Spartak Ngjela thotë se kritikat e djeshme të ambasadorit amerikan Donald Lu, kanë qenë për kryeprokurorin Adriatik Llalla.
“Ambasadori amerikan Donald Lu, po i qëndron fort çeshtjes së korrupsionit, krimit dhe reformës në drejtësi. Në fakt kjo është Thembra e Akilit për zhvillimin shqiptar; e cila e ka trembur shume krimin shtetëror në Shqipëri. Gjej rastin dhe, pasi e falenderoj Ambasadorin Amerikan, me duhet t’i drejtohem për t’i treguar specifikën tonë morale gjatë diktaturës komuniste:
Your Excellency! … In comunist time, in Albanian society, succsesfull and fortunate crime is called virtue,
Ne kohen e komunizmit, krimi i suksesshëm dhe me fat, është quajtur virtyt. Kjo ka qënë sëmundja jonë morale, dhe kjo është ende. Vjedhësit e pushtetshëm, dhe abuzimet e mëdha janë quajtur virtyte. Por sot koha po ndryshon. Shoqëria shqiptarë duhet t’i drejtohët moralitetit. Kjo është dhe duhët të jetë reforma në drejtësi dhe në të gjithë sistemin legal. Shenjestra e fundit e ambasadorit amerikan, domethënë e politikës amerikane,u drejtua te Prokuroria. E sakte. Kush është Prokurori i Përgjithshëm që ka lejuar këtë gjendje? Një njëri i panjohur, i vendosur në atë vend nga Meta e Berisha, që të sigurojë abuzimet e tyre “të suksesshme”…krimin e suksesshëm shetëror, që nga vjedhja dhe blerja e votës e deri në vjedhjen masive që iu kanë bërë shqiptarëve.
Krimi do të goditet, por nga kush? E pra, kjo është reforma: të suprimohen mbrojtësit dhe garantët e krimit: gjyqtarët dhe prokurorët. Kjo është deviza. Ndryshe, shoqëria shqiptare është e destinuar të shkatërrohet së brendshmi. Shqiptarët duhet të ndërgjegjësohen, se, shumë shpejt do dalin emra të tjerë. Dhe nuk ka opozitë: të gjithë ata ish pushtetarë që flasin kundër krimi, janë të inkriminuar. Kjo është loja e pisët që po luhet sot në Shqipëri: hajduti bërtet ”kapni hajdutin”. Pushtetarët nuk e duan reformën në drejtësi, prandaj bëjnë sikur. Vetëm fjalë. Dhe një Kryeministër që nuk dihet ende ku do të shkojë: do të bashkohet me krimin kunder reformës, apo do të bashkohet me reformën. Deri tani ka folur për reformën në drejtësi; por tani që ka hyrë në lojë autoriteti amerikan, është stepur. Pse?
Ambasadori dje përmendi të inkriminuarit e spektrit të tij politik. Por Kryeministri nuk foli asnjë fjalë. Koha do të ecë drejt të moralshmes. Por, nëse ka pëngesa në vendosjen e moralitetit dhe drejtësisë në Shqipëri, shqiptarët nuk duhet të rrinë më pasivë: në këtë reformë varet fati i tyre. Duhet të lëviznin. Virtyti është ndershmëri dhe jo krim i suksesshëm”, shkruan Ngjela.
Në fakt, vetë Llalla nuk ka marrë pjesë gjatë diskutimit të organizuar ditën e djeshme nga ana e Ministrisë së Drejtësisë.
ラブドール 超 乳 こんにちは私の愛する人!私はこの投稿が素晴らしく、素敵に書かれていて、ほとんどすべての重要な情報が付属していると言いたいです。このような追加の投稿を見たいのですが。
Zoti Ngjela ke plotesisht te drejte. Nuk i heq pike as presje analizes tende.
Zoti Ngjela mos u lodh se qe mos krijoheshin keqkuptime nga “njerez si ti”, i Zeri Amerikes qe dje e saktesoi qe e kishte as me pak e as me shume me qeverine dhe tahirin qe i lane te lire te largoheshin edhe kur i kapen me presh ne duar.
shum e sakt per nderhrjen e zotit spartak dhe shyqyr qe bertiti zoti lu qe te levizin keta qe jan bere si puna e pemen qe nuk levizin nga vendi dhe adje gna i degjije andej u dalin po ka edhe stop nga bota qe eshte brenda ne shqiperi ne vet shqiptaret
Ngjela është si Llalla.
O avokat Spartaku
ti e di shume mire se Lu e pati me te gjithe
mos u sill si i pdaitur ne subkoshiencen tende te intimiduar nga e kaluara dhe me friken e te ardhmes
Lu e pati edhe me ju, sepse ti nuk ke qene gjithnje i papune, ke bere edhe ministrin, deputetin, kreun e komisioneve etj etj
pra e ka me te gjithe shoqerine qe zoteropn dicka ne dore per te bere ate qe ka deshire dhe qe i sjelle te mirat vetjake, familjare, personale dhe pse jo deri ne perversitete
Por Lu nuk kupton nje gje
se tashme shqiptaret kane fitu imunitet, nuk ndryshojne kollaj
vec po ra “termet” 10 ballesh dhe te nise nga e para
Shume burre i zgjuar ky avokati! Ivetmi qe ariti te deskriptoje thenjet e ambasadorit Amerikan. Kjo me kujton ate barcaleten Ruse ku Sasha i shkruan Mashes: Neser ne oren 6 te pres tek mullari se dua te te qi dhe Masha i pergjigjet: Sasha, per sa me shkruanje e kuptova….
Ambasadori LU dhe gjithe Diplomatet e Huaj perendimore ne Tirane nepermjet Ambasadorit Amerikan Donald LU e kane me dyshen Berisha+Meta si dhe mbrojtesin e tyre Adriatik Llallen dhe bandat ne Prokurori, Gjykata e Avokati, Notere, Permbarues. Pra; me gjithe sistemin e Drejtesise pa perjashtim qe mbron Mafian ne cdo sektor, ne ate publik dhe ate politik. Nese ky pushtet do ishte ne rregull dhe Politika Mafioze dhe Biznesi Mafioz do ishte ne minimumin e minimumit qe e ka gjithe Bota perendimore, gje qe do ishte fitore per Ne shqiptaret. Mallkuar qofte Dhjetori 1990 qe na mashtroi se do shpetonim nga nje Parti kriminale 50-vjecare si PPSH, por rame ne dore te disa Partive Mafioze me ne krye PD e LSI, qe nuk jane aq larg nga bemat kriminale te PPSH ne nje kohe dy here me te vogel se PPSH ne Pushtet.
Po o avokat, po. Pse ne nuk e degjuam ambasadorin kur foli? Ai shqip foli. Nuk foli me nenkuptime qe ti te akuzosh Adriatik Llallen.
C’pune ka Llalla me reformen ne drejtesi? Po Ilir Meta a ka ndonje lidhje me kete reforme? Sali Berisha i cili ka vrare ne Gerdec dhe ne mes te bulevardit se bashku me Fatmir Mediun dhe Lul Bashen, nuk jane kurre pengese per nje reforme te thelle ne drejtesi.
Reformen ne drejtesi o avokat, sic tha ambasadori e pengun Shullazi dhe Sokol Mjacaj. E pengojne hajdutet e autobuzave te Tiranes dhe ata qe vjedhin varset nga qafat e grave. Beteja per reformen ne drejtesi duhet drejtuar kunder atyre hajduteve te Myzeqese qe kane filluar dhe po vjedhin pula neper kotecet e fshatareve. Keta e pengojne reformen ne drejtesi.
E tha shqip ambasadori-Reformen ne drejtesi nuk e duan kriminelet dhe hajdutet. Dhe permendi emra konkrete. Pse fantazon ti me Adriatik Llalla, Xhin Xhoni e ku di une? Ambasadori nuk ka frike ti permende emrin askujt. Keshtuqe ambasadori sigurisht eshte i hapur, i sakte dhe i kuptueshem kur permend emrat e atyre qe nuk duan qe te behet reforma ne drejtesi dhe bejne c’eshte e mundur per ta penguar ate.
Ne cdo gje ke te drejte zoti Ngjela por vetem ne ate qe ne shoqerine socialiste/komuniste krimi quhej virtyt gabon me qellim kesaj i thone te behesh apo cfaqesh me katolik se Papa.Ne shoqerine e kaluar krimi denohej dhe shume rrepte.Prandaj nuk njihej as korrupsioni as prostitucioni as trafiqet ilegale as vrasja.Kujto qe vetem pederastia denohej deri ne 5 apo 7 vjete dhe te gjithe pederastet fituan statusin e te perndjekurit politik.
shpetum prej diktaturs komuniste ,
Lu-lu-ja pra nana tija ,gopin demokracise ,
na solli Diktaturen e kriminelve me president ambasadort e kopshtit
zallogjik ,gjithfar majmunsh qe na bajn me vijt por edhe me qesh prej
hallit qena ka kap si popull
Zoti avokat, do kishe bere mire po te ishe rezervuar.
Ambasadori Amerikan eshte kunder gjithe ish administrates se djeshme dhe administrates se sotme shteterore.
Ambasadori Lu eshte duke jetuar me popullin e vuajtur, nga dita qe ka shkelur ne Shqiperi e deri mesot. Ai nuk ka nevoje te degjoje zerin e kerkujt ne Shqiperi, kur po jeton mbi krimin dhe korrupsionin. Ambasadoret e perfaqsive te tjera nuk e njohin situaten? Njelloj si zoti Lu, por nuk i intereson shume.