“Një pastruese futi në sherr shefat komunistë. Ramiz Alinë donin ta eleminonin”

18 Nëntor 2015, 09:18Politika TEMA

Ish-shefi i kabinetit dhe sekretari personal i Ramiz Alisë, Guro Zeneli, njeri i besuar dhe bashkëpunëtor i ngushtë i presidentit të parë në sistemin pluralist në Shqipëri, rrëfen detaje dhe ngjarje të zakonshme brenda kështjellës komuniste.

Gjatë një interviste për gazetën Sot, Guro Zeneli flet për një debat mes shefave komunistë për një pastruese, e cila ishte ulur në vendin e gabuar.

Dua t’ju tregoj një rast, që ju të kuptoni se sa njerëzor ishte Ramizi. Një pastruese fshinte dhomën e Ramizit dhe të gjithë shefave të tjerë.

Ishte një grua nga Tirana. Ajo vinte në orën 4 të mëngjesit. Unë e respektoja shumë.

Ajo na shërbente kafenë çdo mëngjes. Më donte shumë, dhe unë nga ana ime e respektoja shumë. Siç duket, ishte lodhur dhe ulet te kolltuku i udhëheqësve.

Në atë kohë hyri një udhëheqës tjetër, nuk po ia them emrin, i cili ishte shumë i rreptë, dhe i bërtet gruas.

“Këta kolltukë nuk janë për t’u ulur ti!”, i thotë ai, gruas.

Ajo filloi të qante me dënesë. Ishte grua e moshuar. I thashë, mos qaj se këtu është Ramiz Alia.

Ai është udhëheqës, ne do i bindemi. Ia tregoj Ramizit atë që ndodhi. Ai përgjigjet me humor: Pse, ai kishte frikë se mos i merrnin karrigen?!

U bë debat mes shefave, por kjo situatë u kthye më pas në humor. Edhe gruaja u qetësua.

Kjo tregon anën njerëzore të Ramizit. Ai kishte shumë kulturë. Kishte mbaruar Universitetin e Moskës për filozofi dhe gjuhësi”, shprehet ai.

Zeneli thotë se Alia kishte frikë se përgjohej nga Sigurimi i Shtetit.

Sipas tij, atë e kishin inat pasi ishte i zgjedhuri i Enverit, dhe madje kanë dashur ta vrasin:

Ramizi ishte shumë i vëmendshëm. Mehmeti ka dashur ta arrestojë Ramizin.

Ramizin kanë dashur ta arrestojnë në ’73 në Vlorë. Donin ta eliminonin. Ramizi ishte më i besuari i Enverit”.

 

31 komente në ““Një pastruese futi në sherr shefat komunistë. Ramiz Alinë donin ta eleminonin””

  1. N.VJOSA says:

    O Guro,
    Ti vet je njeri i mire dhe i sinqerte….
    Por Ramiz Dhelpra e shrytezoi nje konflikt personal tendin me Familjen e Mehmet Shehut legjendar.
    Ti Guro u fejove dhe u martove me te mbesen e Mehmetit dhe pas disa javesh u ndave…Mehmeti e konsideronte te mbesen si vajzen e tij, sepse ai nuk kish vajze, por vetem tre djem…
    Sigurisht Mehmeti u prek shu e nga kjo ngjarje e padeshiruar per te Mbesen dhe te thirri edhe ty e te kerkoi arsyet pse u ndave…Dhe mbasi te degjoi te tbe se ti Guro ke akoma ne koke mentalitetin e hoxhallareve te Fterres, vendlindjes tende….
    Pikerisht konfliktin tend familjar me Mehmet Shehun shfrytezoi Ramiz Dhelpra dhe te beri ty bashkpuntorin, sekretarin e tij te besuar…
    Tani, leri keto telenovela me pastruse e me nostalgji per ish shefin tend D h e l p e r…
    Ramiz Boshnjaku i ka rrenjet e thella, qe ne kohen e Muajve te Mjaltit me titistet…Dhe nga perkrahja e Nexhmije Merimanges, perfitoi ne luften per pushtet, pruri Sali Paranojakun , dhenderrin e Milices se UDB-se ne krye te Shtetit shqiptar, pruri Fazlliçin dhe gatoi tere ate katrahure qe po vuan edhe sot e kesaj dite Shqiperia…!
    Edhe diçka tjeter:
    Para Mehmet Shehut, Ramis Dhelpres i shpetonte shurra…!
    Kjo eshte e verteta ne driten e Diellit, o Gurua i mire, por i perdorur…!
    HESHTJA, NDONJEHERE ESHTE FLORI SHOKU-ZOTI GURO ZENELI…
    Mos u bej karagjos tani ne pleqeri…,
    se ne rinine tende ke qene tjeter njeri…

    1. jeta says:

      Nje gje e besoj nga Gurua: Pas festivalit te 11-te, Mehmet Shehu i hapi dosjen Ramiz Alise per ta eleminuar, por ngjarjet rrodhen ndryshe dhe Mehmeti kishte problemet e tij. Dihet edhe mbrojtja qe eshte bere kesaj dosje deri sa u la menjane. Mos kujtoni se vetem Fevziu i di keto probleme nga Arshiva.

    2. andi says:

      Z. Neti Vijosa! Nuk do deshiroja te komentoja komentin tend, por per hire te se vertetes, krimineli Mehmet shehu mori ate qe meritonte gjithe jeten e tij. Une i kam njofte nga afer te gjithe me huqet e intrigat e tyre. Mehmeti Fecorri e disa te tjere u kishte shku gjate pa e pagu, perjashtim une bej Beqir Ballukun e Kadri Hazbiun te cilet e hangren nga konjukturat e nga komprementimi me Mehmetin. Aftesite e Mehmetit ishin te njejta me krimin e huqet e tija.

    3. DinPak says:

      Kam respekt ne pergjithesi per komentet dhe menyren e ekuilibruar te te shkruarit qe beni ju N. Vjosa, por ne kete rast, une shikoj qe ato qe ka thene Guro Zeneli per Ramizin nuk bien ndesh me ato qe di dhe ke shkruar ti per Ramiz Aline. Ai thjesht thote qe ka qene me i kulturuari, me i ekuilibruari dhe me njerezori nga te gjithe udheheqesit e tjere qe e rrethonin. Dhe per mua kjo eshte e vertete. Zaten, keto cilesi pozitive te tij, dhe natyrisht edhe frika e tij se mos perfundonte si Çaushesku ne Rumani, bene qe renia dhe shkaterimi i sistemit komunist ne Shqiperi te mos perjetohej me vrasje ne njerez. Te pakten kjo merite duhet t’i njihet Ramiz Alise. Mjafton te imagjinohet sikur ne vend te Ramiz Alise te ishte ndonje tjeter kapsolle nga udheheqesit e atehereshme, besnik i sistemit qe i kishte ikur koha, nga ata qe te tjereve u shpetonte shura, se ç’do te ndodhte ne Shqiperi ne ate kohe.

      1. Prec Ulaj says:

        Merita e frikacakut i takon patjeter Ramizit.
        Te njejten gje beri edhe frikacaku tjeter, Fatos nano kur ja mbathi dhe la Shtetin ne dore te Berishes , kur po varrosej Azem Hajdari.
        Te quash nje frikacak, qe ka merite nga frika, kjo eshte qesharake.

    4. dulla says:

      o Vjosa hemo se nje koqe krimineli ka qene shehu nga corushi dhe perfundoi si qen rruge ,sa shqiptare ka vrare ai bastard nuk kane te numeruar ,por edhe ti mund te jesh race krimineli se u permallove

  2. hari boo says:

    Ramizi ishte lulja mbi m…tin e madh te atij grumbulli kriminelesh.
    Nuk ka patur, nuk ka dhe nuk mund te kete shtet me keiminal por edhe me medioker se ai qe ndertoi Enveri.
    Qe ta kuptoni me sakte kete:
    Shihni videon e Enverit ne mbledhjen e Byrose Politike per Kadri Hazbiun.
    Ky ishte Enveri i vertete.
    Mendoni qe edhe pse ishte ne “myket” perseri ishte njeri me vlerat me negative qe mund te mendohen.
    Po me i ri?
    Ky popull ka vuajtur.
    Nuk mund ti them se mire i eshte bere.
    Pyetja ime eshte :Pse nuk nxjerr mesim ?

    1. Arian says:

      Antonio Gramshi thote : historija eshte musuese shume e mire por i mungojne nxenesit, ose nuk ka nxenes.

  3. Cari mallosh says:

    Ramiz gjakovari,si gjithe kriminelet tane terroriste komuniste srb qe e bene popullin dhe shqiperine hale(qenef)dje dhe sot.Ptuh rrace dhjre homos.

  4. ivani i madh says:

    Keto jane pordhe me rigon o Zenel Guro ati si erdhi keq per nje popull te tere qe i nderseu dy kelyshet e tij te pa ngopur dhe vrases Nanon e Berishen e jo per ate gruan .Sa per atentate ne ate kohe sbehej llaf e jo te kryeshin me keto do qe ti ngresh vlerat nje kameleoni si R.Alia se sdiej me ke ishte se kishte shume padrone.

  5. Ani says:

    Ramizi ishte qytetar shkodran, i qete, i njerezishem, tolerant e me humor. E kunderta e Mehmetit, i pameshirshem, nopran e qe nuk i dhimbsej as foshnja ne djep.

    1. anticensurë4654 says:

      ani moj o ani ti!?
      prandaj në kohën e këtij qytetarit shkodran u varën njerëz në mesh të sheshit??
      prandaj në kohën e këtij qytetarit shkodran u bë vala më a madhe e internimit që ka provuar shqipëria,’84 a ’85!!
      prandaj në kohën e këtij qytetarit shkodran u vranë njerzit në kufi megjithëse kalimi i kufirit ishte skartuar në një dënim administrativ??
      kështu ti mi shpirt pas buzqeshjes së qytetarit të shkodrës si e quan ti kishte shumë krim të ndyrë!!
      pas atij mehmetit të vrazhdë kishte shumë e më shumë dhimsuri!!ai ishte i ashpër dhe i priste drut shkurtër!!ramizi të hante me të qeshur!!të hante të gjallë!!

  6. gegetoske says:

    Hari boooooooooo! Aq thelle ta ka futur ai sistem , aq sa gjithe jeten tende endra te frikshme do te shohesh!
    Tre deri ne pese here ngrihesh naten e shkonte pshuresh nga ……..FRIKA!!!!!! hahahahahahaa. Qendro , bre burre, mos u dhjaks!

    1. hari boo says:

      Ore gege se toske nuk je.
      Nese do te dish per mua, gje qe nuk e besoj, po te them dicka te vertete:
      Nuk me ka hyre asnje gjemb ne kembe nen ate rregjim. Edhe Universitetin e bera dhe kjo tregon dicka.
      Sa per frike,kam patur aq sa te tjeret e me ka mjaftuar te mbyll gojen.
      Ceshtja eshte cfare kane pare syte e mi ?
      Une si inxhinier kam pare Spacin dhe Zonen D ne Bulqize.
      Nese te mjafton kaq dakort. Te tjerat le ti thone miqte e tu.
      Meso te shkruash ne menyre korrekte gjuhen shqipe.
      Te fala nga Tropoja apo Kukesi.

      1. Prec Ulaj says:

        Pergjigje e bukur kjo.

  7. i hutuari says:

    Guro,
    shijo ditet e pleqerise dhe mos genje ne pleqeri se eshte turp.Sa per shefin tend tregoji popullit si ja vishte Enveri vellane me fustan dhe i varte qepet per rruaza me buzet e lyera te kuqe dhe e vinte te kercente maje tavolines ……. Sa per Mehmetin kriminel ka qene po ishte burre nga Jugu dhe e tradhetuan te tijet me Kadriun.
    Ky popull ka vuajtur nga Ruset qe ate shefin tend dhe Nexhmijen e perdoren kunder Enverit…….
    PPSh e krijuan Jugosllavet me kosovare nga Gjakova qe shumica ishin brekegrisur e dylbere si i vellai i Ramiz Alise po populli nuk i di disa te verteta te hidhura.Ajo kafe “Flora” ka qene baza e bylbereve ku shkonte edhe babai i Gjeneral Moisiut me pronare babane e Bamir Topit……. Historia perseritet me nje doktor dhender Serbie e me nje piktor qe mbush hundet e del lakuriq….
    Me keta lloj meshkujsh nuk behet Shqiperia por po mbahet gjalle nje kenete e qelbur qe shqiptari te leshoje token e te pareve deri sa te moa mbete asnje!!

    1. cuni vogel i ramazoniz says:

      edhe dulla dylber ka qen.njerez qe hongren njoni tjetrin e popullit ja qin nonen.

  8. Spartaku says:

    Shume komentues komentojne sipas idese se tyre pa piken e te vertetes.Kete ata e bejne nga injoranca.Pse? Cfare te keqe ka thene GURO ZENELI ne kete shkrim? Veç te mira.Tregoi se Ramiz Alia ishte njerezor.Dhe ta dini mire te gjithe, se ne ate kohe, udheheqesit ishin shume te edukuar,njerzor dhe te thjesht si vete populli qe i kishte zgjedhur vete ne krye.Por ju qe flisni nga bytha,nuk jua merre njeri per te keq se aq dini dhe aq flisni.Vazhdoni i beni qejfin vehtes tuaj duke shkuar mbroçkulla.

    1. Pensinist gjahtar says:

      Keta komentues nuk e kane idene e drejtimit , kane qene lopcare.

  9. Ela says:

    Ku ta gjeni te kushit nje udheheqes si Ramizi. Apo po kaloni mire me Saliun apo Edin qe vodhe gjithe pasurite e tani skeni fuqi me i heq. Te pakten Ramizi ishte njerezor, nuk derdhi gjak ne ate kohe shume kritike, i bute e shkodran me vlera.

  10. Dasareti says:

    Guro,po flet tani si”gjeli maje plehut”,sepse i ka dale frika dhe eshte i sigurte se nuk do te marre ate denim qe e ka merrituar! Mehmet Shehu ka qene kriminel,por ama,ka qene burre dhe nuk ja leshonte vendin askujt(nga ai grup komunistesh)kur ishte fjala per mbrojtjen dhe interest e shqiperise!

  11. demo says:

    Udheheqes njerezor si Ramiz Alia nuk i vjen me ketij populli.Nuk besoj se e njihte Sali malokun,aq sa ti linte pushtetin.Gjarperi nuk i nxirrte kembet ne pushtetin komunist.Ramiz Alia e ngaterroi me doktorr,duke harruar se maloku ka 7 lekure dhe nje dore boje.Ky eshte gabimi i vetem i Ramizit.Sa per pol-potin Mehmet Shehu,neqoftese ka ndonje rol Ramizi,paska shpetuar Shqiperine.

    1. anticensurë4654 says:

      demo mos është versioni i ndonjë App që i plotë shkruhet “demo i budallallëkut”??

  12. Leone-53 says:

    Ramua eshte nga te vetmit qe “i shpetoj” Enver KRIMIT !
    Perse ?
    Sepse ishte “dhelper”, pra nuk kishte BURRERINE te dilte HAPUR kur duhej d.m.th. nuk ishte as mish e as peshk skish ate BURRERI qe duhet ta karakterizoj nje BURRE te vertet !

  13. ateisti says:

    O Ela pasuria e Ramis Alise, lene femijeve te tij arrin deri 500 milion euro dhe te gjitha keto nga vjedhjet e grabitjes qe i beri pasurise se populllit per 6 deri 7 vite qe ishte ne krye te vendit.
    Ramizi nuk ishte budalla dhe e dinte me mire nga te tjeret se c kohe do te vinte per Shqiperine e shqipetaret.

  14. cuni vogel i ramazoniz says:

    ala mroni at regjim ju popull koqe.tamon shprehja mqi nonen tthem babe.turp flm.

  15. padrino says:

    Ramiz serrbo-boshnjaku, e morì ne qafe shqiperine, me gjithe merimangen e zeze, Kur kryeministri, i landit te bavarise i ofroi kredi shqiperisé, ne 1985en , jagua, dhe foto cami, i kerkonin arme, osé demshperblimet e luftes. Po te Mos ishin eleminuar, grupi patriot jugor kapo, shehu, hazbiu , shqiperia sdo perfundonte keshtu si sot, thjesht nocjon gjeografik.

    1. Epiriíiiiiiii says:

      Padrino…. Nuk kuptojne kaq thelle keta. Jane mësuar me buke e gjize dhe 1 dyfek te ndryshkur ne krah dhe kaq dine. Nuk moren Shembull nga udheheqsi i madh, qe beri Aleance me kë të mundej thjesht mer Mirqenien e Popullit, duke nis me Jugosllavinë pastaj me Rusine e duke perfunduar te Kina e Larget, deri ne 78 qe pesoi Trumpoze e sishte ne gjendje te udhhiqte më, por e mbanin si Relike te ulur ne kolltuk, Aleance me gjithkend do kish bere, perfshire edhe USA, ate qe se beri Ramiz Dhelpra ” shpirtmiri” thjesht per mirqenjen e ketij populli qe po zhduket dal ngadalë. U eleminua klani Jugut, mbaroi Shqiperia

  16. KOZi says:

    Me rastin e Clirimit te Tiranes ky artikull te kujton:

    Mora pushken dola malit.
    Te luftoja per Atdhe,
    Ku ta dija une i gjori ?
    SE armiku ishim ne !

  17. Arber says:

    Ramiz Alia eshte njollosur me vulen e tradhtarit me te madh ne Historine e Shqiperise, pas Esat Pashe Toptanit. Ai e dinte fare mire se Socializmi i Enver Hoxhes ishte nje marrezi, por betohej cdo mengjes perpara tij se do te zhvillonte me tej vepren e tij. Sapo e shtiu ne dore pushtetin absolut qe kishte ngritur Diktatori Enver Hoxha, nuk vazhdoi rrugen e Republikes Popullore te Kines, por si agjent i vjeter i Titos dhe Gorbacovit, e leshoi pushtetin ne duar te Sali Berishovicit, i cili e ktheu Sjhqiperine ne kete katrahure qe jetojme sot.

  18. Aqif says:

    Po ik o guro lena rehat se ky ramizi doli tradhtari me i madhe qe kishte ppsh kete e tregoji vet koha por mire i gjeti edhe ata qe e mbeshteten se ua mbeshteti mire ai me mbrapa kur mori pushtetin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje