Kryeprokurori i Parisit ka dalë me deklaratën e parë zyrtare për shtyp në lidhje me sulmet e së premtes, ku 129 persona u vranë dhe mbi 350 të tjerë u plagosën.
“Tre skuadra atentatorësh u përfshinë në sulmet në Paris. Tani na duhet të zbulojmë se nga vinin dhe se si ishin financuar”, ka deklaruar Francois Molins për mediat.
Molins ka nënvizuar se atentatorët ishin 7 vetë dhe jo 8 sikurse u raportua në fillim, “të gjithë të armatosur rëndë dhe të pajisur me jelek eksploziv”.
“Hetimi deri në këto momente ka evidetuar edhe pjesamarrësit e këtyre grupeve terroriste, organizatorët, ndihmësit, financuesit.
Mbi vijimin e hetimeve ku do përcaktohen dhe identiteti i terroristëve është identifikuar një terrorist në Bataclan i ditëlindjes 1985, person i cili ka qenë i njohur dhe më parë lidhur me radikalizmin dhe ka qenë i lidhur dhe më parë me organizatat terroriste.
Pranë trupit të këtij kamikazit është zbuluar një pasaportë siriane e një individi të lindur në Siri.
Ky individ nuk është i njohur nga shërbimet franceze. 7 terroristë kanë përdorur armë lufte të tipit kallashnikov.
Gjithashtu kanë pasur eksplozivë identikë
.Është një eksploziv primar shumë i shpërthyeshëm, kanë pasur të njëjtin detonator, të njëjtat karaktreristika.
Në lidhje me mjetet e përdoruara, dëshmitarët apo vëzhgimet video tregojnë se ka qenë e përfshirë një makinë “Seat” e marrë me qera nga një qytetar francez”, tha Molins.
Prokurori ka konfirmuar më tej arrestimin e 3 personave në Belgjikë këtë të shtunë, në lidhje me sulmet.
Raportimet e para flisnin për 5 të arrestuar në lagjen Molenbeek të Brukselit, si dhe për një tjetër të dyshuar të arrestuar në Londër.
“Institucionet belge kanë hapur një hetim specifik në lidhje me një celulë të vogël terroriste dhe ka disa çaste ku ka filluar dhe bashkëpunimi.
Na kanë deklaruar se janë ndaluar tre persona.
Këta persona janë rezidentë në Belgjikë, individë që nuk njihen nga shërbimet franceze”, tha kryeprokuri i Francës Francois Molins.
Sipas tij, një nga terroristët është vetëm 16 vjeç me origjinë nga Siria.
….mire qe nuk thua 8 grupe, nuk vute mend nga eksperienca me charlie hebdo, cfare beni ,flini gjume,apo hani buken kot dhe bridhni neper kurva, eproret e policise dhe strukturat e sigurise kumbetare duhet ta analizojne, kjo e mbulon francen me turp te pamerituar
nje dokumentar per turkofagosin….meeee
https://www.youtube.com/watch?v=MdndHoGQbfk
Keshtu eshte qe ne vite e mbushet europen dhe sidomos Francen me arabo evgjite te cilet fondamentalizmi e kane ne gjak ne adn.Faleminderit z Merkel qe me politiken e saj idiote nxori ligjin e azilit per vendet e luftes(arabe).Keto jane pasojat!!!!Me vjen keq per viktimat qe nuk e meritojne nje fund te tille dhe ndjej urrejtje te thelle per kriminelet e pashpirte qe heret a vone duhen shfarosur nga faqja e dheut!