"Jemi në luftë, duhet të përgatitemi për sulme të tjera"

16 Nëntor 2015, 09:04Bota TEMA

Deri tani janë identifikuar 103 trupa dhe të tjerë pritet të identifikohen në orët e ardhshme.

Lajmi bëhet i ditur nga kryeministri francez, Manuel Valls, në prononcimin e radhës për popullin e lënduar francez.

Jemi në luftë, tha ai, duke shtuar se kjo luftë do të jetë e gjatë dhe e vështirë, ndaj dhe duhet të përgatitemi për të tjera sulme.

Valls nuk harroi të përmendë armikun, Shtetin Islamik, duke thënë se do të përgjigjemi dhe do të shkatërrojmë ISIS.

Sakaq, qindra njerëz u lutën për viktimat e të premtes në katedralen “Notre Dame” të Parisit.

Shumë prej të pranishmëve thanë se kishin ardhur posaçërisht për tu lutur për të gjithë të pafajshmit që humbën jetën gjatë sulmeve.

“Unë shkoj rrallë në meshë, por sot ndjeva nevojën të lutem për të gjithë ata që vdiqën fatkeqësisht, sepse ata janë të gjithë vëllezërit tanë, besimtarë apo jo”, thotë Danieli nga Parisi.

“Ata vdiqën për asgjë, pa faj. Sot mendoj për familjarët e tyre që janë në dhimbje dhe të shkatërruar. Erdha në Notre Dame për tu lutur për paqe për të gjithë ata që humbën jetën dhe familjarët e tyre”, thotë Kollet Shapiu.

“Unë mendoj se është shumë e rëndësishme që të jemi bashkë tani, në këtë situatë të rëndë e cila po ndodh kudo. Mendoj se të jemi bashkë na ndihmon, pasi nuk shoh zgjidhje tjetër”, thotë Deirdre Grey, një amerikane e cila ndodhej për vizitë në Paris.

Francës i ka mbetur thjesht lutja dhe ngushëllimi, teksa shpresa për paqe dhe normalitet duket një sfidë.

2 komente në ““Jemi në luftë, duhet të përgatitemi për sulme të tjera””

  1. tfgs1 says:

    u zgjove francez,por shume vone………..
    kelyshi sunit qe erdhi ne france gjysme i ngordhur e pa dhembe tani eshte egersuar e tregon dhembet………….eshte teper vone!

  2. Pa ndihmen e Putinit dhe Tsiprasit nuk do kete fitore mbi kafshet islamike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje