAJNE GJYQTARET QE DHANE VENDIMET NE FAVORIN E TYRE DHE TE JOPRONAREVE….?????!!!!!!!!!!!!!!!!!
bourdelo sunitesh,varu kkkkkkkkkkkk………..
Ti paguaj Saliu se jane te asaj periudhe
Po nuk behet ndryshe… Guri e ka mare rokullimen qe para 75 viteve te kaluar, por diku duhet te qendroje per te zene vend… Jo per gje!!!
Pse nuk anullohet ligji 7501 ?
Kush e pengon Ramen, numurat ne parlament I ka.
Eshtë nje demagog genjeshtar
E pengon greku sepse me at ligje ardhacaket e Kishes Greke kane perfituat toka te cilat nuk ju takojn sepse jane te pronaareve shqiptare ky eshte dhe problemi i Rame b…..
Pse nuk demshperblejne ata te ligjit 7501, dhe tu kthejne token pronareve te vertete???….
A mund te kete drejtesi kur dikujt i grabitet prona (pronareve te vertete), i jepet dikujt tjeter me nje ligj (7501) per ta punuar (dhe keta po i shesin shume here me shtrenjte),kurse pronarit qe i grabitet i jepet lemoshe??!!……..
Pse mos te beje shtetezim shteti per tokat e ndara me ligjin 7501, ( ne fund te fundit vete shteti ua dha), dhe ti demshperbleje sipas projektligjit qe do te demshperbleje pronaret e vertete??……..
POSHTE LIGJI FAMEKEQ 7501…………….!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!