Gara për Forumin Rinor të PD-së bëhet qesharake/ Greta Koçi: Ja pse u tërhoqa

17 Nëntor 2015, 17:06Politika TEMA

Gara për kreun e Forumit Rinor të Partisë Demokratike kthehet në një process qesharak.

Një ditë pasi Greta Koçi u tërhoq nga kjo garë, edhe dy kandidatë të tjerë kanë vendosur të tërhiqen.

Bëhet fjalë për Lisandër Hoxha dhe Enri Ceno.

Nuk dihen arsyet e tërheqjes, por nga PD thonë se kjo ka ndodhur për shkak të rezultateve të tyre të dobëta.

Nga 6 kandidatë që e nisën këtë garë, tashmë në lojë kanë mbetur vetëm 3 kandidatë, Ervin Salianji, Belind Këlliçi dhe Oriela Nebijaj.

Ndërkohë, Greta Koçi ka folur përse vendosi të tërhiqej nga gara.

Ajo thotë se e mori këtë vendim për arsye personale, pa dhënë më shumë shpjegime.

Sinqerisht, më lejoni t’ju shpreh falenderimet e mia më të thella për të gjithë besimin që patët tek unë, me bindjen se sëbashku kemi ndarë çaste të mrekullueshme në një kohë kur demokracia rrezikohej dhe vazhdon ende të rrezikohet nga ata që e urrejnë progresin dhe vizionin e një Shqipërie me vlera europiane. Dua gjithashtu të falenderoj liderin historik të Partisë Demokratike, Z. Sali Berisha, për besimin që pati tek unë kur më caktoi në këtë post mjaft të rëndësishëm në FRPD, si edhe Kryetarin aktual të demokratëve, Z. Lulzim Basha, për bashkëpunimin e mrekullueshëm që kam patur gjatë kësaj kohe në kauzën tonë të përbashkët si kërkesa primare e Partisë Demokratike, që është dekriminalizimi i politikës dhe rikthimi i një parlamentarizmi të denjë për shqiptarët.

Për arsye personale, me keqardhje të thellë më duhet t’ju bëj me dije dorëheqjen time si kandidate në garën zgjedhore për Kryetarin e ri të FRPD. Megjithatë, pavarësisht këtij vendimi, kontributi dhe puna ime e ngushtë me FRPD dhe Partinë Demokratike do të vazhdojë të jetë njësoj si më parë për sfidat që na presin në kuadër të aksioneve opozitare. Jam e bindur se të gjithë kandidatët që janë në garë mbartin vlera të padiskutueshme dhe kanë dhënë kontributin e tyre të veçantë për Partinë Demokratike, por duke i njohur mirë platformat dhe alternativat që ata japin për organizimin dhe mirëmenaxhimin e të rinjve dhe të rejave demokrate, unë personalisht do të mbështes Belind Këlliçin për postin e Kryetarit të ri të FRPD. Ftoj të gjithë mbështetësit dhe dashamirësit e mi, si edhe të gjithë të rinjtë dhe të rejat demokrate që duan të shohin një Forum Rinor që të jetë promotore e vlerave të vërteta dhe avokate e të drejtave tona, të votojnë Belind Këlliçin. Ju falenderoj edhe njëherë për mbështetjen tuaj dhe shihemi në aksionet e ardhshme opozitare”, shkruan Greta në faqen e saj personale.

11 komente në “Gara për Forumin Rinor të PD-së bëhet qesharake/ Greta Koçi: Ja pse u tërhoqa”

  1. nn says:

    PSE NUK BEHET ME ZGJEDHJE NGA FORUMI KREU? E CAKTON LIDERI I PD?

    1. LIKE XUMARAJA says:

      Uauaua, iku Greta??? Aman more aman, po ajo eshte duke u masterizuar te shkolla e Naimit, dhe Naimsat jane shume te afte, jane tejet te afte, jane e ardhmja e shkerdhyer e Shqiperise se Lul Boles, me falni Lul Bashes.

  2. NjeQytetarOptimist says:

    Greta e dinte qe hyri ne konkursin e budallenjve, doli nga konkursi dhe hodhi grepin.. Te shohim sa do I interesoj grepi peshqve..

  3. XXL says:

    KAQ E VOGEL E KAQ K……………. EEEEEEEEEEEEE IMAGJINO ME VONE…???!!

  4. ermal says:

    NUK BEHET GARE ME 6 KANDIDAT TANI QE NGELEN 3 DO SHOFIM BYTHEN E DHASHNORES SE HENRI CILIT ERVIN KARI SALIANJI

  5. Memo says:

    Pra Greta rekomandon Belind Kerriçin. Belind Kerriçi eshte nje vemje e paafte bythelepirese. Eshte i perzgjedhur dhe do fitoje sepse eshte njeri pa shtylle kurrizore. Eshte fiks perfaqesues i denje i kryetarit te emeruar te Pd-se. Kerriç i paafte dhe servil i jargavitur. Te tjeret lodhen kot qe kandidojne sepse ky kllufi fiton.

  6. fieraku NGA ferrasi says:

    Ky mbiemri kellici tingellon si piro vakas nuk shpetojme dot nga pasardhesit e nomenclatures KOmuniste.

  7. Debati kombetard i rinise se degjeneruar PDrat jo i rinis sime. Ptu rrace e degjeneruar qe ne gen si ati i tyre dr mortja dhe b…ri Lulxim hajdut,vrasesi.

  8. eno says:

    gjunah qe iku nga gara 16vjecarja grida koci….

    1. Arturi says:

      E ke gabim!
      16 vjeçe ishte vjet. si vjet ajo i takon qe te jete … 15 vjeçe! … hahaha ?

  9. petro says:

    Kellic do te thote rrofte partia demokratike me ne krye partine socialiste(rrofsh o dhender i Shamkut dhe i Shkrelit)Rruga te con drejt te Rama.
    Saliianje-Dushar – fshat i humbur.Fshati rrethon qytetin me shkolle te dyshimte dhe me Cilin, si gjithmone prapa.E pate te Cani si sillej, si nje i ri komunist. Keqardhje per PD.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje