DEBATET/ Aldo Bumçi sulmon ambasadorin gjerman: Po kthen në kufi shqiptarët

18 Nëntor 2015, 11:45Politika TEMA

Deputeti demokrat, Aldo Bumçi tha sot në komisionin për Politikën e Jashtme, se ministri i Brendshëm, Tahiri dhe ambasadori gjerman në Helmut Hoffman kanë kthyer në kufi plot 13 mijë e 500 shqiptarë.

Sipas tij, ky është mohim i të drejtës për të lëvizur lirshëm, ndërsa janë ndaluar me motivacionin se do të shkonin si azilantë.

Në mbledhjen e sotme të komisionit ishin përfaqësues të Ministrisë së Brendshme, të cilët janë thirrur për dhënë shpjegime rreth çështjes së azilkërkuesve shqiptarë.

“Ministri i Brendshëm i shoqëruar nga ambasadori gjerman shkojnë në pikat e kalimit kufitar nga ku kthehen 13 500 shqiptarë.  Kjo është shkelje e të drejtave të njeriut. Si mund të ndaloni ju shqiptarët që të ndalin. Evropa u ka dhënë të drejtën e lëvizjes së lirë dhe ju u thoni s’keni për të dalë jashtë. Trajtimi juaj nuk është problemi brenda Shqipërisë, por të mbyllni kufijtë”, u shpreh Bumçi.

Kryetarja e komisionit të Jashtëm, Arta Dade i kërkoi deputetit demokrat që të mos spekulonte me emrin e ambasadorit gjerman, raporton Dita.

Mos spekuloni. Aq më tepër kur përmendi emrin e ambasadorit, i cili paska shkuar në kufi dhe paska kthyer 13 500…dini vetëm të bëni propagandë”, u shpreh Dade.

Debatet te komisioni i Jashtëm

Zv/ministri i Brendshëm, Ilirjan Mustafaraj: Gjatë 2015 janë rritur shifrat e azilkërkuesve në Gjermani dhe vendet e tjera në BE. Në 2014 kërkesat për azil ishin 17 150, ndërsa në 2015-ën, kemi 52 475 kërkesa për azil. Janë kthyer nga Gjermania mbi 5000 azilkërkues. Ndërsa 4000 të tjerë janë kthyer në mënyrë vullnetare. Kemi në fokus parandalimin dhe marrjen e masave për të kthyerit. 13 mijë shtetas janë refuzuar që të dalin jashtë kufijve, për në vendet e BE. Kemi ndërmarrë fushata sensibilizimi, identifikuar zonat nga ikin, zbulimin e personave që nxisin këtë fenomen dhe forcimin e masave në kufij. Një pjesë e mirë e azilkërkuesve nisen nga aeroporti i Prishtinës.

Aldo Bumçi: Ambasadori gjerman shkon në pikën e kalimit kufitar i shoqëruar nga ministri i Brendshëm dhe kthehen plot 13 mijë e 500 shqiptarë. Kjo qenka arritja?! Është shkelje flagrante e të drejtave të njeriut.

Arta Dade: Mos spekuloni! Aq më tepër kur përmendi emrin e ambasadorit, shkëlqesinë e tij, z.Hoffman, i cili paska shkuar në kufi dhe paska kthyer 13 500…

Aldo Bumçi: Thashë që i ka penguar policia shqiptare…

Arta Dade: Kjo është mungesë serioziteti nga ana juaj.

Aldo Bumçi: Ikin se janë varfëruar.

Arta Dade: Shteti shqiptar është përgjegjës që nëse duan të punojnë në Evropë, duhet të punojnë si qytetarë me dinjitet. Lexoje edhe njëherë marrëveshjen e liberalizimit të vizave.

Aldo Bumçi: Në vitin 2012 ka patur 250 azilkërkues. Kur ishte “regjimi i famshëm” që kishte rrënuar Shqipërinë. Në 2013, 1000, dhe ju e çoni 17 mijë vitin e parë, 52 mijë në 9 muajt e parë të 2015-ës dhe rritja krahasuar me një vit më parë është 631%.

Aldo Bumçi: Janë edhe 200 mijë aplikime në ambasadën amerikane. A ka më situatë tronditëse?!

Arta Dade: Llotaria i fton njerëzit për të aplikuar, por do shohim sesa do ikin. Opozita e ka mendjen vetëm të bëjë propagandë.

3 komente në “DEBATET/ Aldo Bumçi sulmon ambasadorin gjerman: Po kthen në kufi shqiptarët”

  1. Dean says:

    Uauuuuuu…….,Aldo bumci!
    Kurre nuk e mendoja she Aldo do u bonte kaq i “eger”.
    Aldo,Gjermania eshte e Gjermonve,mer Pallosh dhe Jane ata qe vendosin per vendin e tyre. Shqiperia duhet te vendosi she kush hyn e kush del.

  2. Spartaku says:

    U be Aldo Bumuçi,ky koke kungull,te meret dhe me ambasadorin Gjerma.Pika qe si bje.Ai nuk eshte as sa nje fije e flokut te ambasadorit.Nga doli ky mut trim?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje